Bashkimi bënë fuqinë, Edi Rama ik!

Opinione

Bashkimi bënë fuqinë, Edi Rama ik!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 26 shkurt 2021 Në ora: 08:54
Edi Rama

Koalicioni i madh ose “Grosse Koalition” në Shqipëri, do të fitojë patjetër zgjedhjet e datës 25.Prill.2021 duke larguar të keqen më të madhe për shqiptarët në këta 30 vite të zhvillimeve demokratike.

Bashkimi i madh i partive me lider PD, këtë forcë më rëndësi të madhe për Shqipërinë mbas viteve 90-të, do ta mundi babëzinë e paparashikuar të një kryeministri që e ktheu Shqipërinë në një vend që po shkonte drejt greminës ekonomike, sociale, politike dhe gjeopolitike.

Çdo ditë dëgjoj njerëz të sinqertë, prindër, të moshuar që kërkojnë shpëtim nga kjo e keqe e madhe që i ka pllakosur, që nga veriu deri në jug, bilës gati ndikoi edhe në “Kosovën Martire”!

Bashkimi i madh nuk premton mrekulli për shqiptarët!

Bashkimi i madh angazhohet për të dhënë zgjidhje imediate për problematikat më shqetësueses, të jetës së përditshme të çdo shqiptari, që Rilindja e Edi Ramës iu bëri jetën të zezë, ose siç thotë populli “ferr”!

Bashkimi i madh angazhohet për një politikë të brendshme për njerëzit, që janë shumica dhe drejtësi për ata që kanë guxuar të ndikojnë me "megavjedhjet" tek jeta e përditshme e njerëzve!

Bashkimi i madh nuk është "zyrë punësimi", por po prezanton programin që duhet ta votojnë njerëzit, duke vënë dorën në zemër dhe të përdorin mendjen trurin, që e drejton votën për mbështetjen e Bashkimit të madh!

Bashkimi i madh është koalicion njerëzor që duhet besuar dhe njerëzit nuk duhet të dëgjojnë manipulimet e mediave pranë Edi Ramës, me pallavrat e tyre jo vetëm për të gënjyer elektoratin, por për ti mpirë trurin, organin që drejton gjithë funksionimin tonë mendor dhe fizik!

Njerëzit të dëgjojnë dhe të bëjnë politikën e vogël familjare, të fëmijëve dhe prindërve, mbasi Bashkimi i madh  është koalicioni më  i sinqertë që ka prodhuar politika shqiptare në këta 30 vite dhe do të bëjë "politikën e madhe" që të fitojë politika e përditshme, mirëqenia e shqiptarëve!

Ideatori i këtij bashkimi politik dhe lideri i tij është Lulzim Basha, i cili nuk është "Skënderbeu", por ka lidhje me prejardhjen e tij nga Dibra. Skënderbeu ka një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë për filozofinë politike dhe bashkimin shqiptar. Edi Rama dhe vasalët e tij pa mend, e kanë keqpërdorur metaforën dhe simbolin e Skënderbeut, për të mbuluar lidhjet e tyre të pista me narkotrafikun, që kërkoi të fusë duart e “pista” edhe në votimet e 25 Prillit!

Por Bashkimi i madh nuk do të lejojë asnjeri të përdhunojë votën e shqiptarëve, që këtë Prill kërkojnë shpëtimin dhe do të bashkohen me Bashkimit të madh dhe liderin Lulzim Basha që "pa u ngut dhe pa u frikësu" e shkërmoqi, sic e pata parashikuar, Edi Ramën, që i ndau, përçau dhe i përzuri shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat