Nëse opozita e 14 Shkurtit arrin të krijojë krizë në Kosovë, kjo krizë vet asaj do t’i kushtojë shumë shtrenjtë

Opinione

Nëse opozita e 14 Shkurtit arrin të krijojë krizë në Kosovë, kjo krizë vet asaj do t’i kushtojë shumë shtrenjtë

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:10
Skënder S.Kapiti

Tani pas zgjedhjeve të  14 Shkurtit 2021 dhe të fitores referendare të VETËVENDOSJES dhe të Listës së Vjosa Osmanit pritet që të ngrihen e të funsionojnë Parlamenti, Qeveria e Pretesidenca e re.

Një ndër parimet kryesore të demokracisë është vazhdimësia institucionale e shtetit ku së pari është funksionimi normal, ligjor dhe moral i Parlamentit prej nga dalin Qeveria dhe zgjidhet Presidenti.

Tashmë verdikti popullor, vota legjitime popullore e 14 Shkurtit të drejtën e qeverisë dhe të Presidentit e kanë fituesit e zgjedhjeve, LVV dhe lista e deputetëve të Osmanit, Kurtit për Kryeministër dhe Osmanit për Presidente e Kosovës

Nëse ndodh ndonjë  organizim pucist i opozitës së bashku me serbët që të mos marrin pjesë në seancat për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës , atëhere ky do të ishte një puc tjetër antiligjor, amoral dhe kundëkushtetues dhe injorim i vullnetit popullor nga aventurierët deputetë e politiakanët e partive politike.

Populli i ka votuar të gjithë deputetët, si përfaqësues të tij për të shkuar në parlament dhe për të ushtruar detyrën ligjore, morale e konstitucionale për formimin dhe funksionimin e tij, shtetit dhe të institucioneve të tij.

Mospjesmarrja , nëse ajo ndodh, nga ana  deputetëve në ditën kur zgjidhet e votohet Presidenti i shtetit është papërgjegjshmëri dhe tradhti e deputetëve  ndaj votuesve prej të cilëve ata marrin mandatin dhe të drejtën e përfaqësimit në parlament si dhe është vepër amoralisht e papërgjegjshme politike , ligjore dhe konstitucionale.

Dhe nëse prej tyre vjen edhe deri te një krizë parlamentare e konstitucionale kundër legjitimitetit popullor atëhere kjo krizë do të jetë edhe një krizë shumë e rëndë politike për ato parti të cilat dhe prej të cilave do të vinte një gjëndje e tillë, dhe nëse do të arrihet që nga kjo krizë hipotetike opozitare të detyrohet që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, atëhere ky do të ishte ndoshta edhe asgjësimi politik si parti parlamentare të atyre partive të cilat janë mësuar që të prodhojnë korrupsin , papërgjegjshmëri, tradhti  dhe kriza e puce parlamentare si ai i një viti më parë.

Parlamenti është vëndi  dhe institucioni që reflekton patriotizëm, përgjegjshmëri kombëtare, edukatën dhe kulturën demokratike, lirinë, debatin e demokracinë   në një shtet modern e demokratik. Këtë duhet ta dinë si leksion partitë politike dhe deputetët e shtetit të Kosovës(sidomos aktualisht LDK-ja dhe deputetët e saj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat