Po të përsëriteshin zgjedhjet e 14 shkurtit subjektet e famshme politike LDK, PDK... Nuk do e kalonin pragun

Opinione

Po të përsëriteshin zgjedhjet e 14 shkurtit subjektet e famshme politike LDK, PDK... Nuk do e kalonin pragun

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 28 shkurt 2021 Në ora: 07:36
Ilustrim

Temë e gjatë por, amerikanët thonë long story short. Gjatë zgjedhjeve, me 14 shkurt, populli, më në fund, dha me kuptuar se, rëndësia e shtetit është mbi te gjitha, ndaj edhe mbi subjektet politike, çfarë edhe duhet me qenë. Populli dha me kuptuar se, vite me radhë, që nga pavarësia, procesi i shtetformimit as që u rrumbullakosua, se në aspektin ekonomik, social, edukativ... shteti  nuk lëvizi fare. Ndodhi si që thotë një fjalë e moçme, pak banale por domethënëse - prit magar sa të del bar, kur doli bari cofi magari.

Me rastin e shpalljes së pavarësisë, akademiku Esat Stavileci sugjeroi të nxjerrët vendimi se procesi tek sa ka filluar dhe jo se procesi ka përfunduar. Mjerisht, sugjerimet, jo vetëm ky, as që u përfillen, ndaj, shteti edhe gjindtë në gjendje çfarë është.

Për 20 vite apo 13 nga shpallja e pavarësisë, procesi i shtetformimit, nga se për zhvillim as që mund të flitet, ngeci, në vendnumëroi. Mbaj bindjen se, shtresat politike, nuk treguan njohuri për dhe mbi shtetin, nuk treguan aftësi profesionale se si të komunikojnë me institucionet si ato të OKB-s, KFOR-it. Thua se këto institucione gjinden aty vetëm për mbrojtjen e interesave të minoritetit serb!!! Mos të flasim edhe për komunikimin ndërkombëtar - Unioni europian, SHBA... Betimi në SHBA nuk ndihmon nga se SHBA-të janë të interesuara për funksionimin e shtetit të aleatit. Përjashtim, në politiken e SHBA-ve bën vetëm administrimi I Presidentit që shkoi, I cili, gjithashtu, nuk pati haber në diplomaci.

Gjatë periudhës së kaluar, me koalicione të ndryshme, shtresën pushtetarë e përbënin, thuaja të gjitha subjektet politike me përjashtim të VV. Ndodhi Çakorri, ndodhën lëshime të shumta në procesin e dialogut me Serbinë, duke e gënjyer popullin për gjoja liberalizimin e vizave, I cili, kuptohet nuk ndodhi. Nuk ndodhi nga se atë e penguan niveli I ulët I legjislacionit, krimi I organizuar, korrupsioni apo kapja e shtetit, të cilat shkojnë në barrë të shtresave politike. Situata ekonomike e mjerueshme, nuk mund të flitet. Gjiganti, çfarë ishte Trepça me çka krejt nuk ballafaqohet. Për shkritoren në Zveqan mos të flasim, si duket Kosova as nuk ka qasje, e kanë okupuar serbët. Gjendja sociale, ajo në arsim, as që u mor pushteti ndonjëherë me to. Prandaj, ndodhia më e madhe është braktisja e shtetit dhe largimi I të rinjve në mërgim. A mos vallë, mërgimi po bëhet vatan i shqiptareve, të cilëve, edhe ashtu, të dyja shtetet as që iu kushtojnë rëndësi apo kujdes.

Historia nuk e shënon se, shteti agresor, ekzekutor I gjenocidit, të inicion dialog me shtetin viktimë. Një gjë e tillë ndodh vetëm në procesin Kosovë-Serbi. Natyrisht, ndodhë nga se Kosova, në cilësi të shtetit viktimë, as pas 20 viteve nuk parashtroi kurrfarë kërkese kundër agresorit gjenocidi. Familjet e mijëra viktimave të luftës, mijëra femra te dhunuara dhe ai numër i familjeve, të shpërngulura nën presion gjatë spastrimit etnik, nuk do ia bën hallall pushtetit.

Rruga e mbrapsht filloi me klanizimin e subjekteve politike

Liderët e subjekteve politike, të pazëvendësueshëm, sjellën rreth vendit individ të cilët nuk ua prishin as tymin e duhanit. Anëtarësinë as që e konsulton apo pyet kush. Befasia më e madhe është lideri I LDK-s ISA MUSTAFA.  E mban titullin e akademikut, insiston në njëfarë demokracie përfaqësuese, e cila, në fakt, nuk është asgjë tjetër por demokraci centraliste. Postin e liderit e mban vite me radhë, thua se niveli I arsimimit në Kosovë është ai I vitit 1948. Njësoj, edhe liderët e subjekteve tjera janë të pazëvendësueshëm, u zbërthyen në Fadil Hoxha, Kolë Shiroka, Ali Shuktija etj. Në një sistem, gjoja, demokratik çka mund të pret populli i shkret?!!

Mjaft është mjaft – populli vetëdijesohet

Kaloi më se një dekadë, shteti nuk lëviz, populli vuan. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, edhe pran abuzimeve të shumta gjatë procesit, në veçanti ndaj numrit të madh të mërgimtarëve, qytetarët u përcaktuan për LVV. Tani, deri sa në vazhdim, pritet formimi I institucioneve, dy subjektet më të mëdha - LDK dhe PDK, më në fund, filluan të merren me vet-veten. Të shpresojmë se të njëjtën rrugë do e marrin edhe subjektet tjera. Mirëpo, uji po I merr, por prap qesin shkelma dhe, si zakonisht përgatiten dhe paralajmërojnë beteja. Si duket, betejat e para do zhvillohen brenda subjekteve, me përpjekje për vazhdimin e klanizimit, duke anashkaluar vullnetin e anëtarësisë,  ndërsa, në anën tjetër e kërcojnë pozitën, duke mos respektuar fare rezultatin zgjedhor si vullnet I popullit dhe, sadopak, kriteret e demokratizmit.

Fundja, po të përsëritej procesi zgjedhor i 14 shkurtit, reagimi I qytetarëve do ishte edhe më I ashpër kështu qe, as subjektet e famshme politike nuk do e kalonin pragun zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat