A po arnohet Lidhja Demokratike e Kosovës

Opinione

A po arnohet Lidhja Demokratike e Kosovës

Nga: Ismail Muqiqi Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:40
Ismail Muqiqi

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga vdekja e liderit historik Dr. Ibrahim Rugova e ka humbur rrugën e saj gjenerale. Grupet e interesit, vite me radhë janë barikadue përmes formave në krye të organeve të partisë, duke e ndryshua edhe statutin e kësaj partie për qëllime karjeriste në kundërshtim me normat demokratike. Ka kohë qe votimi i fsheft në organet e kësaj partie është harruar, dhe kjo me qëllime të ngulfatjes të mendimit dhe propozimit të lirë. Kjo mënyrë e udhëheqjes përmes metodave burokratike duke luftuar konkurrencën dhe mendimin ndryshe. Kjo beri që te bllokokohen reformat në udhëheqjen e kësaj partie.

Largimi i Vjosa Osmanit dhe bojkotimi i Donika Gërvalles si dy figura besnike të filozofisë shtetformuese tregon konceptin e metodave të ish sistemit një partiak monist. Zgjedhjet e fundit nacionale dëshmuan se elektorati i kësaj partie nuk mendon njësoj si kryesia e partisë e cila është shndërruar në [byro politike], nga e cila dalin direktivat pa e përfillur elektoratin. Këto ditë kur po pritet të zgjidhet një kryetar i ri pa u organizua zgjedhjet në bazën partiake po tentohet qe me improvizime dhe arrnime të mashtrohet elektorati duke e votuar një emër i cili do ti ruaj interesat e garniturës së vjetër.

Tani në prag të mbajtjes të këshillit të përgjithshëm për votimin e një kryetari të ri kanë filluar të dalin në sipërfaqe rrymat e caktuara me ambicie karjeriste të cilat duke e shfrytëzuar elektoratin dhe emrin e Ibrahim Rugovës kanë krijuar pasuri marramendëse personale.

Këta individ të cilët ishin në krye të organeve të partisë tani janë në ofensivë për zgjedhjen e një kryetari i cili ju krijon vazhdimësi në pozita të ndryshme duke ju mundësuar ruajtjen e interesave politike dhe ekonomike personave te caktuar. Në këtë drejtim gara politike do të zhvillohet ndërmjet 3 rrymave të cilat me vite kanë ekzistuar në këtë parti duke pritur momentin dhe shansin për ta mar kalanë nga brenda.

Prandaj përpjekjet për ndonjë arnim përmes formave të improvizimit për ta zgjedhur një kryetar të ri pa u organizua zgjedhjet nga baza edhe më shumë do ta thelloj krizën në këtë parti e cila në zgjedhjet e fundit nacionale pësoi debakël duke humbur gjysmën elektoratit tradicional

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat