Kërkesë deri te Albin Kurti!

Opinione

Kërkesë deri te Albin Kurti!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:56
Sulejman Mehazi

 

I nderuar kryeministër i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, qytetarët e Kosovës kërkuan ndryshime rrënjësore, prandaj ju votuan masovikisht juve. Pas fitores bindëse tani kemi një kërkese ndaj jush, i nderuar Albin Kurti, a bën të ndryshojë edhe mentaliteti i intelektualëve, gazetarëve, opinionistëve, analistëve e gjetiu, që tani e tutje, të gjithë politikanëve të devijuar e të korruptuar, qofshin shqiptarë, serbë, maqedonas që do na ofendojnë, shajnë, nënçmojnë qenien tonë kombëtare e fetare t'ua kthejmë me të njëjtën  gjuhë?!

Sidomos të ndryshojmë psikologjinë tonë 100 vjeçare të sjelljeve të mira e toleruese politike e intelektuale ndaj serbëve, ne me të mirë, ata me të keq, pasi, ata, janë të poshtër me fjalët e veprimet e tyre politike, dhe ne, pse mos të bëhemi të poshtër ndaj veprimeve të tyre?! Prandaj ata na kanë sunduar e robëruar për shkak të urtësisë sonë. Nuk shkon më kështu, bota na njeh, i di vlerat tona shpirtërore e kombëtare, puna e madhe se nuk bëhemi të mirë me serbo-sllavët e jugut; do bëhemi të mirë kur ata do bëhen të mirë ndaj nesh, s'ka turp me ata.

Me të poshtëruerit do bëhemi të poshtëruar, ata e njohin vetëm fjalorit e poshtërsisë, prandaj tani e tutje duhet t'ua kthejmë argumentet tona me të njëjtin fjalorë të poshtërsisë, se përndryshe dhe 100 vjet tjera do na sundojnë. S'ka më të bëhemi të sjellshëm e të edukuar me ata që si kanë këto cilësi.

Ata janë të lindur për dhunë, poshtërime e ofendime dhe ne do ua kthejmë me të njëjtën masë! Vetëm në këtë mënyrë do na frikohen, do heshtin e do na marrin me të mirë. Dhuna me dhunë mundet, fjalori i keq i të folurit mposhtet vetëm me fjalor të keq.

Niçe thotë: "Me gungaçët bëhuni gungaç"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat