Sikur Serbia ta njihte Republikën e Kosovës

Opinione

Sikur Serbia ta njihte Republikën e Kosovës

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 28 shkurt 2021 Në ora: 07:23
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Pishtinës, Serbia ka dy opsione kompromisi:

-E para, njohja de fakto dhe de jure e Kosovës, dhe e dyta, vazhdimi i Dialogut të Brukselit , ku Serbia veç Kosovës, do të humbiste edhe Kosovën Lindore.

Nëse Beogradi zyrtar urgjentisht e njeh Republikën e Kosovës, do të ngadalësonte procesin e dekolonizimit të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës për një afat të pacaktuar; do të ndikonte negativisht në procedurën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, si dhe do t’i pengonte rrjedhat e procesit të bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Kjo do të ishte fitorja më e madhe e Serbisë së : Aleksandar Vuçiqit (president), Ana Bërnabiçit (kryeministre) dhe Ivica Daçiqit (kryeparlamentar) në kontekstin gjeopolitik, gjeostrategjike dhe gjeoekonomik kundrejt  kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.

Beogradi të kërkojë pezullimin e dialogut në Bruksel

Ndryshe, pa asnjë dyshim, Statusi politik i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës, do të jetë temë qendrore e debatimit mes palëve negociuese  të Beogradit dhe të Prishtinës në Dialogun e Brukselit, i cili pritet të riaktivizohet pas formimit të qeverisë së Kosovës, të dale nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Anadaj, nuk ka dyshim se për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kusht numër 1, është që Beogradi zyrtar ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).

Me gjithë “kukamat” dhe “betimet” e deritashme të lidershipit të Serbisë (Alekasandar Vuçiq, president, Ana Bërnabiq, kryeministre dhe Ivica Daçiq, kryeparlamentar etj.), drejtuar opinionit  publik të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, se gjoja “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën” (edhe pse realisht, de fakto dhe de jure Kosova është e humbur për Serbinë, ngase më nuk është koloni e saj e dikurshme, 1912-1999), BE-ja, Amerika dhe aleatët e saj evropianoperëndimorë, po kërkojnë pareshtur q1% Serbia ta njohë Republikën e Kosovës. Ndryshe, Serbia vetëm mund ta imagjinojë hyrjen në BE, asgjë më shumë.

Gjithashtu, Serbia, duhet të harrojë “skëmbimin”,përkatësisht  “korrigjimin” e kufijve me Kosovën, pavarësisht se çka  janë dakorduar presedineti Vuçiq me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, qysh në vitin 2012  në Bruksel, duke nënshkruar marrëveshjen, që minoritet kolon serb në veri të Kosovës, t’i lejohet fomimi i “Srspka zajednicës” , që do të thotë “Bashkësi e Komunave Serbe” (BKS).

Mirëpo, kjo marrëveshje e ashtuquatur Thaçi-Vuçiq, pothuajse qe 9 vite është “arkivuar”, duke qenë se Prishtina zyrtare perms Kuvendit të Kosovës me arsye e ka hedhur poshtë si të pavlefshme, për shkak se de fako dhe de jure, do të mundësonte krijimin e një “Republike Serbe të Kosovës”, ashtu sipas “yrrnekut” të “Republika srpska” të Bosnjës. Formimi dhe legalizimi i njër republike të këtillë serbe në Kosovë, në kuptimin gjeopolitik, do të nënkuptonte ndryshimin, përkatësisht copëtimin  territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, me efekt të teorisë  domino, që edhe Republika serbe  e Bosnjës, të kërkonte copëtimin territorial dhe shtetëror nga   Federata e Bosnjë-Hercegovinës, duke kërkuar bashkimin e saj me Republikën e Serbisë dhe me “Republikën Serbe të Kosovës”.

Mirëpo, ky ndryshim eventual gjeopolitik i territorit të Kosovës dhe të Bosnjës, pa asnjë dyshim se do të destabilizonte në tërësi Ballkanin, i cili edhe kështu ndodhet në një krizë serioze dhe të thellë për shkak se Serbia me çdo kusht po ngulmon, që të krijojë “Republikën Serbe” në veriun e Kosovës”, me qëllim që ta copëtojë territorin dhe shtetin e Kosovës.

Njohja e Kosovës nga Serbia prolongon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Me gjithë përpjekjet e qeverisë së Serbisë për ta kthyer sovranitetin e  saj të dikurshëm kolonial në Kosovë, qeveria dhe kuvendi i Kosovës, patjetër, duhet të hedhin poshtë çdo marrëveshje a traktat të firmosur në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2018), me qëllim që të parandalojë copëtimin e territorit të Republik֝ës së Kosovës.

Prandaj, presidenti Aleksandar Vuçiq së bashku me qeverinë dhe me kuvendin e Serbisë, duhet të heqin dorë nga “kukamat”, nga “betimet” , nga simulimet sentimentale dhe mitologjike kolonialiste etnocentriste, se kinse “Kosova është koka, zemra dhe  djepi i serbëve dhe i kish֝ës serbe”, duke qenë se pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008), kjo gënjeshtër dhe ky falsifikat historik, nacional, kulturor, shtetëror e kishtar “ më nuk pi ujë” në kuptimin gjeopolitik, sepse Kosova është shkëputur nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, është shtet i pavarur dhe sovran, që ka institucionet dhe organet e veta shtetërore, të drejtuara nga përfaqësuesit legjitimë dhe legalë shqiptarë dhe shtetas të tjerë. Së këndejmi,  në strukturat shtetërore qeverisëse të Republikës së Kosovës participojnë edhe përfaqësuesit e minoritetit serb (në qeveri, në parlament, në presidencë etj.). Kjo do të thotë se  Serbia  DE FACTO e ka njohur Kosovën.

 Në vend të dialogimit steril, njohje e ndërsjellë

Prandaj, nuk parapëlqehet që palët negociuese të Beogradit dhe të Prishtinës të kërkojnë vazhdimin e Dialogut të Brukselit, por thjesht të zbatojnë procedure e njohjes reciproke të Serbisë dhe të Kosovës, ky do të ishte opsioni i kompromisit politik dhe juridik të pranueshëm dhe racional për të dyja palët.

Ndryshe, nëse  vazhdon Dialogu i Brukselit, pala negociuese shqiptare e Prishtinës, do të bëjë riformatizimin e axhendës së dialogimit në Bruksel  me palën serbe të Beogradit. Natyrisht, me ndryshimin e kësaj axhende, do të vinte në shprehje edhe pranimi i kërkesës së përfaqësuesve legjitimë dhe legalë të shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që  të përfshihen në procesin e negociatave të Brukselit.

Kjo është edhe një arsye më tepër, që Beogradi zyrtar  ta njohë sa më parë të jetë e mundur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, në mënyrë që me këtë potez politik dhe diplomatik, Serbia do t’i  arrinte tri objektiva strategjike prioritare në marrëdhëniet gjeopolitike me shqiptarët:

(1) Do të ngadalësonte procesin e dekolonizimit të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës për një afat të pacaktuar;

(2) Do të ndikonte negativisht në procedurën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë;

(3) Do t’i pengonte rrjedhat e procesit të bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Sa më sipër si politika, ashtu edhe diplomacia e Beogradit ka shans historik, që t’i normalizojë marrëdhëniet me  Prishtinën, nëse urgjentisht e njeh Republikën  e Kosovës, ashtu siurse 100 shtete të tjera të OKB-së, ndryshe ( pas pavarërsimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008)  Serbia nuk ka gjasë minimale, që edhe më tej, t’i mbajë të kolonizuara territoret e aneksuara të Shqipërisë Etnike (Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën). Me një fjalë, me humbjen e Kosovës, njëherazi kanë humbur edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat derisa Kosova ishte nën sundimin kolonial të Serbisë (1912-1999), ato  ishin vetëm  çështje e brendshme e Serbisë, jo as e Shqipërisë, as e Evropës dhe, as e bashkësisë ndërkombëtare.

Mirëpo, tash, nëse vazhdon Dialogu i Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës, pala negociuese e Kosovës, gjithësesi  do të kërkojë edhe përfshirjen  e përfaqësuseve legjitimë dhe legalë shqiptarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medevegjës. Kjo do të jetë hapi i parë i ndërkombëtarizimit të çështjes së pazgjidhur koloniale të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës.

Pra, për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, pala negociuese shqiptare e Prishtinës dhe e PBM-së, në dialogun e Brukselit, duhet të kërkojë  vënien e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës nën protektoratin ndërkombëtar të OKB-së, ashtu si pata kërkuar, që në vitin 2003 ( ribotuar më 2013, lexo në : https://www.botasot.info/opinione/207191/kosova-lindore-te-vihet-nen-misionin-paqesor-te-okb-se/) , të instaloheshin  kaskat blu të Kombeve të Bashkuara në në territoret e këtyre tri kolonive  shqiptare të Shqipërisë  Etnike lindore. Mirëpo, as politika e Prishinës, as  diplomacia e Tiranës, as u “lagën”  për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës Linndore. Përkundrazi, e patën kritikuar ashpër luftën kryengritëse të UÇPBM-së, ashtu sikurse luftën e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat