Në prag të formimit të institucioneve të shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e filluan mbarë ditën

Opinione

Në prag të formimit të institucioneve të shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e filluan mbarë ditën

Nga: Ismail Muqiqi Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:46
Ismail Muqiqi

Republika e Kosovës pas zgjedhjeve të përgjithshme të cilat përfunduan me sukses pa probleme te mëdha pa afera tani është në prag të formimit të Qeverisë zgjedhjes së Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe mekanizmave tjerë qeverisëse.

Në takimet e sotshme konsultative të cilat i organizuan Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me përfaqësuesit e partive politike shpresojmë se më në funde do të mbizotërojë arsyeja racionale dhe parimore që edhe partitë opozitare do të kontribuojnë në zgjedhjen e institucioneve të shtetit. E dëgjova deklaratën e Enver Hoxhajt kryetar i partisë Demokratike të Kosovës i cili ju tha gazetareve se Partia Demokratike e Kosovës ka disa shqetësime dhe kërkesa rreth çështjeve të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Më karakteristike ishin qeshtja e bisedimeve me Serbinë raportet me faktorin ndërkombëtar çështja e kufirit me Malin e Zi dhe disa tema tjerat të cilat e presin qeverinë e ardhshme të ballafaqohet me to. E çmoj integritetin, kulturën dhe urtësinë e Enver Hoxha dhe shpresojë se edhe Partia Demokratike të cilën ai e përfaqëson, nuk do ti bllokoj proceset në zgjedhjen e Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe Qeverisë së re.

Edhe deklarata e Ramush Haradinaj si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte më shumë unifikuese. Po ashtu kam shpresën se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të veprojë konformë interesave të qytetareve dhe Shtetit të Kosovës. Nuk i duhen më Kosovës përçarjet, inatet dhe ndasitë kur është në pyetje interesi i vendit. Ngjarjet e kaluara, opstrukcionet, bllokadat dhe skenat e ndryshme të veprimit në Parlamentin e Kosovës duhet të mbesin yvertyr e së kaluarës.

Qytetarët po presin me optimizëm se skena politike do të përafrohet dhe më në funde Republika e Kosovës do ta mer epitetin e një vendi normalë në të cilën vlerat demokratike janë garancë e prespektives dhe rrugë e integrimeve Euroatlantike. Mendoj se të gjitha subjektet politike, liderët politikë duhet të gjykojnë dhe të veprojnë kësaj radhe në harmoni me kërkesat e sovranit – popullit i cili përmes votës së lirë e tha fjalën e vet përfundimtare. Kosova meriton që në mbledhjen konstituive të Parlamentit të jenë bashkë të gjithë deputetët e të gjitha partive politike që në mënyrë solemne të prezantojnë dhe ti votojnë përfaqësuesit e institucioneve të shtetit. Këtë po e kërkon edhe populli. Vetëm të bashkuar për kauzën për shtetin mund të hecim përpara, duke dhanë shembull për të mirë edhe shteteve tjera demokratike duke u dëshmuar se ky vend ka potencial politikë, intelektual dhe njerëzor për të ndërtuar shoqëri të emancipuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat