Marsi i heroizmit dhe lavdisë së shqiptarëve!

Opinione

Marsi i heroizmit dhe lavdisë së shqiptarëve!

Nga: MA. Hanife Salihu Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:31
MA. Hanife Salihu

Muaji mars, në Kosovë, është më i veçantë se kudo tjetër.

Java e parë, e muajit mars në Kosovë, fillon me Epopenë e Lavdishme të Familjes më Emblematike të Kombit, të familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, i cili e ka dhënë më sublimen për lirinë e vendit, duke sakrifikuar tërë familjen Jashari!

Me këtë bazament datat: 5,6,7 Marsit, e kanë marr epitetin e heroizmit kombëtar me emërtimin „Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“!

Lufta e UÇK-së në Prekaz, ku u flijuan edhe fëmija, trokiti në ndërgjegjen e mbarë kombëtare dhe i vetëdijësoj shqiptarët se nuk durohej më gjendje e status-quon. Këto shkëndija lirie të familjes Jashari morën rrugën e kaltërsisë qillore të Kosovës me ngjyrën e kuqe të gjakut të tyre.

E qielli i Kosovës, ngjyrën e gjakut e mbajti deri në çlirimin e Kosovës, se betimi për çlirim ishte dhënë nga djemtë e vajzat më të mira të Kombit!

Prandaj, muaji mars, në Kosovë, është më i veçantë se kudo tjetër. Derisa në vendet e tjera në Evropë, marsi, njihet vetëm si fillimi i një stine, që fillon t‘a ngrohë tokën e të sjell gjelbërim e çeltërsi qillore tek ne ka tjeter ngjyrim. Në Kosovë, marsi është pritet më ndryshe, krahas luleve që nxjerrnin kokën mbi dhe, ashtu edhe njerëzit patriota të këtij vendi (vajzat e djemtë ) ata të grupeve ilegale që e mbanin frymën e patriotizmit në Kosovë ishin të gatshëm të fillonin organizimet e protestave e demonstratave kundër pushtuesit shekullor.

E marsi, në Kosovë, çdo vit u gjakoske nga forcat pushtuese, por shqiptarët asnjëhere nuk u tundën nga rruga e lirisë, deri sa kulmoj me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Komandant, Adem Jasharin në Prekazin legjendar.

Marsi, është muaj i shkëndijave të lirisë ngase Komandanti i UÇK-së, përfundimisht, kishte vendosur që; mos të tundej nga rrugëtimi i Lirisë dhe ato re të zeza në qiell të Kosovës të kthehen në rreze lirie.

Dhe tani mund të I them: po Komandant, retë e zeza janë larguar nga qielli i Kosovës dhe tani më shkëndijat e lirisë po e ngrohin Kosovën, falë rezistences suaj me familjen dhe djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat