Kosova pa asnjë vaksinë. Eksperimentet e qeverisë në dëme të shëndetit të popullsisë

Opinione

Kosova pa asnjë vaksinë. Eksperimentet e qeverisë në dëme të shëndetit të popullsisë

Nga: Ismail Muqiqi Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:59
Ismail Muqiqi

Po bëhen plotë një vit kur Epidemia e Koronavirusit depërtoi edhe në Republikën e Kosovës, duke i shkaktuar rrezik permanent shëndetit të popullsisë. Deri sot me 6 Mars të vitit 2021 Covid 19 u morri jetën 1630 personave, qytetar të Republikës së Kosovës nga të gjitha moshat. Institucionet e Shtetit të Kosovës edhe pas një viti ende po bëjnë sehire duke mos arritur ta sigurojnë edhe një vaksinë kundër këtij misteri të cilit nuk po i dihet fundi. Po të kishte fare ndjenjë të moralit dhe përgjegjësisë ndaj qytetareve dhe shtetit kjo Qeveri e cila është në largim e sipër do të duhej shumë më herët të jepte dorëheqje për shkak të mos punës, të pa aftësisë dhe të pa përgjegjësisë totale ndaj situatës shumë serioze të shëndetit të popullsisë.

Vendimet athok të Ministrisë së Shëndetësisë pa ndonjë analizë profesionale duke aplikuar masa ndaj qytetareve dhe bizneseve për respektimin të ashtuquajtura masa profesionale dhe administrative edhe më shumë kanë ndikua negativisht në perceptimin dhe menaxhimin e gjendjes kundër epidemisë. Mjerisht vet Qeveria e Kosovës, partitë politike dhe institucionet e shtetit nuk i kanë zbatuar masat dhe këshillat profesionale të institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Është e pa falshme kjo gjendje dhe kjo mënyrë e sjelljes e cila përpos që ka rrezikuar shëndetin dhe jetën e qytetareve mos sigurimi i vaksinës ka degradua edhe bërthamën politike diplomatike dhe institucionale duke e zbehur imazhin e Shtetit të Kosovës.

Të jesh Kryeministër apo Ministër i Shëndetësisë e mos të jesh në gjendje ta ndihmosh popullin tënd edhe me një vaksinë është jo vetëm e pa falshme por është e turpshme dhe e dhimbshme për kohën. Qytetari, bujku, punëtori, intelektuali janë të mllefosur dhe të zhgënjyer për kastat e garniturave politike dhe qeveritare që nga paslufta e këndej. Kjo gjendje tregon se Shoqëria Kosovare ka defekte dhe është në krizë të identitetit të saj. Kjo vetëdije e ulët po e tregon edhe shkallën e pasivitetit qytetar i cili ka kohë që është ra në gjumë të ariut. Po ti kishte ndodhur cilit do shtet mungesa e sigurimit të vaksinës me siguri se qytetaret do të protestonin deri në shkarkimin e qeverisë. Sot nëse bëjmë një krahasim me shtetet e rajonit shohim se vaksinimi i popullsisë po bëhet gjithandej me intezitet të shtuar.

Qeveritë e shteteve për rreth Kosovës kanë arritur që më kohë të sigurojnë vaksina duke e vu në prioritet si çështje akute politike dhe institucionale në mbrojtjen e shëndetit të popullsisë. Këtu nuk ka as moral, as përgjegjësi, as vet kritikë, as dorëheqje?! Dëshiroj që këto periudha të historisë së pasluftës të udhëheqjes dhe menaxhimit të shtetit ti takojnë të kaluarës?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat