Mjaft më..

Opinione

Mjaft më..

Nga: Pranvera Dalipaj Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:51
Pranvera Dalipaj

Mashtrimet, abuzimet, krimet, zullumet kanë një fund… Madje me fund tragjik kanë rezultuar të gjitha, e kudo. Edhe në listat e kanditaturave për zgjedhjet e 25 Prillit nga “Rilindja” e Dështimit, Krimit dhe Edvinit, e shohin të gjithë si dështimin, ku janë përjashtuar kapacitete dhe janë zvëndësuar me skarcitetet, ata që kanë përfaqsuar PS, dhe duke graduar ata që përfaqsojnë “Rilindjen” e dështimit, krimit, kanabizimit…

Shqiptarëve ju ka vajtur në majë të hundës me ju..

Në 8 vite pushtet me timon e tepsi - kazan e kusi, Edi Rama u tall, gënjeu paturpësisht çdo shqiptar. Në 2013 premtimet e Ramës ishin të shumta, por, rezultati i këtyre premtimeve gjatë 8 vite qeverisje cili ishte?

Cilin premtim mbajti Edi Rama?

● Premtoj 300.000 vende pune - dështoi

● Shëndetësia falas - dështoi

● Detyrat me BE-në i shtoi - dështoi

● Borxhin publik e thelloi - dështoi

● Premtoj Ujin e pijshëm në çdo shtëpi - dështoi

● Premtoj uljen e taksave për 97% të qytetarëve - dështoi

● Premtoj rikthimin e emigrantëve - dështoi

● Premtoj buxhet për Arsimin 5% - dështoi

● Premtoj luftën ndaj korrupsionit - dështoi

● Premtoj heqjen e TVSH për ushqimet bazë - dështoi.

Pas premtimeve të pambajtura, Edi Rama sot shfaqet si "Hero" para shqiptarëve duke kërkuar një mandat të tretë. Mandatin e tretë, ndryshe nga ai i dyti, po e kërkon duke mashtruar, pa u skuqur fare, duke prezantuar projekte Aeroportesh e Hekurudhash në 3D.

Mashtruesi më i madh kërkon të abuzojë edhe 4 vite të tjera me jetët tona, të fëmijëve tanë, jetët e gjithë shqiptarëve.

Ekonomia shqiptare e ajo familjare e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi po lëngon.

Është e qartë që qeveria e falimentoi ekonominë me një model mbytës.

Ky është Kryeministri i Shqipërisë, që ka nxjerrë në shitje çdo pasuri të këtij populli për të shtyrë ditët në karrige, duke zhytur në borxhe shqipëtarët dhe shtuar fitimet e oborrit të tij.

Çdo shqipëtarë sot është i ndërgjegjshëm se Edi Rama e kabineti i tij, që nga tigra e ujqër sot janë kthyer në qengja për të mbledhur vota, janë emergjencë kombëtare që duhen larguar një orë e më parë.

Sepse ai sot "Heroi jonë", "bir" komunisti, është duke u tallur me jetët tona, ai sot vendos se kush duhet të jetojë e kush duhet të vaksinohet.

Sepse ju "Heroi jonë" jeni i vetmi Kryeministër që i larguat shqipëtarët nga vendi me propagandë e dhunë psikologjike!!

Je i vetmi që shkatërrove Arsimin, duke emëruar Ministra pa shkollë.

Jeni të vetmit që larguat nga puna njerëz intelektual, të aftë e të mirëarsimuar për t'i zvendësuar me disa militant të paarsimuar.

-“Rezultatet e sukseset” e tua si Kryeministër gjatë këtyre 8 viteve, duke abuzuar me besimin që të dhanë shqipëtarët në 2013 janë:

1- Shkatërrimi i artit e kulturës shqipëtare;

2- Shkatërrimi i kombit;

3- Shkatërrimi i Arsimit;

4- Shkatërrimi i drejtësisë;

5- Shkatërrimi i ekonomisë;

Pra, ju "Heroi jonë" jeni një tradhëtar, arrogant, jeni një armik për rininë dhe të ardhmen e tyre!!

Edi, je një plagë e madhe për rininë shqipëtare, prandaj ik, lëre rinin të krijoj të ardhmen në vendin e tyre.

Falë jush "Heroi jonë" Shqipëria nuk ka mbetur as në vend numëro, po ka bërë hapa prapa dhe më 25 Prill, Shqipëria do tu kthehet shqipëtarëve dhe Vlora do tu kthehet Vlonjatëve.

Disa vargje të poezisë – “Vlora, Vlora”: të përshtatura nga Magjiku i Labërisë: Ali Asllani:

Jam vlonjat e trim me besë,

Rreth flamurit di të vdesë,

A me hirë a me pahirë,

Do e mos do jem i lirë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat