Reagim ndaj Miroslav Lajçak

Opinione

Reagim ndaj Miroslav Lajçak

Nga: Ragip Guraziu Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:26
Ragip Guraziu

Lajçak i pyetur lidhur me angazhimin konstruktiv të qeverisë së re të Kosovës, e cila pritet të përfaqësohet nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, Lajçak vlerësoi se Kurti e di mirë se çfarë pritet prej tij dhe se deklaratat e tij të para për vazhdimin e dialogut nuk duhet të dramatizohen.

Po! Por Albini e di por edhe ju e dini shumë mirë se Kosova është shtet me Kushtetutë dhe ju e keni fshehur flamurin e një shteti të sapo formuar z. Mirosllav Lajçak...

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhësit e popullit më 17 Shkurt të 2008-tës, vulosin fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetutë, e njohur mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në pretendimet e Serbisë dhe u varros shprehja Kosova i Metohija dhe Kosova tani është e lirë dhe si një popull i tëri, unik i pandarë dhe i bashkuar së shpejti, këto ishin aspiratat që shqiptarët me shekuj kanë vuajtur nga thundra serbo-ruse sllave.

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka pasur pretendime askush ta ndajë. Tani si po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se; Serbia ka fituar me këtë marrëveshje dhe tani jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës.

Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territorit të Kosovës të kësaj ane që të kthej në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE-në dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohen nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritetet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje, të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund, siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdijesojë Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu përket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti, që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 18 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pazgjedhur.

Kosova (historikisht: Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës, anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Kryeministri në ardhje e ka votën e qytetarëve dhe qytetarët e Kosovës presin atë edhe çka duhet dhe vizita e juaj z. Lajçak, është pak sa më frikë sepse ende shteti i juaj nga edhe vini nuk e ka njohur shtetin e Kosovës?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat