Takimi për (mos)formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës!...

Opinione

Takimi për (mos)formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës!...

Nga: Sami Arifi Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:18
Saim Arifi

Takimi i sotëm (15 mars 2021) i humbësve me fituesin e zgjedhjeve nacionale të dalura nga 14 shkurti i po këtij viti, sipas prononcimit të kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajt, pran medieve, u vrejt se ai nuk reflektoi në kuadër të obligimeve kushtetuese konform gjendjes së tanishm.

Ndërsa sa i përket fituesit të zgjedhjeve Albin Kurtit me Vjosa Osmanin nuk kam njohuni si kanë reflektuar në përpjekje për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, meqë ata nuk janë prononcuar ende pranë medieve.

-Si duket inatosja e partive humbëse nga zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti po reflekton keq në përmbajtje për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

-Kryetari në detyrë i PDK-së sikur ka harruar se situata e tanishme ndryshon nga situata e mëparshme, meqë e vetme partia fituese me 50,28% e zgjedhjeve është LVV-ja.

-Për vendimet që i bënë dëm atdheut të aprovuara në Parlamentin e Kosovës nga partitë që ishin në pushtet, përgjegjësitë bien mbi ta, prandaj duhet të kërkohen përgjegjsitë nga ata që morën dhe nënshkruan këto vendime, jo, assesi mbi partinë fituese të zgjedhjeve të tanishme.

-Vendimet e dëmshme për atdheun ishin; prodhim i kastës politike që më parë ishin në pushtet, të cilët sollën asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, demarkacioni me Malin e Zi që rezultoi me mijëra km katror tokë të humbur të Kosovës, pastaj aprovimi përmes Parlamentit të Kosovës për Gjykatën Speciale në Hagë, mosluftimin e krimit të organizuar dhe aferave të shumta korruptive e shumë vendime të tjera të dëmshme për vendin.

-Është e pakuptimt se si lideri i PDK-së pas takimit për (mos)formimin e institucioneve të Kosovës për këto dëme që i bënë politikat në të cilën edhe ky vetë ishte pjesë e këtyre dëmeve, kërkon se si do të reflektojë fituesi i zgjedhjeve pas formimit të institucioneve.

-Nga këto dëme që u cekën, fituesi i gjedhjeve pas formimit të institucioneve duhet të bëj përpjekje me forcat e tyre dhe me miqtë ndërkombëtar se si mund të dilet nga ky qorrsokak që i futi kasta politike e pandërgjegjshme më parë.

-Udhëheqsi në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në vendë se të kërkoj kërkimfaljen që të bëj Serbia për X-së dëmet e luftës që i solli Kosovës, ai këtë e bën te fituesi i zgjedhjeve, duke mos e menduar se ndëshkimin nga votuesi e mori kasta e mëparshme politike.

-Kryetari i AAK-së pas përpjekjeve që kishin në takim për formimin e institucioneve u shpreh pranë medieve se është për konstruktivitet, por që është detyrë dhe përgjegjësi e fituesit të zgjedhjeve ta bëjnë koorumin, dhe se, ai nuk i frigohet shkuarjes në zgjedhje të reja, duke mos kujtuar se edhe opozita ka obligim kushtetues për bërjen e koorumit në parlament, por jo edhe të numrave.

-Uroj që kryetari i porsazgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të reflektoi dhe të jetë konstruktiv në takimin e caktur për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që në mes tjerash është obligim kushtetues por edhe i qytetarëve të vendit.

-Obligimet nga qytetarët për pozitë dhe opozitë janë të përbashkëta, meqë Kosova si shtet me të ardhura më të mangta në këtë pjesë të regjionit nuk i ka lukset për dy vite t’i mbaj tri palë zgjedhje aq më parë në kohë të pandemisë së Kovidit 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat