Drenasi goditet nga ikjet ilegale

Opinione

Drenasi goditet nga ikjet ilegale

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 15 mars 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Drenasi edhe në këtë vit që lamë pas, ka qenë me i godituri siç ishte në vitin 2014/2020, kur qytetarët e Drenasit morën rrugën drejt vendeve të BE-së, madje shumë banka shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm ngelen të lira nga nxënës që ishin larguar në këto vite.

Ndonëse edhe në këtë vit 2021, trendi i ikjeve po vazhdon me një dinamikë të njëjtë si rezultat i mos perspektivës, keqqeverisjes dhe gjendjes së vështirë ekonomike dhe sociale. Madje qytetarët e kanë humbur shpresën për një ditë me të mirë nga qeverisja e Ramiz Lladrovcit.

Nga komunikimet me qytetarë dhe disa agjencione, kam vërejtur se edhe në kohë pandemie me COVID-19 të rinjtë kanë marrë rrugën e vështirë të largimit pa ditur se ku do të shkojnë.

Ndërkohë, kategoria me e goditur e qytetarëve janë të rinjtë të moshave 15/25/35 vjeç, çka do të thotë se gradualisht Drenasi po humb ajkën e zhvillimit pra (gjeneratën e re).

Shtrohet pyetja këtu: a ka ndjenjë më të keqe se me e lind fëmijën dhe në momentin që lëshon paksa shtat e që bëhet për të punuar në vendlindje ta përcjellësh me lot në faqe për t’ia dorëzuar të huajit, ndërsa fëmijët e pushtetarëve xhepat plot para? Nuk ka!

Me ç’rast i bëj thirrje qytetarëve të Drenasit, veçmas të rinjve që mos të largohen nga vendi i tyre, por të organizohen në kërkesat e tyre për ndryshimin e gjendjes, tanimë që ka marr teposhtëzën.

Ndërsa, z.Lladrovci i bëj thirrje që të dorëhiqet sa më parë, pasi që ka dështuar dhe nuk është duke i realizuar premtimet e bëra me prioritet për zhvillimin ekonomik hapjen e vendeve të punës, hapjen e shpresës dhe perspektivës për qytetarët, veçmas për të rinjtë tanë që po e braktisin Drenasin me rrethinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat