Fletëza të Shqipes së sotme

Opinione

Fletëza të Shqipes së sotme

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:06
Skënder Karaçiqa

Ministrat dhe deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut më mirë e flasin maqedonishtën sesa shqipen e tyre!Sipas profesor Murati,koha po tregon se po i bien moh shqipes(sic!).

Profesor Qemal Murati nga korpusi i tij shkencor për këto tridhjetë e pesë vjet të punës në krah të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Kombëtare Shqiptare,e nxori në dritë mendimin si porosi të motit:

,,Gjuha është atdheu i fundit,,!

Për të hedhë dritë për Gjuhën Shqipe në hapësirën e këtij shteti,profesori më të drejtë nënvizon si qëmtues me kompetencë shkencore se, në hapësirën maqedonase nënëtdhjetë e nëntë përqind të shqiptarëve flasin gjuhën e këtij shteti,ndërkohë që tre përqind e maqedonasve nuk dinë shqip(sic!).

Në këtë rrafsh duhet përmendur se Gjuha Shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare, ka mbetur në plan të dytë sipas ligjeve kushtetuese të pakicës shqiptare, ndërsa gjuha maqedonase është e vetmja zyrtare(sic!).

Në hapësirën ballkanike serbishtja për pakicën serbe në Kosovë është gjuhë zyrtare dhe simbolet tjera,ndërsa për shqiptarët në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë as që lejohet me ligjet e Serbisë e drejta për të folë e shkruar gramatikën e shqipes dhe simbolin kombëtar të flamurit kuqezi.Po kështu është edhe në shtetin e Malit të Zi.

Korpusi politik shqiptarë në Shkup,Podgoricë dhe Luginën e Preshevës duhet të flasin me zëshëm,natyrisht me përkrahjen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare,drejtuar Brukselit dhe Washingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat