Kuvendi i ri zgjedhor me gardën e vjetër

Opinione

Kuvendi i ri zgjedhor me gardën e vjetër

Skender Musliu Nga Skender Musliu Më 5 mars 2021 Në ora: 17:57
LDK

Në natën e parë të zgjedhjeve të 14 Shkurtit kur u shpallën vlerësimet preliminare të rezultateve, ku LDK-ja me AKR-në morën 13% të votave, me urgjencë dhe pa hezitim është dashur të konvokohet mbledhja e Kryesisë, në të cilën Isa Mustafa dhe Kryesia e LDK-ës do të jepnin, me shkrim, dorëheqje të parevokueshme. Në këtë mbledhje është dashur të formohet Grupi Punues për përgatitjen e Kuvendit të jashtzakonshëm zgjedhor.

Mirëpo, Isa Mustafa nuk veproi kështu, ai vetëm paralejmëroi dorëheqjen dhe po vazhdon drejtitim e partisë me klikën e tij, sikurse ashgjë nuk ka ndodhur, madje po bënë ç’mos që të interferojë në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së re.

Isa Mustafa paralajmëroi se me 14 Mars 2021 do të mbahet Kuvendi zgjedhor i LDK-së që do t’a organizojë ai me këtë Kryesi. Nëse marrim para sysh faktin se Isa Mustafa me servilët e tij, janë faktori kryesor, mbase i vetëm, për gjunjëzimin dhe degradimin e LDK-së, atëherë parashtrohet pyetja, si është e mundur që ata që shkatërruan LDK, t’a propozojnë udhëheqjen dhe strukturat e reja ?!

Mendoj se Kuvendi Zgjedhor do të ishte rasti më i mirë që Isa Mustafën dhe shtabin e tij inkriminues, t’a venë para përgjegjësisë, respektivisht mos t’ia pranojnë dorëheqjet, por thjeshtë t’i përjashtojnë nga LDK-ja. Kjo don të thot se askush nga Kryesia aktuale nuk duhet të jetë pjesë e Kryesisë së re e as të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, duke bërë një prerje apo ndarje me të kaluarën e hidhur.

Pse kjo Kryesi bashkveproi me Isa Mustafën, pse këta nuk e kundërshtuan Isa Mustafën kur ai me Hashim Thaçin falën 8200 ha tokë Malit të Zi, kur formuan « Zajednicën », kur me votat e LDK-së Isa Mustafa zgjodhi Hashim Thaçin president, kur formuan Gjykatën Speciale, kur rrëzuan Qeverinë Kurti në mes të pandemisë si dhe shumë veprime tjera antishtetërore !? I vetmi person që me kurajo dhe forcë kundërshtoi Isa Mustafën, ishte Vjosa Osmani, që i kushtoi me përjashtimin e saj nga LDK-ja. Ku ishin anëtarët e Kryesisë që nuk reaguan, sepse sikur këta të kishin reaguar si Zonja Osmani, LDK-ja nuk do të vinte në këtë gjendje, por ata i mbyllën sytë si sahanlëpirësa para bosit të tyre.

Kjo do të thotë se nuk mjafton që në Kryesi të ketë akademik, profesor universitar dhe intelektual, kur ata nuk janë në gjendje t’i kundërshtojnë sjelljet dhe vendimet antishtetërore të Isa Mustafës dhe srevilëve të tij, sepse në këtë mënyrë ata u bënë bashkpjesëmarrës dhe bashkëfajtor për situatën e krijuar.

Fillimi i degradimit të LDK-së nisi me ardhjen e Isa Mustafës si kryetar i LDK-së, fillimi i fundi i ramjes, ndodh kur binomi Mustafa – Thaçi rrëzuan Qeverinë Kurti, kurse shkatërrimi dhe nënçmimi definitiv ndodhi kur Isa Mustafa personalisht orkestroi përjashtimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja, që u tregua fatale për LDK-ën, sepse me largimin e Zonjës Osmani, votat e LDK-së u përgjysmuan, kurse Vjosa Osmani u bë personi më i votuar në Kosovë duke fituar mbi 300 mijë vota, e paparë gjer më tani.

Me ardhjen e Isa Mustafës si kryetar i LDK-së, ai menjëherë bëri ndryshime të mjaftueshme në Statut, për t’i dhënë vetes kompetenca autoritare, në mënyrë që LDK-në t’a shëndrrojë në kompani private duke uzurpuar strukturat e saja. Ai vet përzgjodhi Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm, duke i afruar njerëzit e dëgjueshëm të cilët, edhe përkundër humbjeve të njëpasnjëshme të zgjedhjeve, ata e mbajtën në krye të partisë.

Isa Mustafa erdhi në krye të LDK-së me premtime se do t’a luftojë PDK-së dhe SHIK-ut dhe se nuk do të bëjë koalicion me t’a,siç e quante ai organizatë kriminale, kurse në praktikë veproi krejtësisht ndryshe, jo vetëm që ata bashkëqeverisën, por me partitë e tyre u bënë sinonim i nepotizmit, korrupcionit dhe krimit të organizuar. Në realitet, nëse i analizojmë veprimet e Isa Mustafës dhe rrjedhjen e ngjarjeve, lirisht mund të konstatojmë se ai në krye të LDK-së erdhi pikërisht me ndihmën e Hashim Thaqit dhe SHIK-ut, që pati për qëllim shkatrrimin e LDK-ës, kjo ndodhi dhe tani Isa Mustafa largohet nga LDK-ja, sepse e kryti misionin e tij. Prandaj nuk duhet pranuar dorëheqjen e tij por duhet përjashtuar nga partia bashkë me klanin e tij mafioz.

Isa Mustafa është personi që më së shumti qëndroi politikë, që nga komunizmi e gjer më tani, kjo ka ndodhur falë prirjeve të tij manipulative dhe intrigave që ka bërë në skenën politike të Kosovës duke qëndruar në pushtet përmes keqpërdorimit dhe kontrabandimit të votave të elektoratit të ndershëm. LDK-ja ishte partia më e madhe me karakter nacional dhe me elektorat të qëndrueshëm, por fatkeqësisht me ardhjen e Isa Mustafës kjo parti u përgjysëmua dhe u gjymtua, që u reflektua edhe në zgjedhjet e 14 Shkurtit, kur elektorati edhe përkundër vullnetit, nuk ia dha votën LDK-së, me qëllim që t’a rrëzojë piramidën inkriminuese të Kryesisë të LDK-ës dhe Isa Mustafës, për të provokuar ndryshime dhe pastrime rrënjësore në LDK.

Isa Mustafa ka qenë dhe ka ngelë antirugovisti më i përbetuar, këte e dëshmon edhe fakti se deri sa ishte ministër i financave në ekzil, ai ia kishte ndërprerë të gjitha financimet Ibrahim Rugovës duke ia reduktuar dukshëm punën e tij në momentet kyçe për Kosovës, kurse nga ana tjetër ai financoi profiterat e luftës me Fondin 3% të cilët më vonë u bënë milionerat e Kosvës.

Në Kuvendin e parakohshëm zgjedhor LDK-ja duhet t’a zgjedh një kryetar dhe Kryesi të re, duke u shkëputur nga e kaluara, të vjen një gjeneratë të re, e pakorruptuar, me sens të shtetformimit, që do t’a luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe t’i kthehet parimeve bazë të LDK-së. Nga ky Kuvend të del një parti e ristruktuaruar, me ideja, synime dhe strategji të qartë, që do të jet konkuruese në skenën politike. Poqese nuk ndodh kjo, nëse nuk ka shkëputje rrënjësore me të kaluarën , çdo gjë tjetër do të ishte improvizim dhe fundosje e LDK-së, që në zgjedhjet e ardhshme do të luftonte për t’a kaluar pragun zgjedhor, që do të ishte mëkat i madh.

Gjesti i parë i këtyre ndryshimeve do të ishte edhe momenti gjatë votimit të presidentes të Republikës së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani, me ç’rast deputetët e posazgjedhur të LDK-së, jo vetëm që duhet të jenë prezent, por pa hezitim duhet t’a votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat