Prepotentët dhe pushteti në Kosovë!

Opinione

Prepotentët dhe pushteti në Kosovë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 11 mars 2021 Në ora: 08:29
Petrit Dibrani

Respektin ndaj njëri tjetrit, se kanë pasur asnjëher. Tani po shpërfaqet edhe interesi i zyrtarëve të lartë, mbrenda subjekteve politike të cilat i humbën zgjedhjet.

Po shihet shumë qartë se, vetëm interesi i pushtetit i ka mbajtur bashkë edhe zyrtarët e subjekteve politike që i humbën zgjedhjet.

PREPOTENTËT e skenës politike.

Asnjëher, ama bash asnjëher, s’kanë qenë bashkë për interesin shtetëror, tani po shihet se si, këta MUJSHAR të pangopur, s’kanë qenë të bashkuar as edhe mbrenda për brenda subjekteve politike, që i’u takojnë.

Të dalldisurit me humbjen e pushtetit, apo mos arritjen e votave për tu zgjedhur deputet, po tregojnë jo vetëm mos respekt ndaj votuesve të tyre, por po tregojnë - shpërfaqin edhe mos edukatë, ndaj vetes së tyre.

Duhet ta dini, ju të dalldisur pispiling bishtatundës, se humbja e pushtetit, nuk është fundi i botës.

Tani gradualisht po del në sipërfaqe!

“Qytetarët që kanë zgjedh të korruptuar, hajdutë, tradhtarë dhe mashtrues, nuk kanë qenë viktimë, kanë qenë bashkëpunëtor të jauj”!

“Krimi i organizuar në politik, ka emra të ndryshëm anembanë botës. Në Itali quhet "Camorra", në Amerikë "Mafia" dhe në Kosovë deri tani është quajtur qeveri.

Me krijimin e qeverisë së re, mbetet të shihet!

Si dhe sa do punohet për qytetarët dhe për shtetin.

Ju lakmitar, pispiling prepotent, mujshar!

Shumë nga ju, s’do ktheheni kurrë në postet zyrtare.

Mos harroni!

Edhe pa pushtet, jeta ka “lezet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat