Prova e zjarrit për kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun

Opinione

Prova e zjarrit për kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun

Rexhep Shahu Nga Rexhep Shahu Më 17 mars 2021 Në ora: 20:05
Lumir Abdixhiku

Politika ne Kosove eshte para proves se zjarrit politik per te zgjedhe presidentin e vendit.

Por prova me e veshtire eshte per kryetarin e ri te LDK Lumirin. Ai eshte para nje prove qe mund ta ngreje lart ose mund ta zhbeje ne syte e shumekujt, që mund ta bëjë drejtues real shpresëdhënës të LDK ose mund ta bejë një zyrtar kryetar radhe që mban hapur derën e LDK.

Ose do ta beje LDK shtepine e paanashkalueshme politike ne Kosove, shtepine pa te cilen nuk merren asnjehere vendime te medha, ose do ta beje LDK nje kasolle, shtojce te VV.

Ne ndihme vjen Rugova me urtesine e qendrestarine e tij. Per Kosoven Rugova bente cdo gje qe ishte per Kosoven, cdo kompromis jo poshtrues. Edhe Lumiri per hir te Kosoves do te ulet ne bisedime per presidentin me VV dhe aktoret e tjere.

Lumiri eshte shume i ndricuar e fokusuar nga syte e vemendja e te gjitheve.

A do te behet LDK dhe deputetet e saj numra shtese ne funksion te orekseve te Vjosa Osmanit dhe te Albin Kurtit apo jo. A do ta zgjedhe LDK Vjosa Osmanin president apo jo.

Lumiri duhet te luaje dhe ti jape dinjitet LDK, duhet ta çmontoje politiken e kurtheve te derisotme.

E kane thene dhe te tjere por edhe une po e artikuloj mendimin tim, deshiren time. Nese Vjosa Osmani don votat e LDK, atehere deputetet e saj te listes se saj, duhet te perkulen, te hyjne nen harkun qe ua ngre LDK dhe te kthehen ne grupin parlamentar te LDK natyrisht disa me deshire e disa pa deshire, por te kthehen nese e duan Vjosen presidente. Ne kete rast me shume fiton Vjosa e me pak fiton LDK, por fiton dicka, cmonton nje skeme te pandershme dhe i tregon Vjoses se pa LDK je asgje politike.

LDK nese voton Vjosen pa keto kushte, automatikusht shnderrohet ne nje teprice e pavlere politike te cilen mund ta perdore Vjollca e Albini si lecke me fshi koridoret e politikes. Nese ndodh kjo do t’i rendoje shumë LDK nesër.

LDK mendoj se duhet ta doje veten e saj, dinjitetin e saj, me shume se Vjosen e postin per te, me shume se karieren e Albinit e te Vjoses. Kosova nuk destabilizohet nga qendrime të forta te dinjitetshme, nga parti te dinjjitetshme qe kane fytyre e karakter, por Kosova destabilizohet nga tregtare e matrapaze politike qe nderrojne parti e flamuj sa here tu ofrohet ndonje karrige karriere.

Ben edhe tjeterkush me u zgjedhe president i Kosoves e jo vetem Vjosa. Nese nuk duan destabilizim, nese duan te mos shkohet ne zgjedhje, partia fituese dhe Albini te nxjerrin kandidat tjeter vec Vjoses dhe LDK mund ta votoje nese nuk ndodh qe grupi i Vjoses te shkrihet ne LDK. Te nxjerrin nje autoritet te larte moral akademik jo ushtar politike, jo ushtar te askujt nga politika per president. Por mendoj se Vjosen pa kushtet e mesiperme nuk ka pse e voton LDK.

Nese Vjosa dhe Albini bejne gjelin dhe nuk pranojne, atehere LDK te heshte, ka mjaft beteja perpara me politikane qe nuk dine asgje per shtetberje e shtetndertim, por vec dine fjalime e parulla.

Le te zgjidhet president kush te doje por pa LDK. LDK ka proven finale, te jete apo te mos jete, te jete parti me asht apo te behet xhep i Vjoses, te hyje ne canten e Vjoses e Lumiri t’ia mbaje canten Vjoses.

LDK si parti politike ngrihet vetem nga morali i larte dhe kete moral kerkon elektorati e populli, nuk duan njerizt nje LDK servile te te tjereve, seksion te te tjereve, nuk duan qe LDK ta terheqe per hunde as Vjosa as Albini. LDK sic e vizatonte te shemtuar Vjosa nuk doli e tille, por tregoi madheshti e dinjitet ne zgjedhjet e saj.

LDK nuk mund te shperbleje pa kontrate e fitim Vjosen sepse ketu eshte ceshtje moraliteti. Me shume se cdo gje per LDK ka rendesi LDK, morali e fryma e saj, qe ajo te mos behet nje seksion i VV, te mos behet nje organizate e VV te cilen e terheq per hunde Albin Kurti a Vjosa Osmani qe i ka shkaktuar deme kolosale.

LDK e do Kosoven me shume se te tjeret, por nuk mjafton ta doje Kosoven vetem LDK. LDK asnjehere nuk eshte poshtruar sic kerkojne ta poshtrojne tani, edhe ta percajne edhe ta mundin edhe ta tallin. LDK ka ndare pushtet me Hashim Thacin e PDK barabar, president e kryeminister, por nuk eshte bere kurre LDK me mbajte canten e Vjosa Osmanit apo fletoret e fjalimeve te Albin Kurtit.

Ndaj Lumir Abdixhiku eshte para proves se forte te zjarrit. Nje prove qe e ngre menjehere shume lart moralin e LDK si forca politike me e madhe shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat