Miroslav Lajçak nis dialogun Kosovë-Serbi me mbështetje ndërkombëtare!

Opinione

Miroslav Lajçak nis dialogun Kosovë-Serbi me mbështetje ndërkombëtare!

Nga: Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halil Më: 2 mars 2021 Në ora: 14:43
Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halil

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nis me datë (01.03) vizitën e tij tre ditëshe në Kosovë, për të vazhduar më pas vizitën në Serbi, nga 3 deri më 4 mars. Lajçak, po ashtu viziton edhe Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal.

Por, për Bashkimin Evropian dhe zotin Lajçak, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, sepse këtë e kërkon Bashkësia Ndërkombëtare.

"Ai u zgjodh për të zgjidhur disa çështje të brendshme të Kosovës, të tilla si korrupsioni, drejtësia dhe çështjet sociale, dhe ai e di shumë mirë se bashkësia ndërkombëtare, BE dhe Shtetet e Bashkuara presin që dialogu të vazhdojë, dhe ai është i gatshëm për këtë”, citojnë mediet në Serbi një intervistë të Lajçakut për mediet serbe. Sipas tij, ai nuk vjen në Beograd, me një "ultimatum” dhe se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga bashkëpunimi i ripërtërirë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. Lajçaku u shpreh i bindur se "ka hapësirë ku Beogradi dhe Prishtina mund të bien dakord për marrëdhëniet e ndërsjella”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Më 4 shtator të vitit të shkuar, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik, ndërsa që nga ajo kohë, nuk ka pasur më takime politike të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Sipas të gjithë parametrave dialogu Kosovë-Serbi po mbetet sot e kësaj dite temë tabu dhe pa një zgjidhje përfundimtare e cila është stërzgjatur me vite të tëra duke e mbajtur vendin në një gjendje të status- quos.

Tani dialogu i nisur nga i ngarkuari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka një dritë në fund të tunelit pasi që BE ka marr sinjale dhe mbështetje të fuqishme nga bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi e cila do të rezultojë me njohje reciproke pas presioneve të shtuara të SHBA në krye me presidentin Bieden. Autori Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili, është anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat