Shteti dhe qytetarët

Opinione

Shteti dhe qytetarët

Nga: Skënder Karaçica Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:34
Skënder Karaçica

Në vendin më vlerat më sublime të demokracisë dhe të lirive njerëzore në Amerikë,segmente të caktuara të shtetit(policia dhe ushtria)kanë prestigjin më të lartë tek populli ameriukanë.

Me ligjet e këtij shteti,policia i kryen detyrat e veta të sigurisë në parim të këtyre ligjeve dhe,në relacionet me qytetarët amerikanë këtu nuk ka lëshime të ,,dorës së lirë,,!

Duhet theksuar se në këto relacione (polici-qytetarë)janë të rregulluar me ligjet e secilit shtet do të thoshim deri në stacionin e fundit të policisë amerikane.Në praktikën e gjatë shekullore të këtij vendi,ata që atakojnë në punë policinë do të kenë punë me ligjet e shtetit dhe,së këndejmi poqese prekët vetëm jaka e uniformës së policisë,atëherë veprimet janë tejet të rrepta.

Këtë shkrim po e bëjmë të shtyrë nga qendrimet e pamatura të qytetarëve në shtetin e Kosovës,kur e kur,ata shpeshherë po i atakojnë policinë e shtetit tonë.Për këto sjellje të pahijshme ndaj policisë së shtetit të Kosovës,çojnë mesazh të keq  brenda shtetit dhe në botë.

Në aktivitetin ligjvënës të parlamentit të Kosovës,do të ishte mirë që të kërkohej nga qeveria nxjerrja e ligjit në parim për ralacionet (policia-qytetarët)dhe një dukuri e pahijshme në shkallë të anarkisë të ndalet njëherë e përgjithmonë.

Kush sulmon policinë,ka sulmuar shtetin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat