Detyrë shumë e rëndësishme e VV-së në pushtet është reforma e pushtetit lokal

Opinione

Detyrë shumë e rëndësishme e VV-së në pushtet është reforma e pushtetit lokal

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 16 mars 2021 Në ora: 09:19
Muhamet Kelmendi

Kosovës i duhen 7 bashkësi të komunave.

Kështu ndalen vjedhjet në mbi 30 komunat aktuale dhe kështu krijohet një mbështetje më e madhe financiare, sepse koncentrohet buxheti në bashkësi.

Me bashkësi ndalen edhe veprimet nacionalshoveniste serbe në Veri të Kosovës. Veriu të vihet nën pushtetin e bashkësisë së Mitrovicës.

Edhe në anët tjera ka pozitivitet. Duke bërë buxhetin e komunave në një bashkësi, e jo nëpër komuna, te cilat i mbyten qytetarët me keqpërdorime, luftohen dukuritë negative dhe fiton bashkësia.

Natyrisht se kështu reduktohet administrata dhe hargjimet zvogëlohen shumë.

VV këtë riorganizim në 7 bashkësi të komunave duhet bërë.

Me 7 bashkësi rritet kontrolli dhe transparenca, si dhe ndalen pretendimet territoriale serbe mbi Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat