Intervistë me kryeministrin Edi Rama

Opinione

Intervistë me kryeministrin Edi Rama

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:48
Sherif Ramabaja

Shkas për të zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama janë rrjedhat aktuale në Shqipëri në prak të zgjedhjeve nacionale, zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë dhe marrëveshja që këto ditë është bërë publike mes tij dhe Erdoganit, për futjen në shkolla të gjuhës turke dhe rishikimi i librave të historisë.

Zoti Rama, po fillojmë me marrëveshjen që ju e keni arritur me Erdoganin gjatë vizitës së juaj të fundit në Turqi, por që publike është bërë këto ditë. Kjo marrëveshje ka hasur në kritika të fuqishme, nga mediat, institucione të ndryshme arsimore, intelektual, shoqëria civile dhe gjithandej në Shqipëri dhe Kosovë. Partia e juaj heshtë për një marrëveshje të tillë, kurse asnjë fjalë e mirë nuk është thënë nga askush deri më sot?

Edi Rama: Shikoni, ne Turqinë e kemi një vend mik. Me Turqinë na lidh e kaluara jonë e përbashkët, tash ne këtë nuk mund ta mohojmë, po Turqia e sotme nuk ka të bëjë me të kaluarën e Perandorisë Otomane. Ne sot jemi në shekullin 21 dhe për atë duhet të shikojmë para e jo të kthehemi mbrapa.

Historinë do e rishikojmë dhe vetëm aty ku flitet me urrejtje për popullin turk, do bëjmë korigjime. Ne rininë tonë duhet ta edukojmë me metoda afrimi e jo largimi dhe urrejtje ndaj popujve të tjerë.

Sa i përket futjes së gjuhës turke në shkollat tona, është një zgjedhje e vullnetshme dhe askush askend nuk do ta detyroi të mësoj turqisht nëse nuk don. Ç´ka të keqe këtu nëse ka edhe të tillë që krahas anglishtes shprehin dëshirën që të mësojnë edhe turqisht.

Unë presidentin Erdogan e kam mik të madh, e çmoj shumë dhe unë mrekullohem prej tij.

 Ne me Thaçin kemi ardhur në përfundim se presidenti Erdogan është ai që më së shumti po na përkrah, po na dëgjon, po na ndihmon dhe na ka premtuar që gjithmonë pranë do ta kemi.

Zoti Rama, ky është mendimi i juaj dhe Thaçit për Erdoganin dhe Turqinë, po ju nuk e keni marr mendimin e popullit shqiptar apo organeve shtetërore, sepse ata mendojnë se ju po e orientoni Shqipërinë dhe Kosovën krejtësisht në drejtim të gabuar dhe se ne shqiptarët orientimin dhe perpektivën duhet ta kërkojmë drejt perëndimit?

Edi Rama: Unë dhe vëllau im Thaçi gjithmonë jemi konsultuar dhe i kemi marr vendimet më të mira që mund të ekzistojnë për popullin shqiptar.

Ne nuk duhet të orientohemi vetëm drejt EU dhe SHBA, por synim duhet ta kemi edhe botën tjetër. Ç´ka të keqe nëse ne bashkëpunojmë me Turqinë, Serbinë, Rusinë, Kinënën dhe shtetet të tjera me ndikim. Ne kemi nevojë për miq dhe nuk duhet të kufizohemi vetëm në perendimin dhe prej tyre të presim ç´do zgjidhje.

Shikoni për zgjidhjen e problmit të Kosovës ne duhet të bashkëpunojmë me Serbinë, me Rusinë, me Kinën e pse jo edhe me Turqinë. Ne duhet të tregohemi të aftë se edhe vetë jemi në gjendje të ndërrmarrim hapa strategjik për të mirën e kombit.

Zoti Rama, për hapa të tillë strategjik që po i përmendni ju, shqiptarët mendojnë se janë të gabuar, po ne t´i kthehemi marrëveshjes me Erdoganin. A do të thot kjo se ju me rishikimin e historisë figurën e Gjergj Kastriotit do ta degradoni ?

Edi Rama: Jo aspak. Gjergj Kastrioti do të mbetet aty ku qëndron me shekuj. Vendi dhe roli i tij është pranuar edhe nga evropianët, prandaj ai si figurë e rolit historik do të mbetet aty. Periudha e tij ka qenë e lavdishme, po sot kemi t´jera synime. Ne duhet të ecim përpara dhe ta rrisim prosperitetin e popullit.

Mund të rishikohen vetëm tekstet me përmbajtje të urrejtjes si për shembull kur flitetet se turqit ishin fuqi dominuese në Evropë, por Gjergj Kastrioti me gjenialitetin e tij i fuste në kurth dhe i shpartallonte duke i lënë me qindra e mijëra të vdekur të cilët skishte kush t´i varroste. Këtë turqit e shohin si nënçmim dhe degradim për ta.

Zoti Rama, ne nuk na merr mendja që institucionet arsimore pajtohen për vlerësime të tilla, po si u pajtuat ju që gjuha turke të futet në shkolla shqipe, kur sot në botë pritet shpërthimi i Revolucionit Industrial 4.0 dhe gjuhët e domosdoshme janë anglishtja, gjermanishtja, frengjishtja e tash së fundi edhe kinezishtja e ju shqiptarëve po ua servoni në pjatë turqishten. A sështë ky një absurditet, apo po mendoni se shqiptarët e hanë edhe këtë ?

Edi Rama: Ju po më pyesni edhe njëherë për atë që ju dhash sqarime. Gjuha turke është vetëm në suaza vullnetare. Nuk ia imponojmë askujt.

Zoti Rama, po pse një hap të tillë, ishit të shtrënguar ta bënit këtë apo si, sepse shqiptarët asesi ta kuptojnë një vendim të tillë.

Edi Rama: Ishte marrëveshje mes miqve. Ne jemi vëllezër me popullin turk, prandaj pse mos t´i dëgjojmë miqtë, nuk shoh asgjë të keqe këtu.

Zoti Rama, zgjedhjet në Kosovë i fitoi Albin Kurti çka do të thot kjo për ju. Kim Mehmeti tha se Rama më me dëshirë dhe më me miqësi takohet me Viçiqin sesa me Albin Kurtin.

Edi Rama: Unë nuk kam agjë kundër Kurtit, po veprimet e tij aspak nuk më pëlqejnë dhe bien ndesh me kohën. Ai po insiston që partinë e tij ta shtrij edhe në Shqipëri. Ai harron se Shqipëria nuk është Kosovë dhe se tash ne jemi dy shtete, pa marr parasysh që jemi vëllezër.

Akoma pa ardh në pushtet u deklarua për bashkim kombëtar, duke thyer ligjet dhe normat ndërkombëtare.

Thënë të drejtën ne dallojmë shumë me Albin Kurtin dhe ndoshta më mirë është të thuhet haptas se unë nuk kam agjë të përbashkët me te. Unë e kam uruar për fitoren, po me mentalitetin dhe veprimet e tij kam dronë se do ta fundosë Kosovën.

 Këtë nuk po e them vetëm unë po i këtij mendimi ishte edhe Thaçi dhe Isa Mustafa.

Pyetja e fundit zoti Rama: Ju e keni shpallur mandatin e tretë, a jeni optimist se do ta fitoni?

Edi Rama: Unë haptas kam thënë, mandatin e tretë nuk po e paraqes për veten dhe familjen time, po për Shqipërinë. Unë gjithmonë jam optimist që të fitoi, vetëm nëse mi vjedhin votat si presidentit Trump!

Intervista u zhvillua për revistën “ Mars – Rover„

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat