Ky është vullneti i popullit, jo ai që e thonë politikanët!

Opinione

Ky është vullneti i popullit, jo ai që e thonë politikanët!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:22
Nehat Shaqiri

Askush nuk mundet me fol për vullnetin e popullit të Kosovës. Madje, as një deputet i zgjedhur nga populli!

Për popullin mund të flasin vetëm ata që janë rreshtuar kaherë në anën e popullit, jo ata që vodhën që nga paslufta, u pasuruan duke krijuar edhe pallate.

Në anën e popullit janë gjithë ata që kurrë nuk shkelen mbi gjakun e lirë, mbi gjakun e atyre që sot u ndërtua Republika e Kosovës, dhe arriti të hap ambasadë edhe në Jerusalem.

Kurrë populli nuk ka qenë kundër miqve, e aq më pak, kundër atyre që na sollën lirinë. Një ambasadë e vendosur kudo në një shtet të botës, nuk mund ta ndryshojë qëndrimin e as mendimit e popullit, karshi shteteve mike që na sollën lirinë, e që sot ta gëzojmë paqen!

Vullneti i popullit është shkelur që nga dita e çlirimit të Kosovës, nga shtetet mike nuk po shkelet, e as nuk u shkel kurrë nga askush tjetër përveç politikanëve që kanë udhëhequr dhe vazhdojnë të jenë udhëheqës me Kosovën.

Janë pikërisht politikanët tanë që shkelën vullnetin e popullit dhe sot vazhdojnë të jenë akoma të shkelur duke mos pasur mundësi të lëvizin lirshëm në Evropë, e më gjerë.

Prandaj, vullneti i popullit të Kosovës, është që, të kenë raporte të mira me të gjitha shtetet evropiane e botërore, dhe në këtë mënyrë të mos ‘shkelet’ vullneti i tyre për të lëvizur anë e mbanë botës. Ky është vullneti i popullit, jo ai që e thonë politikanët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat