“Treni Bullgar” me shumë udhëtarë të Kosovës...!

Opinione

“Treni Bullgar” me shumë udhëtarë të Kosovës...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 07:29
Skënder Karaçica

Në një emisionin TV7 me moderatorin Arsim Lani,ku ishte mysafir ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u fol gjerë e gjatë për aktualitetin politik, zgjedhjet e parakohshme, fitorja e VV-së dhe, kah do të shkoj dhe si do të përthekoj çështjet aktuale, kur e kur, kryeministri Albin Kurti...!

Në këtë bisedë, Fatmir Sejdiu,e tha shtruar se asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë do të thotë “Treni Bullgar” (siç!),që për kohën e demokracisë dhe të votës së lirë të sovranit, nuk kisha dëgjuar më parë.

Tashti ky farë “Treni Bullgar”  më sa duket ka marrë shumë udhëtarë të Kosovës dhe ia kanë mërsyer kah dera e VV-së që të jetë e para në kuptimin se, ata erdhën me bileta në xhep dhe me ,,trenin e hidhërimit,, për politikat e deritashme në Kosovë.

Dhe, ia vuan shenjën e të parit për Albin Kurti në Prishtinë! Erdhi dhe shkoi “Treni Bullgar” unë dhe Fatmir Sejdiu dhe me gjasë edhe shumë të tjerë nuk e kemi kuptuar se sa kushton bileta e këtij treni dhe sa orë bën që të mbërrijë në Prishtinë...?

Për fund: Më orarin e “Treni Bullgar”  mos do të ndodhë të vonohemi për të mbërri në Bruksel dhe Uashington...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat