Epopeja e UÇK-së shkëlqeu me lavdi, ndërsa qeveritë e derisotme turpëruan me dyfytyrësi

Opinione

Epopeja e UÇK-së shkëlqeu me lavdi, ndërsa qeveritë e derisotme turpëruan me dyfytyrësi

Nga: Rexhep Torte Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:07
Rexhep Torte

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Kullat e Jasharajve në Prekaz, në Kosovë dhe në zemrat mbarë shqiptare me nderime dhe homazhe u shënua 23 Vjetori i Epopesë së UÇK-së, në kujtin të Komandantit Adem Jashari dhe të Falimjes së Jasharajve, që ranë heroikisht për të mbrojtur dinjitetin dhe nderin shqiptar në rrugën e lirisë kundër forcave policore ushtarake të Serbisë kriminele.

Tri ditët, 5, 6, dhe 7 marsi, janë ditët e lavdishme së Epopesë së UÇK-së, janë ditët e kushtrimit, trimërisë dhe flijimit të Komandantit Adem Jasharit, të trimit legjendar të UÇK-sëdhe të Familjeve të Jasharajve ku ranë viktimë 58 familjarë, bura, gra e fëmijë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Bekim Jashari, me rastin e paradës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, për nder të 23 Vjetorit të Epopesë së UÇK-së, theksoi se, “ E kemi amanet ta ruajmë e ta ndërtojmë shtetin e krijuar falë atyre që nuk kursyen as jetën. Falenderoj NATO-n, SHBA-të dhe vendt evropiane që i ndihuan Kosovës në luftën për liri e pavarësi”.

Vjosa Osmani, ushruese e detyrës së presidentit të Kosovës, pas manifestimit të FSK-së së Kosovës për nder të 23 Vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se, “ Prekazi i Adem Jasharit është bërë referencë e lirisë . Më 1998 rezistenca e Komandantir Adem Jashari, e familjes së tij dhe e banorëve të Prekazit , përçoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis”.

Partia Nisma e Fatmit Limaj-t, me këtë rast, deklaroi se, “ Prekazi është vendi ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë”.

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, pas homazheve në Prekaz, u shpreh se, “ Duke ecur rrugëve të Familjes Jashari arrijmë lirinë e plotë dhe forcojmë Kosovën”.

Enver Hoxhaj, kryetari i PDK-së, pas homazheve në Prekaz, tha se, “ Më 5 mars 1998 fitoi Kosova ndaj Sebisë. Prekazi është epiqendra e lirisë, të cilën e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur”.

Mediat e Kosovës informuan se edhe ky 23 vjetor i shënimit të kësaj Epopeje të UÇK-së, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” të Kullave në Prekaz e gjeti në gjendje të mjerrueshme dhe buze shkatërimit.

Kohë më parë, në WEB faqen e “Bota Sot” patëm rastin të lexojmë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk e kanë preferuar Adem Jasharin, dhe se që të dy nuk kanë qenë të mirëseardhur në Familjen e Jasharajve në Prekaz.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 13 nëntor 2020, në rublikën e lajmeve, patëm rastin gjithashtu të lexojmë informatën me titull,“ Dikush urdhëroi të ndalet procesi i restaurimit të Kullave të Jasharajve”.

Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit, aktualisht kryetar i komunës Skenderaj, në këtë informatë deklaronte se, “ Në vitin 1999 Qeveria e atëhershme e përkohshme e Kosovës e mori në mbrojtje Kullën e Jasharajve dhe një pjesë të saj që sot quhet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, i cili edhe pas më shumë se 20 viteve nuk u restaurua dhe është dëmtuar shumë. Është dhënë urdhër që punimet të ndalen”.

Bekim Jashari, me tej thoshte se, “ Dikush ka dhënë urdhër me shkrim që të ndalohet procesi i ndërtimit të këtij kompleksi. Emrin e personit do ta publikoj në momentin që do ta marr letrën në mbledhjen e ardhëshme. Dje ishim në Komitetin për Kompleksin si kryetar dhe si anëtar i familjes. E votuam mënyrën e procedurës për kompaninë konsulente. Këtë votim e kemi bërë edhe kur ka qenë Qeveria Haradinaj, të njejtën formë e kemi votuar, kur ka qenë kryesues Fatmir Limaj dhe ka qenë drejtor i prokurimit të Qeverisë, dhe e pyeta , a ka qenë e njejtë dhe pse nuk e ke vazhdu, e ai më tha se ka pas urdhër me u ndalu procesi. Unë kam kërkuar që në mbledhjen tjetër ai të ma sjell atë dokument, që me tregu kush ka dhënë urdhër për ta ndaluar procesin e rindërtimit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”. Unë nuk pranoj ndryshe me vazhdu pa e parë atë shkresë, besoj javën tjetër të del ajo shkresë në mbledhje”, thshte në fund Bekim Jashari.

Është dëshpruese, e turpshme, irituese dhe e pajustifikueshme sjellja e qeverive dhe e partive të derisotme të Kosovës, që në 23 vitet e kaluara nuk kanë investuar dhe nuk kanë treguar interesim që të ruhet, të restaurohet dhe mbrohet Kompleks Memorial “Adem Jashari” i Kullave të Jasharajve kaqë i rëndësishëm për historinë e lavdishme të Kosovës .

Plot dyfytyrësi duken sot deklaratat e Nismës së Fatmir Limajt, të Ramush Raradinajt, kryetarit të AAK-së dhe të Enver Hoxhajt, kryetarit të PDK-së, lidhur me shënimin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Çdo herë në hom,azhe flasin bukur, ndërsa kanë vepruar më së keqi ndaj Kompleksit Memorial “Adem Jashari” të Kullave të Jasharajve në Prekaz.

Kushdo që përpiqet ta dëmtojë apo ta zvogëlojë Epopenë e Kullave të Jasharajve në Prekaz, Epopenë e rezistencs dhe të flijimit të 58 viktimave të Familjes së Jasharajve, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë, me në krye Adem Jasharin, trimin legjendar, flakadanin dhe yllin ndriçues të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, bën veprimin më të rëndë tradhëtues kundër shqiptarizmës.

Adem Jashari, heroi legjendar, Familja e Jasharajve dhe Kullat e Jasharajve në Prekaz historinë e tyre e kanë skalitur në gur graniti, me guximin, trimërinë dhe me sakrificën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nuk ekziston forcë brendashqiptare apo jashtëshqiptare që mund të vendos as edhe një copëz pluhuri në lavdinë, në pastërtinë dhe në shkëlqimin e Familjes së Jasharajve në Prekazin heroik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat