Po vjen momenti vendimtar: Antoni, Besiani, Lumiri apo Luta, cili do të zgjidhet të dielën kryetar i LDK-së?

Opinione

Po vjen momenti vendimtar: Antoni, Besiani, Lumiri apo Luta, cili do të zgjidhet të dielën kryetar i LDK-së?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 mars 2021 Në ora: 08:03
Kandidatët për kryetar të LDK-së; foto ilustrim nga "Bota sot"

Sot nga ora 10 pritet të mblidhet paria e LDK-së, për të zgjedhur kryetarin e ri. Janë katër kandidatë, njëri prej tyre pritet të marrë drejtimin e partisë. Lutfi Haziri, Anton Quni, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku, janë kandiatët, secili me besimin se do të jetë ai kryetari i partisë. Nga të katër kandidatët, Luta duket më pak i pëlqyer nga anëtarësia e gjerë, dhe rrjedhimisht shihet si kandidati me më pak gjasa, derisa ka humbur edhe në qytetin e tij, duke pësuar humbje spektakolare.

Në anën tjetër Lumir Abdixhiku ka më shumë popullaritet në mesin e votuesve të LDK-së dhe nëse merret parasysh disponimi i anëtarësisë së LDK-së, Lumiri ka më së shumti shanse.Lumirin e penalizon mos guximi i tij për të dalë kundër kryetarit Mustafa, respektivisht kundër degradimit që po ndodhte në parti. Nga shumë njohës të politikës, Lumiri shihet i pafuqishëm për të rikthyer LDK-në aty ku e ka vendin.

Anton Quni vlerësohet lart për qetësinë e tij, guximin për të dalë kundër vendimeve të kryesië për ta votuar Hashimin president, si dhe kundër prishjes së koalicionit me VV-në apo edhe largimin e Vjosës. Kështu që Antoni shihet si kandiat serioz, që mund të jetë ai i pari i partisë. Meqensë janë katër kandidtaë, priet që votat e 356 anëtarëve që do të votojnë të shpërndahen, kështu që Antoni, edhe nëse nuk zgjidhet kryetar, do të jetë sfiduesi kryesor i të parit. Antoni mund ta marrë dhe ka shumë gjasa që rajonin e Dukagjinit ta ketë për vete, pa përjashtuar këtu edhe degët tjera.

Kandidati tjetër është Besian Mustafa, një djalë i ri, i zoti, djali i Xhemës, krahut të djathë të Rugovës, Besiani është figura më e afërt me Rugovën. Besiani, nuk duket shumë i pëlqyer nga disa nga degët nëpër Kosovë, e të cilat janë në shërbim të Isa Mustafës. 

Besoj se Besiani do të sillte reforma të shpejta, dhe mbi të gjitha i qëndron pas fjalës dhe premtimeve të dhëna. LDK ka nevojë për ndryshime dhe Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, në frymën e presidentit Rugova. Besiani do të afronte rininë në LDK, e cila është larguar bashkë më Vjosën. Një parti pa rini s'ka të ardhme, këtë e garanton Besiani, i cili edhe mund të përmbyset nga klika e vjetër e partisë. Gjithësesi kjo  s’duhet të jetë demotivuese për një djalë të ri, i cili e ka përpara karrierën.

Megjithatë, asgjë nuk dihet. LDK, e ardhmja e saj është në një situatë delikate, me nevojën e madhe për reforma. Nëse zgjidhet kryetar dikush nga klani i Isës, atëherë ky edhe do të jetë fundi përfundimtar, me shpresën se një gjë e tillë sdo të ndodh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat