Mbathja Isë, nuk ecet përpara nëse mbrapsht e ke nisë

Opinione

Mbathja Isë, nuk ecet përpara nëse mbrapsht e ke nisë

Nga: Dedë Preqi Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:22
Dedë Preqi

Pse LDK, mbetët me përshtypjen më të dobët, sidomos në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, apo si kurrnjëherë tjetër në historinë e vet, të cilën nuk e pranojnë adhuruesit e saj dhe nuk e pranojnë veprimtarët e devotshëm e tradicional në kuptimin historik të kësaj partie, që nga thëmelimi i saj në krye me dr.Ibrahim Rugovën.

Prej atij momenti që u nda nga jeta presidenti Rugova, që ishte në krye të LDK-së, kjo parti u ballafaque me një sëri problemesh dhe krizash politike, duke shkuar edhe në ndarjen e saj, pjesë pjesë. Nëse duhet ta zbulojmë shkakun e një krize të tillë brenda kësaj partie, kuptohet se duhet të niset prej kreut të saj, apo të lideri, por jo edhe te portieri.

Të përqëndrohemi një çast te pytja, si është e mundur një parti sikur LDK, që ishte e para parti demokratike në vendin tonë, e cila u formue në kushte e rrethana shumë të rënda e të pa favorshme përballë një partie të fuqishme moniste, si edhe duke e sfiduar në një mënyrë, dhe tani në këtë kohë të sotme kjo parti, do ta humbëte imazhin e vet në demokraci.

A kemi të drejtë të thëmi se, përsonalitetin e Rugovës, nuk mund ta zavendësojë dhe formulojë asnjëri me asnjë argument dhe mbi bazën e kritereve të kulturës, filozofisë dhe vlerave të këtij vigani, duket e qartë se pasardhësit e tij kanë hequr dorë, sepse një situatë e tillë e këtij niveli të dobët e organizimit të kësaj partie, sikur do ishte një përpjekje e qëllimshme, që të arrinte në këtë përmasë të kësaj natyre denigruese, e cila në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit të këtij viti, renditër në vendin e tretë, ose me 12.64%, me 15 deputet në Kuvend.

Kjo rënje e LDK-së, nuk gjenë adresë tjetër, vetëm te lideri i saj Isa Mustafa, i cili për aq kohë sa e udhëheqi këtë parti, nuk arriti ta kurorëzojë si duhet vepren e vet të zotërimit, ose në të kundërtën gjithçka që njeriu e provon pa mbështetjen e tjerëve, ose përmes një rrethi të caktuar (klani), do konfrontohet në përballje me përgjegjësinë.

LDK, e ka imazhin e vet të traditës dhe njerzorës, kjo parti do të kthehët së shpejti në fushëveprimin e vet me gjeneratat e reja, intelektuale dhe profesionale, e cila me një vullnet dhe seriozitet edhe të një kulture të sigurtë në vetëvete, duke e ushqyer vlerën dhe frymën « rugoviane », mund të arrijë në binarët e vet, sikur ishte më parë.

Dhe çka mbeti tjetër, nuk të ka mbetë asgjë Isë, vetëm mbathja nesër, bile të gjithë po thonë se është bërë vonë !...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat