Ndjesë publike ndaj Oliver Schmitt!

Opinione

Ndjesë publike ndaj Oliver Schmitt!

Nga: Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi Më: 3 mars 2021 Në ora: 13:20
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Në vitin 2013 Instituti i Studimeve të Europës Juglinodre, të cilin e drejtoj unë si dhe Instituti i Studimeve të Europës Lindore dhe Juglindore në Regensburg të Gjermanisë organizuam një konferencë shkencore lidhur me Luftrat Ballkanike dhe formimin e shtetit shqiptar! Nga Gjermana erdhi zv. drejtori i Përgjithshëm, miku im i mirë, Dr. Konrad Clewing. Ai është një nga studiuesit më të pasionuar të albanologjisë!

Kur Clewing mbërriti në Tiranë e pyeta nëse do vinte apo jo dhe Profesor Oliver Schmitt, me të cilin ata punonin bashkë. Më tha jo, nuk vjen. Pas pak më tha se "Oliverit i ka ngelë pak hatri që ti ke shkruar një koment lidhur me librin e tij për Skënderbeun". Në fakt unë kisha bërë një koment si replikë me një gazetar shqiptar në Vjenë, i cili i kundërvihej Kadaresë, pikërisht në diskutimin rreth origjinës së nënës së Skënderbeut, diskutim që e hapi botimi i librit të profesorit. Natyrisht isha referuar në librin e Profesor Schmitt.

Edhe pse në atë koment, si në të tjerat, nuk kam përdorur fyerje dhe shpifje, përsëri e ndjej se duhet t'i kërkoj falje profesorit për ndonjë nuancë paragjykimi dhe kundërshtie pa vend. Kjo për dy arsye: Së pari, sepse duke lexuar më shumë për historinë e Skënderbeut dhe të principatave të kohës, nuk shoh arsye të shqetësohemi nëse nëna e Skëndërbeut ishte shqiptare apo sllave. Aso kohe kryshqitë e princërve bëheshin me familje princërish dhe kombësia nuk kishte asnjë kuptim, përveç ritualit të përditshëm të marrëdhënieve njerëzore në komunikim me gjuhën përkatëse.

Së dyti, sepse nga intervistat e Profesor Schmitt të muajve të fundit shoh një qartësi brilante sa i përket pozitës së shqiptarëve sot në Ballkan, si dhe vlerësoj shumë këshillat dhe rekomandimet e tij në dobi të kombit shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat