Nuk votova partinë time

Opinione

Nuk votova partinë time

Nga: Hajdar Rexhahmetaj Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:23
Hajdar Rexhahmetaj

Në ndërdijen dhe vetëdijen ton leviztë IDEALI për Kosovën që kjo pjesë veriore e tokave shqiptare të fitonte statusin e Republikës (flas për gjeneratatë e mia), por Kosova Republikë, tokat shqiptare të bashkaura në një shtët etj. nuk ishin ideal vetëm I gjeneratës time.Ai ideal na erdhi nga të parët-baballarët dhe gjyshërit tan.Ai ideal u erdhi atyre nga rilindasit, të cilët bënë pajtimin kombëtar me unjisimin e alfabetit dhe gjuhës amë, ngritjen e vetëdijes kombëtare, programet politike për bashkimin e trojeve shqiptare, beteja dhe luftra të parreshtura për këte qellim.

Edhe partia ime (LDK), u formua në vjeshtën e vitit 1989 për këtë qellim-realizimin e aspiratave dhe idealeve që shkruam më lartë të të gjitha gjeneratave të mëparshme dhe të kësaj që formoj këte ENTITET politik I cili entitet më shum I gjasonte një levizjeje qytetetare shqiptare në Kosovë se sa një partie të profilizuar me qellim arritja e ndonjë pushteti.Kësaj partie (lexo levizjeje) I priu Dr.Ibrahim Rugova, I cili kishte për krah veti shok të mirfillt, si: Fehmi Aganin, Gazmend Zajmin, Mark Krasniqin e shum të tjerë.

Prej themelimit të saj, LDK ishte nën presionin e shum intrigave nga brënda dhe nga jasht, por ajo qëndroj stoikisht fal atyre njërzve të mir që udhëhoqën.Ajo kishte misionin e shumfisht: Të orientoj shqiptarët kah përendimi (civilizimi amë), të organizoj të gjitha kolonat e jetës brënda në Kosovë dhe të japi orientimet për të gjith shqiptarët që jetonin dhe jetojnë në trojet e veta në ish Jugosllavi e cila po demebranizohej siq e thonte profesori I nderuar Prof Dr.Gazmend Zajm.LDK orientoj edhe shqiptarët në shtetin amë-Shqipëri, pra programi I saj dhe orientimet e saj u bënë gjithnacionale.Intrigat nga jasht edhe nuk dhëmbin aq shum sa ato të brënshmët.Pa pas shtët disa fatzi e mjeran donin pushtët dhe organizonin ato (intrigat).Aq largë shkuan saqe organizuan edhe atentat në Shqipëri kundër Ibrahim Rugovës.Për këte ka shkruar gazeta Bujku, kurse autor I shkrimit ishte Mero Baze.Ai atëhere atentin ia atribuoj ministrit të atëhershëm të brëndshëm, sot kryetar I parlamentit të Shqipërisë pra Gramoz Ruqit.

Të respektuar lexues,nuk do të ndalëm në vitët e 90 të shekullit të kaluar por do I zgjedhë disa momente kruciale të pas luftës në lidhje më LDK-ën.Sigurisht se iu kujtohen zgjedhjet e para nacionale dhe fitorja bindëse e LDK-ës, dhe kujtojm rastin e Kushnerit dhe Sollanës, presionin e tyre që vetëm Hashim Thaqi duhet të bëhët kryeministër, kurse Ibrahim Rugova “qiti shpatën mbi setër” dhe tha: vetëm ky nuk bënë më u emru kryeministër.Para këtyre zgjedhjeve Kushneri ia bani argatin Thaqit duke e bërë lojën politike më të.Ai (Kushneri) doli më komunikatë duke ndaluar flamurin kombëtar në fushatën parazgjedhore.U ngrit Hashimi dhe tha: “flamuri I yn kombëtar do të valoj kudo gjatë fushatës”.Pas dy ditësh u tërhoq Kushneri dhe kur doli në fushatë Hashimi bërtiste nëpër tubime: Iu kam thënë se flamuri I ynë kombëtar do të valvitët si na ka qejfi neve.Më këte argat që I bëri Hashimit, Kushneri mendonte se shqiptart hanë bar dhe nuk i kuptojnë këto lojna.Presioni ndaj Rugovës ishtë I madh dhe ai pranoj Bajram Rexhepin për kryeministër dhe epilogu I kësaj dihet.Buxheti kaloi në duart e PDK-ës dhe vizavi të gjitha asetët shtetrore, çka edhe ishtë qellim I Kushnerit dhe Sollanës.Ata nuk mund të duronin një intelektual I atij kalibri dhe një nacionalist I ati formati të udhëhiqte Kosovën.Atyre iu shkonte për shtati që Kosovën t`a udhëhiqnin hashimat, pra ata që ishin të kapur dhe mediokre që s`dinin se çka është shteti as pushteti.

Duhët pranuar ju miq nga LDK se mbrenda kishim njërz të ligj, dhe o zot po si iu bie hise bash atyre të adhëheqin këte parti që ishte shembull në ballkan, europë por edhe në gjith botën për popujt e vegjël, më një lider si Ibrahim Rugova që emri I tij bëri bujë aq të madhe në tërë botën.Fjalën e kam pikërisht të Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat