Lirohuni nga gjuha populliste, respektoni rregullat demokratike!

Opinione

Lirohuni nga gjuha populliste, respektoni rregullat demokratike!

Nga: Florim Zeqa Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:01
Ilustrim

Popullizmi është tendencë për zëvendësimin e demokracisë me totalitarizëm, e pushtimit të një shoqërie njerëzore me teori të zbrazëta dhe konspirative, i mbështetur mbi kritikën vulgare ndaj kundërshtarëve politik. Popullizmi ka karakter revolucionar, i mbështetur në eufori qytetare, konfuzitet dhe urrejte patologjike ndaj rivalëve politik.

Partitë politike që synojnë ta grabisin pushtetin pa respektuar rregullat demokratike, e shfrytëzojnë popullizimin si instrument për të krijuar një ideologji manipuluese, ku qytetarët në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme bëhen objekt i atij manipulimi.

"Referendumi" nuk e kaloi pragun ligjor

Edhe pse kaluan tre javë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, fituesit ende nuk po mund lirohen nga gjuha populliste, duke u thirrur padrejtësisht në voten plebishitare me vetëm 48 % të daljes së elektoratit në zgedhje!

Dy figurat më populliste në Kosovën e pas pavarësisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk është që nuk e kuptojnë konceptin dhe rregullat referendumit, por po duan që edhe më tutje t'i mashtrojnë qytetaret e vendit pas dështimit të "referendumit" inekzistent!

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ, u vërtetua se zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 apo "referendumi" i proklamuar nga lideri i LVV-së nuk e kaloi pragun e vlefshmërisë!

Për tu shpallur një referendum popullor i vlefshëm dhe i suksesshëm, duhen plotësuar dy kritere themelore. E para, kërkohet dalje e lartë e elektoratit në zgjedhje (mbi 50 %) dhe e dyta, votim pro kërkesës së parashtruar me 50+1 % të votave të elektoratit të dalë në zgjedhje.

Meqë "referndumi" nuk arriti t'i përmbush kritetret themelore të vlefshmërisë, duhet respektuar rregullat e demokracisë parlamentare për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, për të vazhduar paraprakisht me votimimin e presidentit, pastaj të kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Subjekti fitues, përgjegjës për formimin e institucioneve të reja

Edhe përkundër rezultatit të lartë zgjedhor, proklamuesit e referendumit duhet t'i respektojnë rregullat e lojës demokratike për formimin e institucioneve të reja të shtetit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet që burojnë prej saj.

Sa për sqarim, zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ishin referendum dhe as zgjedhje për president, por zgjedhje të jashtëzakonshme për legjislaturën e re të kuvendit, të cilat erdhën si produkt i ankimimit të LVV-së në Gjykatën Kushtetuese mbi ligjshmërinë e votës së një deputeti për 'Qeverinë Hoti'.

Pa dashur të ndalem në "ligjshmërinë" e votës së deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e 'Qeverisë Kurti' dhe kryeparlamentares Osmani, e njëjta gjykatë i ndaloi kandidimin Albin Kurtit për deputet në Kuvendin e Kosovës për të njëjtat motive juridike.

Tani mbetet të shihet se a do të plotësohen kushtet ligjore për zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër të vendit! Pavarësisht kësaj, qeveria në ardhje e ka legjitimitetin më të lartë qytetar dhe përgjegjësinë më të madhe politike, do të thoja historike në këto dy dekadat e fundit.

Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, kur kishim shpërndarje të përgjegjësisë politike me rastin e zgjedhjes së institucioneve shtetërore, pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor, kësaj radhe përgjegjësia për formimin e institucioneve shtetërore bie mbi partinë fituese e cila e ka sigurar mazhorancën në Kuvend.

Meqë kjo mazhorancë e dalë nga "referendumi" nuk do të jetë e mjaftueshme për sigurimin e 2/3-ve në Kuvend, partia fituese, në këtë rast LVV dhe lideri i saj Albin Kurti menjëherë duhet t'i fillojnë negociatat me të gjitha subjektet për zgjedhjen e presidentit.

Albin Kurti mohikani i fundit i klases politike të pasluftës

Çdo anashkalim dhe injorim i partive opozitare shqiptare për arritjen e marrëveshjes politike për zgjedhjen e presidentit do ta çojë vendin në zgjedhje.

Krijimi i një situate të tillë nuk si përkthehet ndryshe, veq si ikje e përgjegjësisë politike e Albin Kurtit për përballje me faktorin ndërkombëtar, përkatësisht ikje nga ballafaqimi i dialogut me Serbinë në Bruksel dhe ikje nga kërkesat e SHBA-ve dhe Izraelit për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kur kësaj t'i shtohen edhe mijëra probleme të brendshme, filluar nga kriza pandemike, gjëndja e rënduar ekonomike, sistemi i degraduar i drejtësisë, shëndetësië, arsimit dhe pakënaqësive të shumta sociale, nuk e lejojnë Albin Kurtin të jetë përjashtues, por bashkëpunues me bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet e pavarura shtetërore.

Në asnjë rrethanë nuk guxon të vie në pikëpyetje formimi i qeverisë për shkakun e postit të presidentit. LVV-ja ka marrë përgjegjësi historike për udhëheqjen e vendit në katër vitet e ardhshme. Qytetarët e pakënaqur me qeverisjet e deritanishme e presin me padurim ta provojnë edhe qeverisjen e Albin Kurtit, mohikanin e fundit të kësaj klase politike të pasluftës.

"Çka të mbjellësh korrë" e thotë një fjalë e urtë popullore. Më në fund edhe Albin Kurtit i erdhi radha t'i shijojë frutet e të mbjellurave përgjatë 15 vjetëve të fundit në skenën politike kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat