Nuk është garë për “listë”, po për Shqipërinë!

Opinione

Nuk është garë për “listë”, po për Shqipërinë!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 9 mars 2021 Në ora: 08:54
Qamil Gjyrezi

Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të listave për kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.

Propaganda e PS-së dhe e Edi Ramës, tenton të krijojë një “grackë” për votuesit shqiptar që i nëpërkëmbën dhe varfëruan në 8 vite!

Besart Logu shkruan: “Nuk duhet të biem në grackën e emrave. Çdo emër, kushdo qoftë ai, është shumë i vogël përballë makinerisë së vjedhjes dhe tjetërsimit të votës të sektit të Rilindjes”.

Makineria e vjedhjes dhe tjetërsimit të votës të sektit të Rilindjes që varfëroi ekonominë, pensionistët, të rinjtë, biznesin dhe ia “nxiu jetën” të gjithëve, përpiqet të krijojë imazhin me anë të "listave" propagandistike.

Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm nuk duhet të bien në këtë "grackë" të Edi Ramës. Kryeshkaktari i kësaj situate që kërkon një zgjidhje është Edi Rama dhe as qe "can kokën" për këdo që ka zgjedhur në listën e tij. Lista është "manovra" e fundit për të bërë propagandë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Ligjin në PS e bëjnë koncensionarët e PPP-ve, narkotrafikantët, mafia ndërkombëtare dhe vendase.

Lista e Edi Rames është vetëm "fasada" për zgjedhje dhe për të krijuar biseda urbane ne "tavolinat bosh", me qëllim për të mbuluar dëmet që Rilindja dhe Edi Rama i'u shkaktuan shqiptarëve në 8 vite.

Gara me datën 25 Prill nuk është thjeshtë votim i një liste apo një tjetre.  Kjo garë është garë përtej një liste të zakonshme është garë për Shqipërinë!

Drejtuesi i qarkut të Shkodrës Helidon Bushati shkruan në statusin e tij: Kjo nuk është gara e një liste. Është pertej saj. Është koha të përveshim mëngët të gjithë bashkë dhe të çojmë deri në fund një frymë popullore, që nis nga Shkodra”.

Fryma popullore duhet të tejkalojë listën dhe të mendojë dhe shpresojë për Shkodrën dhe Shqipërinë!

Fryma popullore do të sjelli një kryeministër që mendon për njerëzit sic është Lulzim Basha dhe do të largojë Kryeministrin e dështuar Edi Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat