Shqipëria e Ramës “punon”, por vjedh dhe varfëron!

Opinione

Shqipëria e Ramës “punon”, por vjedh dhe varfëron!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:29
Qamil Gjyrezi

Që në fillimet e tija në politikë në Bashkinë e Tiranës Edi Rama ka bërë propagandë dhe ka fituar para me punët publike “shkel e shko”. Mbas vitete 2002 filluan të marrin “hov” disa punë publike në Tiranë, për një seri faktorësh politik, rajonal dhe ekonomik. Shumicën e punëve publike në Tiranë, Edi Rama i ka bërë në bashkëpunim me disa “biznese të dyshimta”. Me paratë e fituara dhe miqtë e tij, mori edhe drejtimin e PS-së. Të gjitha këta punë në fillim, i ka bërë pa asistencën e arkitektëve dhe urbanistëve profesional, por me ata specialistë që kanë qenë afër tij dhe kanë zbatuar projektet e Edi Ramës dhe miqve të tij!

Me punët publike në Tiranë, Edi Rama i ka bërë një dëm të madh kulturës së kryeqytetit, traditës dhe ish-banorëve autokton dhe ish-pronarëve. Si pasojë e kësaj politike anarkike, me qindra ish-pronarë të tiranas, përfunduan në dyert e gjykatave të sistemit të drejtësisë së korruptuar.

Modeli i Tiranës, filloi të përhapet edhe nëpër qytete të tjera të Shqipërisë, duke ndikuar negativisht tek kultura, tradita dhe ish-pronarët e vërtetë. Shoqëria civile e pati shumë të vështirë ose heshti në raport me pushtetin dhe fuqinë e parave.

Tendenca e Edi Ramës në punët publike ishte e gabuar, se gjoja po zhvillonte kryeqytetin per të krijuar hapsira urbane të reja për banorët.

Në vitet 2004-2005 me asistencën ndërkombëtare europiane dhe kryesisht amerikane u bënë studime për zhvillimin urban 2005-2015.

Edhe në këta studime si në kryeqytet pati një ndikim negative modeli i zhvillimit të Edi Ramës. Komuniteti dhe shteti, pushteti lokal nuk pati mundësi të përballojë ndikimin e individëve të cilët në një formë ose një tjetër realizuan qëllimet e tyre, në dëm të zhvillimit të qytetve. Edhe në Shkodër ky projekt u ndryshua disa herë, në dëm të kulturës dhe traditës dhe punimeve pa cilësi.

Specialistët e zhvillimit amerikan, nuk ishin dakord me modelin e Edi Ramës të Tiranës dhe kërkonin që ky model të mos ndikonte në zhvillimin e qyteteve me traditë dhe kulturë. Një përjashtim bëri Korca, por edhe në Shkodër ky projekt e ruajti deri diku traditën!

Me ardhjen në pushtet në vitin 2013 Edi Rama ndoqi të njëjtin model, por ndryshoi stilin, strategjite dhe metodat e bashkëpunimit. Me anë të politikës, që gjoja fajin e ka qeveria para 2013-tës punoi në vitin e parë. Por pastaj ndryshoi strategji me fitoren e Bashkisë së Tiranës, me mikun e tij Erion Veliaj.

Nga viti 2013 punët publike shkuan në duart e narkoshtetit, oligarkëve, PPV-ve dhe myshterive të Edi Rames. Një projekt i dështuar ishte edhe “Rilindja urbane”. Edi Rama mori para borxh per kete projekt, në dëm të xhepave dhe jetës së qytetarëve, duke i varfëruar dhe duke ndikuar negativisht tek arësimi dhe shëndetësia, sektorët jetik për sigurinë e jetës dhe së ardhmes së vendit.

Në realitet Edi Rama “punon”, por në të vërtetë vjedh dhe varfëron qytetarët.

Edhe në këta vite 2013-2021, Edi Rama nuk ka dëgjuar arkitektët dhe urbanistëst e vërtetë. Modeli më tipik është arkitekti i dëgjuar Artan Shkreli, që sot është i “distancuar” nga kjo politikë, mbasi është njeri me moral dhe profesionist.

Edi Rama punon me specialistët që i binden politikave të tija të mbrapshta urbane dhe heshtin për aferat e Ramës. Në këtë kontekst kjo politikë urbane, me moton: “Puno e vjedh”, ka ndikuar negativisht tek cilësia e punëve shkel e shko dhe tek varfërimi i qytetarëve.

Slogani i Edi Ramës sikur Rilindja ‘po punon dhe nuk po flenë’ për të ndërtuar Shqipërinë dhe Tiranën e së ardhmes, vetëm ka varfëruar njerëzit dhe ka pasuruar oligarkët, Ndraghetën dhe miqtë e Edi Ramës!

Me datën 25 Prill 2021, duhet të marri fund njeherë e përgjithmonë politika varfëruese dhe vrastare e zhvillimit urban dhe ekonomik e Edi Ramës!

Me datën 25 Prill Kryeminstri i ardhshëm Lulzim Basha duhet ta ndryshojë këtë mendësi dhe këtë politikë të gabuar, në favor të Shqipërisë dhe njerëzve që kërkojnë shpresë, për të shpëtuar nga propaganda dhe varfëria e Ramës!

Po e mbylli këtë opinion, me një status për tryezën për infrastrukturën të drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës Helidon Bushati që po bën një punë shumë të mirë për të sjellë shpresë në Shkodrën 2400 vjecare: “Tryeza e sotme e infrastrukturës me arkitektë, inxhinierë, specialistë, pedogogë dhe sipërmarrës në Qarkun e Shkodrës.Kur vjen fjala tek infrastruktura, aty ku kemi thyer rekorde korrupsioni, gishti shkon tek plaga. Korrupsion shtetëror galopant, kompani fantazmë offshore që zhvasin xhepat e shqiptarëve drejt parajsave fiskale, investime fasadë dhe oligarki. Vjedhje me ligj!Ishte kënaqësi të dëgjoja vizionin e tyre për projekte që i japin zhvillim Shkodres dhe të ndaja të njëjtën bindje se Shkodra është e diskriminuar dhe e vjedhur në investime nga kjo qeveri.

Me 25 Prill, largojmë Edi Ramën, zhdukim konçesionet korruptive dhe i rikthejmë Shkodrës investimet që meriton”!

Jam optimist mbasi Lulzim Basha ka bërë punë shumë të mira, kur ka qenë Ministër i punëve publike dhe drejtues i Tiranës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat