Deputeti, bir i Selenicës, të ndjej dhe të shërojë plagët e Selenicarëve…

Opinione

Deputeti, bir i Selenicës, të ndjej dhe të shërojë plagët e Selenicarëve…

Nga: Agim Jazaj Më: 15 mars 2021 Në ora: 10:48
Agim Jazaj

Takimet për prezantimin e kandidatëve për deputet, vazhdojnë me intesitetin e ditëve edhe nga kordinatori politik i PD, në Bashkinë Selenicë- Vlorë z. Përparim Shametaj, së bashku me sekretarin organizativ; Artur Hysaj dhe kryetarin e grup seksionit; Xhuljo Maraj, të cilët organizuan, komunikuan dhe prezantuan në Selenicë kandidatin për zgjedhjet e 25 Prillit; z. Gëzim Ademi.

Zgjedhësit në hartën e Bashkia Labëri- Selenicën, në gjithë harkun kohor të tranzicionit, kanë dhënë mesazhe të forta, me Votën e Arsyes, i kanë thyer turinjtë politikës turinj thyer, duke përzgjedhur njerëz me dinjitet dhe personalitet, njerëz që kanë përfaqsuar dhe demonstruar vlera njerëzore, qytetare dhe demokratike, njerëz që përligjin votën e zgjedhësit, që shërojnë edhe më fjalë, me sjellje, ndjeshëmri e dhimbsuri njerëzore…

“Njerëzit futen në luftë, sepse nuk dijnë të zgjedhin Prijsit e tyre”.

Falë këtyre njerzëve, kanë dhënë e lënë modelin, duke zbatuar këtë filozofi të lashtë.

Së bashku, ekipi solidar, si një trup i vetëm, me Opozitën e Bashkuar, jo vetëm për të shporrur qeverinë e krimit, abuzimit, poshtërimit, por edhe për të ndëshkuar Krimin, Pushtetin e Vjedhur, për të pastruar shoqërinë e prekur rëndë nga sëmundja e “Zgjebe”- Rilindjes!

Zgjedhjet e 25 Prillit, kanë një rëndësi shumë të veçantë, për ndarjen nga e keqja që ka pllakosor këto 8 vite, nga qeverisja e Rilindje –Timon- Tepsisë.

Vendi nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapa prapa, duke e thelluar krizën, korrupsionin, krimin, kriminalizimin e politikës, duke e futur krimin deri në Parlamentin e Vendit.

Borxhi publik është rritur, zbarzja e vendit gjithashtu nuk ndalet, duke e lënë vendin në pikë të hallit,

Të gjithë ne zgjedhësit duhet të bëhemi pjesë e zgjidhjes, të dim të zgjedhin me arsye, të nesërmen tonë, të fëmijëve dhe të shoqërisë- tha në fjalën e tij drejtuesi politik i bashkisë Selenicë zoti Përparim Shametaj, gjat prezantimit të kandidatit për deputet të zonës Gëzim Ademi, birin e Selenicës, të ndjej dhe të shërojë edhe plagët e Selenicarëve në vite!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat