A do marrë fund marrëzia, o do mbetemi të balë?

Opinione

A do marrë fund marrëzia, o do mbetemi të balë?

Nga: Agim Jazaj Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:26
Agim Jazaj

Miku ynë Qerem Bejtaj, nipi i legjendarit: Zyber Bejto Kudhësiotit, Heroit të luftës së 1920-tës, që la edhe nofullën në shpartallimin e garnizonit të Kotës, më tregontë këto ditë: “Një banor i lagjes së tij kishte lidhur kokën më peshqir, si qëmoti nëpër rrugët e Vlorës dhe mbrëmjeve shkonte në Skelë“! Me vete merte edhe llabanen (duke thyer edhe

karantinimin) për të fjetur në Lungomare, atje ku derdhen rrëket e ujrave të zëza, natë e ditë në det! Sepse në shtëpinë e tij të ligjshme, nuk e qepte dot syn, Nga: AGIM JAZAJ jo vetëm ai, po gjithë banorët e ligjshëm, madje në çdo lagje të Vlorës, janë të terrorizuar nga harbutëri- lukunia, që ka këputur frerët, kanë rrethuar me hunj, pyka, rryka, mure, poture, oshkure, driza, pallatet dhe mbytet qyteti... Vlonjatët jetojnë:

Ditën të rrethuar, natën të pushtuar,

Edhe nga pushteti janë të poshtëruar...

Ndonëse kanë dalë edhe vendimet, pas ankimimit të banorëve te Pordhali i BQ: “Shqipëria që Duam“ nga instucionet shtetrore, të korruptuara, të degarduara, kopromentuara dhe të degjeneruara, me numër e datë pijnë ujë te çezma e Thatë!...

Kjo është qeveria që duam dhe meritojmë?!

Me këto politika duke nisur “industrializimi“ nga qëndëra, për në periferi, ku nuk janë as 5 % e banorëve të lagjeve, dhe 95 % të qytetarëve, nuk do tu hiqen laku nga fyti, gardhet nën torturë, as në botën tjetër! Megjithëse K. Ministri dekalaron se “është i ndëshkuar nga Zoti“, për tu hequr drizat në mandatin e treta, për të ekzekutuar vendimet e nxjera në madatën e parë, në botën e përtejme!

A DO MARË FUND MARRËZIA?

Syri, meraku, kujdesi i “Rilindje“-Manikyrit, mbetet duke publikuar vidio e kastrepsur vetëm nga Lungomarja!

Thua sikur Vlora është në lungomare dhe e gjitha langomare?!

“Kjo ngjan si me buzët e ngyera të asaj plakës, afro një shekullore me; trupin e leqendisur, barkun bosh, e leckosur dhe gati për tu varrosuar“!

Përgjatë 30 viteve, harbutëri, lukunia ka këputur frerët, duke dhunuar qytetarinë në minorancë, më thoshte dje me dhimbjen deri në palcë e pikëllim edhe Qeremi.

Qentë e rrugës, ata me katër këmbë, e sidomos ata me dy këmbë, janë shtuar shumë në numër dhe në rasat, sa nuk mer dot një sy gjym, nuk shkon dot as në rrugë nga kafshime e tyre...

Një grup i vogël qejfëllinjsh të bërë si në çakërqejf i‘a thoshnin me oi, oi në anë rrugën Skelë -Vlorës:

A do bëhet Shqipëria,

O do zhbëhet vendi mbarë,

A do marë fund marrëzia,

O do mbetemi të balë?...

Shqiptarët ende në kërkim të kohës së humbur, në ankthin e pafund; për të rilindur- e ripierdhur, edhe pas 30 viteve “demokraci“, në kërkim të kohës së humbur!

Si të vetmen shpresë, të kthesës dhe të fund marrëzisë, rilindistët e shohin te: “Portali Deputeti që duam“, në këngën e ditës:

Deputeti nga portali.

O milet si do vej halli

Ka plasur sheshit xhedalli!

Njerëzit, e sidomos të rinjtë i mbajnë syt përpjetë, duke marë arratinë, për të ikur nga syt këmbët...

Ata i sheh nëpër kafenet dënga; këmba mbi këmbë, duke marë ndonjë dyshkë nga pensioni i babait, apo i gjyshëve. Ndjenja e punës për këtë brez, ka shkuar në vorrezë. Filozofia e tyre e ngulitur dhe e ngritur në sistem nga sistemi shthurës-qeverisës: “Jetohet vetëm me kontrabandë, kanabis, vrasje me para në dorë, pushtimin, zaptim e dhunimin e pronës së tjetrit“...

“Rilindjen“ dhe ngritjen e shpresëvrarëve, për të reformuar gjithë shoqërinë shqiptare, nisur nga politika, si lokomotiva, udhëheqsja, frymëzuesja dhe për gjithë shqiptarët, pikërisht nga Vlora e Pamvarësisë; “Rilindja“ rivrau edhe shpresat e rilindasve të thekur!

Shqiptarët edhe kur kapërcyen ankthin, janë ende të terrorizuar nga makutëria, të kollarisur dhe të kapërdisur me kostumin e zyrtar-zgjyrtar-garbitqarit, zullumqarit, hileqarit dhe haleqarit.

Qytetaria e mbërthyer nga meraku: “Për të selitur shtetin e munguar, shtetin e aspiruar për një shoqëri me standarde të përafërta dhe të synuara me ato të shoqërisë europiane, ku ëndërrojnë gjatë shqiptarët!

TË SHKOQUR NËPËR BOTË...

Tani Gargaj, mësues në qytezën e Selenicës- Vlorë i kthyer vite më parë nga Gjermania dhe Franca, e kishte pasur në mëndje të qëndronte atje, por ishte e pa mundur- rrefente: “E pa mundura ishte edhe për nga shëmtia e shqiptarëve, e prezantuara në vëndet e botës.

I dhëmbur dhe i fyer, deri në palcë e pikëllim mësimdhënësi, kishte humbur deri dhe shpresën që mund të bëhet ky vend?!

E para është formimi, edukimi dhe qytetrimi i njerëzve, elementët bazik, të cilat sot janë rrënuar e mungojnë dhe zor dhe e pa mundur të përfitohen, pas këtij degradimi, degjenerimi, shthurjes së pa ndalshme.

“Edhe sirianët kishin më vlerë në Gjermani, se sa ne shqiptarët“.

Ka një tregues të drithshëm. Në çdo krim, ligësi dhe paudhësi të botës, do të jet një shqiptar. Mjafton të dëgjosh haberet dhe yneret e shqiptarëve, qoftë nga mediat tona e lë më nga ato të botës.

Politika, sidomos shteti, nuk ka edukuar, por ka shthurur me modelin e dhënë, qysh nga përzgjedhja, shëmbulli i shthurjes, i harbutërisë, kriminlaizimit, arrogancës, rrugaçërisë...

politika e pas 25 prillit, duhet të nis me edukimin e shoqërisë, nga të pa lindurit, për të nisur egzaminimin qysh “në zigot“, sepse nga aty të nis edukimi, ku ka nisur edhe shthurja!...

Noti mësohet në moshë të vogël, bima e mer drejtimin në vitet e para të mbirjes!

Më ngacmojnë vargjet e vjershëtorit të mirënjohur vlonjat, mikut tim të pa harruarit Feti Brahimaj, në këngën:

Vetëm ne jemi të shkoqur,

Nëpër botë,

Të grindur e të xhindosur,

Me shoshoq!...

A DO TË BËJMË SHETIN E ËNDËRRUAR?

A do të funksionojë shteti i qytetarëve në shërbim të qytetarëve, në vendin e vogël, me gjithë aksesorët e vet?

Ky mbetet meraku i shqiptarëve përgjatë 30 viteve nëpër gremina.

Një vend i vogël, me pasuri të mëdha, mbi tokë e nën tokë, por me varfëri të skjashme në KOKË!

Politikë shthurja; Pasuroi të paktit dhe varfëroi të shumtit, katapultoi të paditurit, duke dhunuar të diturit, shëmtoi qytetarinë me harbutëri- lukuninë, u zhvleftësia dija nga paraja, arsyeja u zvëndësua me muskulin...

U zvëndësuan kapacitetet me skarcitet, sojllinjtë me sojsëzët, korrektët me servilët, qeveria nga qenëria, engjëlli me djallin!

Është me vënd sa dhe e vonuar që në lëndët mësimore, të përfshihen, të shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare.

Në gjithë lëvizjet demografike- kaotike të viteve të tranzicionit, shoqëria jonë është ndeshur dhe e shokuar me mosnjohjen, mos respektimin, deri dhe në injorimin e këtyre normave elementare, edukative të njerëzimit.

Shohim nëpër rrugë fëmijë që se mbyllin syn në drekë, me automatik, maliher të gjatë në sup, me kapsolle e ndezësa në duar, duke terrorizuar kalimtarët, po dhe prindër të tyre për dore, duke u ngazëllyer me lodrat dhe pasionin e fëmijës!

Fare pak, apo aspak nuk na zënë syt, fëmijë me lodra muzikore, libra, violinë a kitarë...

Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave, do të ishte mision mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të cënuara rëndë deri më tani!

Qytetrimi në gjithë botën e qytetruar është zhvilluar, civilizuar dhe emancipuar, duke e bërë jetën më të lehtë dhe të dobishme me ligje, kanë edukuar dhe përparuar kombe shumë më të mëdhenj, të cilët duhet t’i kemi zili, tu referohemi, dhe tu përafrohemi...

Shteti që zgjedhin shtetasit, është misoneri sipëror i këtij qëllimi bazë, nga rrjedhin gjithë vlerat e një shoqërie të emancipuar dhe të demokratizuar...

Këto rregulla të pa shkruara, por të shënjtëruara, dhe ligjet e formuluara, nisur nga: Kodi njerëzor, Kodi qytetar dhe Kodi zyrtar, duke pasur si bazë të parin, dhe si promotor të tretin, (Kodin Zyrtar) janë braktisur, ende nuk kanë mundur të gjejnë rrugën edhe pas 30 vjetësh në jetën qytetare, por as në jetën instutucionale nuk e kanë gjetur portën!

DITA E PRANVERËS, NË DITËN E PARË TË PRANVERËS

E Djathta; PD e bashkuar dhe e Majta Shqiptare; LSI janë bashkuar qysh dje dhe kanë nënëshkruar sot, në ditën e pranverës për Pranverën e shumë vonuar Shqiptare, Aktin e Madh Historik për: Mirëkuptim, Bashkëpunim, Bashkëverprim për të Bashkëqeverisur Shqipërinë e Vithisur, për të ndryshuar jetën e Shqiptarëve, për të luftuar: Abuzimin, Krimin, Kanbizimin, Varfërinë dhe Poshtërimin e rracës!

Të Majtën e vërtetë shqiptare dhe të Djathën e bashkuar shqiptare i bashkon dhe kurrë si ndan Shqipëria, i bashkon Atdheu i shënjtë dhe nuk i ndan Politika. Ata i ndan politika e Abuzimit, e Krimit... Shqiptarët kanë vite duke pritur Pranverën e vonuar, dhe sot në ditën e pranverës, duket se po vjen edhe Pranvera shqiptare, çeli trëndafili dhe për gjithë shqiptarinë.

Secili shqiptar që i dhimbset: Jeta, Familja, Fëmijët, Nipërit dhe Mbesat, Dajot, Hallat, Tezet, Kushërirat, Kushërnjtë, gjithë njërëzit e familjes shqiptare, secili të ndjejë përgjegjësinë maksimale për të dhënë kontributin e vet: për të Vënë në Shina Atdhun e tyre të Shtrëntjë- të Rrënuar, për t’i hequr zgjyrën që i kanë hedhur këto Vite!...

ATDHEU MBI TË GJITHA!

Pa dyshim, edhe për temën e sotme, do të jap “verdiktin” edhe miku ynë Pelivan Hysaj, lexuesi ynë i vëmëndshëm, së bashku me mikun tjetër Eqeremin, në kryeqytet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat