Basha dhe Duma politikan, vizionar me frymë opozitare dhe praktik!

Opinione

Basha dhe Duma politikan, vizionar me frymë opozitare dhe praktik!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:26
Qamil Gjyrezi

Modeli post-modern politik duhet të jetë jetësor e me vizion, për të përballuar kriza të një shekulli të ri dhe shumë praktik, për të dhënë zgjidhje problematikave njerëzore, sigurisë për të ardhmen. Njerëzit kanë shumë nevoja, ekonomike dhe shoqërore, por siguria për të ardhmen është kërkesa bazë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama me anarkinë e tij, i’u errësoi të ardhmen njerëzve, familjeve shqiptare. Dje në metingun madhështor në Kavajë, Basha u ngjit mbi kofnen e një makine për të përshëndetur mbështetësit demokrat, që kanë besim dhe shpresojnë tek lideri Basha, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. 

Lulzim Basha së bashku me Grida Dumën ngjallën shpresë dje në Kavajë për të gjithë shqiptarët, me modelin e tyre të të bërit politikë.

Një prej strategjive të Ramës është për të krijuar një imazh të zymtë për opozitën para opinionit vendas. Basha duhet të zhvillojë modelin e takimeve elektorale praktike si në Kavajë, në cdo qytet të Shqipërisë për të dhënë mesazhe shprese besim për jetën dhe të ardhmen. Edi Rama “abuzon” me situatën e Pandemisë dhe me “levat e tija” në policinë e të gjithëve tenton të ndalë frymën opozitare. 

Basha gjatë protestave historike në vitin 2019, prezantoi para të gjithë shqiptarëve politikanin ndryshe, praktik dhe jetësor që jep shpresë. 

Në cdo miting, krahas fjalimeve shumë optimiste, Lulzim Basha përdori modele të reja praktike të të bërit politikë, ndryshe nga Edi Rama që bën vetëm propagandë dhe sjell “zymtësi” për të gjithë shqiptarët. 

Basha shkruan në statusin e tij: “Sot vizitova qytetin e Kavajës ku në çdo hap dhe çdo përshëndetje, në çdo rrugë dhe çdo derë gjeta entuziazëm, padurim dhe vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes që ka mbjellë Edi Rama prej 8 vitesh”.

Opozitarizmi është frymë.

Opozitarizmi është frymë. Opozitarizmi i këtyre  8 viteve e ka patur të domosdoshme krijimin e frymës politike për të kundërshtuar autoritarizmin e Rilndjes dhe Edi Ramës! Në këta 8 vite media dhe mendimi opozitar kanë patur si qëllim krijimin e frymës opozitare për të krijuar besim për të ardhmen e Shqipërisë. Lulzim Basha dhe shumë përfaqësues të opozitës dhe media kanë punuar shumë për të krijuar frymën opozitare, që është themeli i opozitarizmit.

Në politikë, opozita përfshin një ose më shumë parti politike ose grupe të tjera të organizuara që i kundërvihen, kryesisht ideologjikisht, qeverisë partisë ose grupit në kontrollin politik të një qyteti, rajoni, shteti, vendi apo organi tjetër politik. Shkalla e kundërshtimit ndryshon në varësi të kushteve politike. Për shembull, në sistemet autoritare dhe liberale, kundërshtimi mund të shtypet përkatësisht ose të dëshirohet.

Kryeredaktori i gazetës RD, zoti Bledi Kasmi shkruan: “Opozitarizmi nuk është post, është frymë”.

Kavaja fiton!

Shqipëria Fiton!

Vizionarët Fitojnë!

Fryma opozitare do të fitojë!

Fiton e ardhmja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat