Si shihet atdheu nga larg

Opinione

Si shihet atdheu nga larg

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 mars 2021 Në ora: 00:53
Skënder Karaçica

Në kronikat historike thuhet se gjatë Luftës së Dytë Botërore,shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri pranuan dhe shpetuan hebrejtë e ndjekur nga Nazi-fashizmi për shfarosjen e tyre deri në substancën kombëtare.

Ndonëse në kushte të rënda të kohës,shqiptarët dhe Kosova e hapi zemrën humane të mikpritjes(bukë e kripë e zemër)për hebrejtë të shpërndarë nëpër Evropë,ku,hap pas hapi i ndiqte qizmja hitleriane për shfarosjen e tyre.Shqiptarët në Kosovë i futën në shtëpitë e veta dhe përmes emrave si shqiptarë,shërbimet sekrete nuk u ranë asnjëherë në gjurmë.

Në këtë rrugëtim të udhës së vdekjes,ishte edhe gjyshja e Ines Demiri,e cila me familjen e saj u strehua në një familje shqiptare  në Prizren dhe në valet e jetës,ajo gjeti dashurinë e jetës për të krijuar  familje shqiptaro-hebreje  me gjyshin e Ines Dermiri.Këtu nis adresa e re për të treguar tërë katrahurën e hebrenjve në Kosovë,prania dhe shpëtimi i tyre nga shqiptarët humansitë të Evropës.

Para do kohe,në Çikago ishte organizuar aktiviteti  me strukturat hebreje dhe amerikane për të shfaqur filmin dokumentar ,,Besa,,përmes së cilit shpalosej  tërë historia e pranimit dhe të shpetimit të hebrejve që kishin marrë rrugët e Evropës dhe për të gjetur shpëtim në vatrën shqiptare në Kosovë.

Në këtë aktivitet kishin ardhur nga Konsulata e Kosovës në Nju Jork,ambasadorja Teuta Sahatqija  dhe Ines Demiri,ku bashkë me SHSHA dhe miqtë hebrejë nën drejtimin e Daniel Shure,ky manifestim mori pamjen madhështore të bashkëpunimit në mes të dy popujve.

Para se të merrte fjalën në këtë manifestim kulturor në Çikago,Ines Demiri,unë i afrohem dhe i them që të prezentohet më këto fjalë:
Unë jam Ines Demiri,shqiptare nga Kosova!Për hirë të së vërtetës historike përmes shiritit të filmit dokumentar,,Besa,,po ju rrëfej se unë jam mbesa e Israelit...!

Në sallë ra një heshtje dhe të pranishmit shumica hebrejë dhe amerikanë,me duatrokitje të zjarrta iu drejtuan Ines  Demiri:Mirë se të takojmë mbesa jonë shqiptare dhe hebreje...!Duartrokitjet zgjatën me tone frenetike duke u ngritur në këmbë në shenjë nderimi për shpirtin humanë të popullit shqiptarë dhe për Kosovën në ditët më të rënda të jetës për shpëtim si dhe për mbesën e Israelit!

Ines Demiri me krenari do të përfaqësoj shtetin e Kosovës në shtetin mik të Israelit në Jerusalem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat