Avdullah Hoti, pse s'po e shkarkon Melizën?

Opinione

Avdullah Hoti, pse s'po e shkarkon Melizën?

Faton MEHMETI Nga Faton MEHMETI Më 9 mars 2021 Në ora: 08:15
Meliza Haradinaj

Dulla vazhdon të heshtë, heshtje prej varri. Ndonëse do të duhet të kishte reaguar, asgjë më shumë dhe më pak përpos ta lirojë nga detyra ministren e jashtme, e cila përflitet për manipulim të votave. Qoftë edhe si akt moral, kur dihet se e tërë qeveria ëhstë në detyrë, dhe atë në ditët e saj të fundit, kryeminstri Hoti duhet të ishte më i ndjeshëm ndaj rastit të shumëpërfolur në media. 

Pavarësisht se edhe mund mos të jenë të vërteta, lë shumë vend për dyshime video, incizimet e të cilave shfaqin qartë burrin e ministres aktuale të jashtme, duke korruptuar komisionerë, për të shtuar numrin e votave për gruan e tij, kandidaten për deputete nga AAK. Këto dyshime nisën nga brenda shtëpisë me një kandidate tjertër nga AAK, e cila e kauzonte Meliza Haradinajn për manipulime të votave, e të cilat pastaj morën formë me publikimin e incizimeve. Pas presionit të mediave, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vendosi që të rinumërohen fletëvotimet “problematike". Meliza Haradianj-Stublla ka deklaruar se e mirëpret vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. S'kishte si të thoshte ndryshe, e gjendur përballë fakteve, nën rolin e viktimës ajo shpreh bindje të plotë e thotë se as ajo, as bashkëshorti, as asnjë familjar apo bashkëpunëtor i saj, nuk është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike. Athua Melizë, në ato incizime a ishte burri yt apo jo, apo ke harruar se ai aty bënte vepra penale. Edhe me video po thua se nuk janë të vërteta, paramendo ato që përfliten dhe janë me video, tmerr për nivelin e një ministre të jashtme. 

Se Meliza nuk ishte e “rehatshme" është parë qysh në fillim. Ajo, edhe pse u bë ministre e jashtme, nuk ishte në rregull me ligjin, hiq më pak se e dënuar me 8 muaj me burg me kusht, Meliza ariti në majën e diplomacisë. E njëjta tani ngatërrohet me vota, mjaftueshëm e qartë dhe e besueshme për implikimin e burrit të saj, sigurisht me dijeninë edhe të  Melizës. Në vendet normale për një incizim të tillë, duke kryer vepër penale, dikush do të shkonte edhe në burg, e këtu as nuk shkarkohet nga pozita. Kjo është e turpshme, duke dëshmuar krizën e madhe morale që ekziston në politikën tonë të përditshme. 

Një politikë pa moral është e rrezikshme për shoqërinë, shtetin dhe të ardhmen e saj. Kryeminstri Hoti duhet të shkarkonte Melizën, pa u menduar dy herë. Po të ishte e përgjegjshme sado pak, Meliza vet do jepte dorëheqje, pikërisht se nuk është e përgjegjshme, ajo edhe ka bërë veprime të tilla. Njësoj si në rastin e parë që thoshte jam e pafajshme por u dënua me 8 muaj burg me kusht, njësoj flet edhe tani, ndonëse të gjithë e kemi parë se burri i saj po kryente vepër penale nën emrin e gruas së tij, fatkeqësisht ministre e jashtme e Kosovës.

Vazhdimisht, politika e Kosovës ka prodhuar skandale të shumta, e të cilat, ndonëse kanë qenë të mëdha janë shuar në heshtje, edhe për shkak të lidhjeve të politikës me drejtësinë, shto këtu moralin politik përtokë, është po kjo politikë që ka shkaktuar situata nga më tragjike, dhe njëkohësisht më komike. Papërgjegjësia e madhe e politikës ka prodhuar mjerimin në të cilin ne ndodhemi, edhe e cila ka prodhuar varfëri, korrupsion, dëshpërim etj.

Kemi nevojë për një “rilindje të politikës, të ndërgjegjes sonë” , për të prodhuar politikanë të ndershëm. Jo soji Melizës të bëhet ministre dhe për më tepër të vazhdojë akoma të mbetet, edhe përkundër skandalit të madh me manipulim të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat