Palmer për president në mbështetje për Vjosa Osmanin!

Opinione

Palmer për president në mbështetje për Vjosa Osmanin!

Nga: Nijazi Halili Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:53
Nijazi Halili

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  kërkuar të formohen  institucionet  e Kosovës pa pengesa,  gjithashtu Palmer i drejtohet me mesazh të qartë  opozitës: Qëndroni  në sallë kur  të votohet presidenti!

Matthew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur rreth votimit për president të Kosovës.

Ai ka thënë se opozita duhet të tregohet lojale dhe të sigurojë që ka kuorum në ditën e votimit të presidentit në Kuvend.

Sa i përket zgjidhjes  së presidentit,  mendojmë se  opozita, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë,  të bëjnë punën e sajë . Të jenë të pranishëm, të sigurojnë  kuorum për të votuar dhe që institucionet të funksionojnë në normalitet.
Palmer, shpreh dëshirë   të shoh një qeveri partnere të fortë për SHBA.
Duket se ka rrugë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë që mund të jetë partnere   e SHBA-së”.

Për formim të Qeverisë nevojiten 61 vota, ndërsa sa i përket presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota.
Sipas mesazhit të  Matthew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është  berë  e ditur për  opinion publik  se është   në interes të vendit dhe qytetarëve  që  procesi mos të pengohet në krijimin e institucioneve të  vendit nga opozita   dhe të ipet mbështetje  e plotë  për  presidente znj.Vjosa Osmani.

Krejt për fund, vendin e presin detyra dhe sfida  të shumta e me mjaftë pergjegjësi, siq  është   dialogu, sundimi  i ligjit dhe lufta  kundër korrupsionit.

Është e arsyeshme  dhe e drejtë  mbështetja amerikane për Vjosa Osmani presidente, pasi është zëri dhe vullneti i popullit i shprehur me votë të lirë e demokratike. Autori është anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat