Hapja e Ambasadës në Jerusalem, hap i duhur që nuk maskon ndonjë problem

Opinione

Hapja e Ambasadës në Jerusalem, hap i duhur që nuk maskon ndonjë problem

Nga: Dedë Preqi Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:19
Dedë Preqi

Kosova ka nevojë për njohje të reja, dhe do të ishte shumë e rëndësishme që të njihet edhe nga pesëshja e vendeve evropiane, të cilat nuk e kanë njohur deri më tani, ndërsa BE-ja, sikur do ta ngriste zërin e saj, që të kontribuojë në një mënyrë, por sikur nuk ka komente dhe nuk i dëgjohet zëri në lobimin me anëtarë e familjes së vet për njohjen e Kosovës.

Prandaj, njohja e Izraelit, e ka një domethënje shumë të rëndësishme për Kosovën dhe shtetin e saj, me ç’rast e hap një shteg të veqantë historik, që ndikon në marrëdhëniet bilaterale me këtë shtet, me të cilin edhe më herët populli shqiptarë me popullin e i këtij vendi kanë histori të ngjajshme të jetës, që nënkupton përvojën e hidhur, e cila i lidh këta dy popuj në mes vete.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, nëse e marrim në parim, do të ishte një promovim shumë i rëndësishëm dhe ngjarje historike për vendin tonë, ndërsa në rrethanat tjera politike dhe strategjike të marrëdhënieve në mes shtetëve të lindjes me Izraelin, do të ishte një çështje shumë delikate, mirëpo Kosova, duhet të ndjek orientimin dhe këshillat e SHBA-ve, ato të cilat këtë vend e kanë sjellë deri te shteti i saj i pavarur dhe sovran.

Kosova si shtet i pavarur dhe i pranuar nga shumë vende të fuqishme të botës, nuk mund të paragjykojë asnjë vend, por edhe të pranojë mbrenda vetës gjithçka që sjellin politikat dhe marrëdhëniet e gjitha vendeve në mes vete, por kriteret e saj në marrëdhëniet bilaterale me çdo vend të botë, janë thëmelet e krijimit të miqësisë dhe të dobisë së ndërsjellë, duke mos cënuar dhe lënduar marrëdhëniet me asnjërën palë.

Në fakt, Kosova si shtet ka të drejtë të veproj deri në atë pikë ku synon të arrijë çëllimet e saj, për ti plotësuar dhe përmbushur nevojat e veta, dhe si shtet i pavarur dhe sovran, synon ndërtimin dhe zhvillimin e vendit të vet, që nënkupton se ky vend nuk krijon armiqësi dhe rrezikshmëri për asnjë vend në rajon dhe më gjerë, por si gjithëherë, populli i këtij vendi është mik me gjithë popujt e botës dhe ka një histori të pastër dhe të pa djallëzuar.

Reagimet negative për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, janë reagime të formave specifike dhe të jashtëzakonshme, sikur që është Turqia dhe vendet arabe, që në sytë e tyre, njohja e Kosovës, dhe historia e këtij populli, duket jo ekzistente dhe largë me interesat e tyre.

Në një kuptim më të thellë, njohja e shtetit të Kosovës, nënkupton edhe njohjen e një populli, që synoi dhe sakrifikoi me shekuj për liri dhe demokraci. Nënkupton zbulimin e një thesari të fshehur dhe të mohuar me shekuj ndaj këtij populli, dhe njohja e këtij shteti, do të ishte një pasqyrimi i drejtpërdrejtë i ekzistencës së tij, i cili nuk mund të fshihet në një të vërtetë dhe realitet.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, është realizuar sipas zotërimeve dhe ndërmjetësimit të SHBA-ve, dhe diçka që është e bazuar në mirëbesim dhe në diktimin e vullnetit të përbashkët në marrëdhëniet e mirëfillta në mes dy popujve, të cilët nuk paragjykojnë dhe dallojnë raca njerëzore e religjione edhe as vende të caktuara, por në formën e shërbimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në një marrëdhënie miqësore e ndërshtetërore, mbetën besnik të imazheve të veta njerëzore.

Kuptohet se Kosova, është e ndieshme ndaj reagimeve negative të njërës palë apo tjetres, të cilat duhet ti merr si të natyrshme, por është e nevojshme të mirret parasysh e drejta e saj, që mbi këtë bindje që thëmelohet optimizmi dhe vullneti i popullit të vet, nuk duhet ti pengojë asnjërit dhe të mirren si antiteza, që do të prishin marrëdhëniet, apo do shkakëtojnë rrezik për palët, cilët do qofshin ato.

Kosova si një projekt i ri i shtet formimit dhe ndërtimit të vet në Ballkani Perëndimor, nuk mund të ndjehët fajtore, apo armiqësore ndaj atyre vendeve që nuk e mbështesin hapjen e Ambasadës së Kosovës, në Jeruzalem, sepse historia e një populli nuk rrjedh sipas përshkrimeve të logjikës dhe dëshirave të një bote të caktuar, por ajo rrjedh në atë formë siq e përcakton njeriu në lirinë e vet të plotë dhe të drejtë.

Dhe Kosova, në çdo çast të fillojë nga e para, prej asaj fillese që e ka në thëmel, para se gjithash duke i ruajtur dhe kultivuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me SHBA-të, e cila ishte dhe do jetë gjithherë aleate e fuqishme e vendit tonë, por edhe garantuese e projekteve të rëndësishme, që normalizojnë marrëdhëniet ekonomike dhe politike me gjitha të vendet, poashtu duke përfshi edhe ato me Serbinë, që do jetë një kapitull i veçantë i një investimi të mirëpritur nga SHBA-të, që një ditë të kemi edhe një hapje të ndërsjellë të ambasadave në mes këtyre dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat