Portet greke dhe gjeopolitika

Opinione

Portet greke dhe gjeopolitika

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 9 mars 2021 Në ora: 08:12
Ruzhdi Peçani

Njëra prej fregatave më bashkëkohore dhe e sofistikuar Ruse me flotën përcjellëse para pak javësh do arrinte në portin Pirej. Në kuadër të “një vizite pune”,këtë e kishte paralajmruar veç ambasada Ruse në Athinë.

Kështu fregata Ruse ishte ankoruar në portin Grek e cila është nën kontrollin e kompanisë shtetrore kineze,kjo në distancë vetëm pesë milje nga porti i Marinës Greke të luftës,kështu shkruante gazeta konzervative “Katimerini” duke aluduar në garën gjeopolitike dhe ekonomike për portet greke,në të cilën janë kyçur të gjitha fuqitë e mëdha.

Qëndrimet e flotave luftarako-detare ruse në portet e Greqisë, një shtet anëtar i NATO-s, po bëhen një fenomen shqetësues. Në 8 shkurt gazeta greke “Ekathimerini” njoftonte se fregata ruse “Admirali Kasatonov” bashkë me një numër luftanijesh shoqëruese qëndruan disa ditë të shkurtit në portin e Pireut. Interesant është se kjo gazetë e mir e informuar greke shkruan se e ka burimin e lajmit të saj nga njoftimi i ambasadës ruse në Athinë i shpërndarë në rrjetet sociale, pra as nga ministria greke e mbrojtjes dhe as nga ministria e jashtme greke

Kompanitë të SHBA,Kinës, Rusisë, po edhe Izraelit, Italisë dhe Gjermanisë, tani veç kontrollojnë,apo pretendojnë ose planifikojnë për portet nga Aleksandrupolisi drejtë verilindjës së Egjeut gjerë te Iraklia në Kretë, në jug, si dhe nga Igumenica, në very të detit Jon gjerë te porti a Astakos, Volosa dhe Kavale.

Përmes kompanive private të pavarura amerikane, po dhe një pjese të parave të korporatave Finaciare shtetrore të SHBA për zhvillimi ndërkombëtar (DFC), Shtetet e Bashkuar pretendojnë për të blerë portet Aleksandrupolis, Kavala si dhe Volos,këtë thekson edhe shtypi amerikan.

Kompania shtetrore Kinez "Cosco Shipping" tani më veç gjendet në Pirej, duke zotëruar pjesën më të madhe të kapitalit (afro51 %) të kompanisë së portit Pirej. Edhepse kjo kompani në dukje ka rregulluar veprimtarinë e saj primare – shkarkimin e kontejnerëve,Pekini asnjëherë nuk ka fshehur rëndësinë që i jep diplomacisë ekonomike "Rrugës së re të mëndafshit" ashtu që të zgjeroj ndikimin e sajë në Ballkan dhe mëtëej në Evropë,këtë e thekson edhe shtypi grek.

Në Selanik shumicën e aksioneve të kapitalit,dy të tretat prej 67 %,tani I kontrollon firma “Belterra" që është në pronësi të Grekëve nga Rusia Ivan Savidisi të cilit javën që shkoi një pjesë ia ka shitur edhe investitori gjerman të kapitalit DIEP. Para tetë muajsh,pothuaj pa u vërejtur ka kaluar edhe tentimi i faktorit amerikan i cili ka paralajmruar për një marrëveshtje xhentelmene për portet në veri të Greqisë,shkruan "Katimerini" për vizitën e pazakonshme të ambasadorit të SHBA në Greqi, Djefri Pjata ndërmarrjës së portit në Selanik (OLT).

Ambasadori në deklarimin e tijë ka falenderuar kompaninë OLT për bashkpunim për transportin e forcave të armatosura amerikane duke theksuar se tek pret "ndërtimin e raporteve për transparencën dhe bashkpunimin në fushën e interest të ndërsjellët.” Ky formulim shkruan “Katimerini", tregon pakënaqësinë amerikane lidhur me hyrjen e firmës së shtetasit rus Savidis në pronësi të portit të Selanikut,në muajt në vijim do kuptohet se a është i mundur edhe bashkpunimi direkt i SHBA dhe OLT.

Dy kompani amerikane,si dhe Porti Shlolun,me bashkëpronar të rinjë greko-rus,pretendojnë Portin Aleksandrupolis dhe vend ankorimin “Filipi Dytë" në Kavali, gjithë në very të Egjeut.Burime nga revista Athinase nga Ministria e tregtisë detare,nga fondi shtetrorë për investime zhvëllimore (IPED) dhe nga vetë nërmarrja e portit Selanik theksojnë se pjesëmarrja e kësaj ndërmarrje në garë për dy portet “ka kryesisht krakter mbrojtës”, gjegjësisht "që të sigurohen,që nëse njerta nga dy portet nuk kalon në duart e amerikanve,të mos e fitoj ndoj konkurent i OLT".

Burime informative sqarojnë se nuk është përjashtuar se OLT të marri rolin e administratorit nga ndonjeri investitor amerikan i cili do fitoj këto porte. Megjithatë, në Igumenicë e cila është në process tenderimi,qëndrimi i OLT është ndryshe.Grupi i Savidisovit, sipas burimeve informative,ka dy orientime zhvillimi për Selanikun: Që të bëhet porti kryesor në tërë Ballkanin,dhe nga ana tjetër që ky grup do fitinte qasjen në Adriatik,të cilën Igumenica e siguron këtë përmes autostradës "Egnacija" e lidhur me Selanikun. Për Igumenicën ka dhe pretendent tjerë të interest afarist,si grupi Italian"Grimaldi", kompanisë më të madhe greke të anijeve "Attica Group",si dhe një kompani gjermane e anijeve.Tenderi për Aleksandrupolis, Igumenicën dhe vend ankerimin "Filip Drugi" në Kavali janë në fazën e përzgjedhjes së kandidtaëve i cili duhët përfundoj nga fundi i shkurtit.

Shteti Grek lidhur me këto punë,udhëheq strategjinë e diktuar nga nevoja për aleatët e fortë ndërkombëtar për shkak të tensioneve që ka me Turqinë dhe interest të gjerë për juglindjen e Mediteranit si udhëkryq energjetik dhe vendburim i madh i gazit,sipas vëzhguesve diplomatik.Dhe në këtë ata tërheqin vërejtjen në Pirej për firmën kineze "Cosco" e cilja insiston në zhvillimin e sajë për afarizmin e sajë me kontenjerët,që për këtë kundërshtohen nga SHBA dhe shtete kyç të BE.

Qeveria Greke mbështetet edhe në Marrëveshtjen për bashkpunim në mbrojtjen reciproke (MDCA) me të cilën SHBA-s i ka mundësuar lehtësira në portin ushtarak Suda në Kretë si dhe në portin Aleksandrupolis.

Nga ana tjetër shteti Grek në të gjitha kontratat për koncesion, ka vënë klauzolën në bazë të së cilës,për arsye të sigurisë publike,mund të ndaloj qasjen për cilëndo anije në cilindo port.

Në gjithë këtë,për intereset greke dhe të huajve në portet greke viteve të fundit kanë tërhequr vërejtjen permanente të shërbimeve informative dhe sigurisë të Greqisë.Sipas "Katimerini".

Kështu më 2 maj 2020 zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer,kishte deklaruar “SHBA vazhdojnë t‘i bëjnë thirrje Qipros për ndalimin e qëndrimit të rregullt të luftanijeve ruse në portet e Qipros”.

Greqisë ia tërhoqi vëmendjen për bashkëpunimin me Rusinë edhe ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt, i cili në simpoziumin e “Shoqatës Greke të Atlantikut” në 17 dhjetor 2020 deklaroi: “Do të doja të theksoja kërkesën për ne të gjithë t’i hedhim një vështrim të thellë aktiviteteve malinj, ku Rusia është angazhuar këtu, edhe në Mesdheun Lindor, edhe në Ballkanin Perëndimor”

Nga gjithë kjo, Shqipëria duhet të ketë një ndjenjë alarmi nga harta e pranisë dhe e lakmisë ruse për portet greke, që nga Selaniku e deri në Igumenicë. Është mjaftë e qartë për shtetin Shqiptar dhe gjithë shqiptarët se çfarë don të thotë për Shqipërinë prezenca Ruse në Igumenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat