Edi Rama, do të përfundojë si “Djemtë e Somozës”

Opinione

Edi Rama, do të përfundojë si “Djemtë e Somozës”

Nga: Beqir SINA Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:00
Beqir Sina

Djemtë e Somozës, në Nikaragua, një nga vendet më ish komuniste, vazhduan drejtimin diktatorial të babait të tyre, edhe për 20 vjet, derisa pas periudhës së skandalit të Uotergejtit, edhe Uashingtoni e humbi oreksin e tij, për diktatorët latinoamerikanë, dhe ata përfunduan në “koshin e plehrave” të historisë së tyre.

Fundi i fatit të dinastisë së Somozës dhe bijëve të tij - u vulos nga rebelët sandinistë, që shpërthyen në kryengritje në Nikaragua, më 1979, kur Somozat, qenë të detyruar të iknin nga pushteti, duke u arratisur në Majami.

Anastasio Somoza i Riu, shkoi në Paraguai ku më 1980, u vra nga një rebel nikaraguan.

“Kur ia nisim me mashtrime, nuk e dinin se në ç’kurth bien, O nëna ime!” – ka thën Sir Walter Scott , duke shtuar se “Komunizmin, më në fund e rrëzojnë bijt e vet”.

Kjo pak a shumë është historia e njërit prej udhëheqësve më majtistë të Amerikës Latine, Somozës, i cili ka qenë një mik i ngushtë tri dekada më parë, edhe i grupeve marksite – leninste, që vinin në Shqipëri, në kohën e sundimit komunist ë Enver Hoxhës. Delegacionet në festimet e 29 Nëntorit, dhe në kongreset në Shqipëri, me delegacionet si motra nga Amerika Latine, dhe ftesës për të marrë pjesë në Kongreset e Partisë së Punës.

Pinjolli i Somozave José Daniel Ortega Saavedra, ka qenë një politikan marksist leninist i Nikaraguas, i cili ka qenë Presidenti i Nikaraguas që nga janari 2007.

Ai më parë se të ishte udhëheqës i Nikaraguas, sherbeu si Koordinator i parë i juntës Kombëtare për Rindërtim, dhe atëherë Presidenti i Nikaraguas (1979-1990). Por, u rrëzua nga “froni” mbas revoltave mbar popullore.

Megjithëse, ai e proklamonte veten si një udhëheqës i Frontit Socialist Sandinist Çlirimtare Kombëtar, (Sandinista Frente Nacional de Liberacion, FSLN), dhe politikat e tij në qeveri kishin parë zbatimin e reformave majtiste në të gjithë Nikaraguan.

Por, ai u rrëzua!

Mirpo, linja politike dhe mësimet e ”Djemëve të Somoz” në Shqipëri, është ringjallur, pas atyre ndryshimeve të 30 viteve më parë me ndryshimin e emrit nga Partia e Punës në Parti Socialiste.

Dhe, kulmi i tyre erdhi me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, një lider tipit ekselent të pinjollve të Somozave José Daniel Ortega Saavedra, nga Frontit Socialist Sandinist Çlirimtare Kombëtar.

Edi Rama, e mori pushtetin dhe u ngrit duke i besuar, atij ish Partinë e Punës – Partinë Socialiste, 20 vjet më parë, me ata të quajturit "Skuadra" - “Djemt e Bllokut”.

E cila erdhi në pushtet 8 vjet më parë, me revolucionin e ardhjes në pushtet :

“Ja Vdekje – Ja Liri” ishte parrulla e Edi Ramës më 21 Janar 2011, që dogji Tiranën atë ditë. Pra, pushtet ose marrje e pushtetit vetëm me ata që janë lidhje të ngushta familjare, pikërisht bijë e bija, ish Partinë e Punës – Partinë Socialiste, me në krye vet pinjollin Gramoz Ruçin, dhe disa shokët e tij.

Ose të rinjë që prindërit e tyre ishin patjetër pjesë të atyre që shfrytëzuan popullin për afro gjysmë shekulli. Pikeërisht, të atyre që ja bënë gjëmën Shqipërisë, për 46 vjet, por që edhe e dogjën e shkatërruar Shqipërinë, edhe në 1997, me revolucionin social – komunist të ardhjes në pushtet me Fatos Nanon, dhe mbollën drogën dhe zhvilluan korrupsionin gallopant.

Ose edhe e njëjtë me marrjen e pushtetit më 2013, me atë të ashtuquajturën “Rilindjen”, që mund të quhet si ajo e Frontit Kombëtar Socialist Sandinist Çlirimtare, i quajtur ndryshe dhe si “revolucioni” i premtimeve, dhe politikat që kan zbatimin e reformave majtiste në të gjithë Shqipërinë.

Reformat nga qeveria moniste e Tiranës me kryesocialistin dhe mjatistin me bindje ekstreme - Kryeminsitrin Edi Rama, për 8 vjet, kan qenë vetëm kapja e shtetit për të ëndrruar edhe një mandat të tretë.

4 vjet në qeverisjen e tij të parë, Edi Rama, e nisi pushtetin e "të fortit" nga spatrimet drastike: në fillim me policinë e shtetit, dhe administratën shtetrore, diplomacinë shqiptare, dhe shëmbjen me "eksploziv" në mënyrë demostrative të disa bisnesve të mëdha, dhe pallateve.

Mbasi e futi plotësisht pushtetin u kthye te premtimet e shumta dhe mashtrimet e shumta, krijojë shtetin e bandave dhe tritolit nga Tirana në Vlorë, ku në atë linjë, të Shqipërisë, për katër vjet vinte “era” vetëm tritol. Aqsa edhe ish-ambasadori amerikan, në Tiranë, Withers, deklaroi se “për herë të parë mësova si çfarë ishte “Tritoli”.

Mandati i dytë i Edi Ramës, ishte mandati i votës së vjedhur, votës së blerë, dhe një pushteti të korruptuar dhe nga më arrogantët në botë .

Ndërsa, tani Edi Rama, më 25 Prill si skizofren, po kërkon edhe 4 vjet të tjera që të jet vet padron me krimin, e korrupsionin degradimin e shtetit-

Pikërisht, tani, që ai e di se do të largohet, nga pushteti. Ngase, ishte ai që e ngriti veten me votën e vjedhur, dhe udhëhoqi për 8 vjet, vendin me një ekonomi të rrënuar, me një shtet të kapur në të katër anët e Shqipërisë, nga oligarkët, nga monopolet, dhe nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimin e të mëdhenjve, që nuk u ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që i bënë, Shqipërisë.

Për tetë vjet ky pushtet veçse e zhvatën dhe e rropën popullin e shqiptar dhe Shqipërinë, duke u nisur nga paradhoma e Kryeministrit Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat