Të ardhurat personale nuk duhet të rriten (përmes) dekretit politik...!

Opinione

Të ardhurat personale nuk duhet të rriten (përmes) dekretit politik...!

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 18 mars 2021 Në ora: 08:12
Skënder Karaçiqa

Është thënë se deputet dhe përsoneli tjetër zyrtarë në Kuvendin e Kosovës,i kanë të ardhurat më të larta përsonale karshi vendeve të rajonit(Ballkan).

Pasi të nis punën ligjvënse parlamenti i Kosovës,duhet që të merrë në shqyrtim ligjin për pagat dhe ato për deputetët për legjislaturën e tetë dhe të vendos sipas kritereve të ligjeve ekonomike,ndonëse pa rritje të shkallës ekonomike nuk ka  rritje për të ardhurat përsonale,kështu thuhet në teorinë e ekonomisë.

Sipas të dhënave(zyrtare),depuetët e parlamentit të Kosovës me rritjen e fundit të ardhurat e tyre kapin shumën prej 2.000 evro në muaj (!),ndërsa në  vendet fqinje të vendit tonë,kolegët e tyre deputetë të ardhurat i kanë 850-1.000 evro(!).

Në këtë rrafsh politik,duhet të (ri)shikohet rregullorja e punës së Kuvendit si dhe shkalla e rritjes së të ardhurave të deputetëve,që nuk  përkojnë me shkallën e gjithmbarshme të zhvillimit ekonomik të Kosovës(rritja ekonomike 3-4%).

Në praktikën e deritashme,sipas Rregullorës së Kuvendit të Kosovës,deputet vetëm për një mbledhje të komisioneve parlamentare nga një zyrë në tjetrën (brenda ndërtesës së Kuvednit)marrin honorare për punën si deputetë  gjatë ditës(sic!).

Është e kohës se deputetët janë në marrëdhënie pune të zgjedhur përmes votës së sovranit dhe orari i punës është krejt normal me të punësuarit tjerë në sektorët shoqërorë dhe ekonomikë të vendit tonë,me orarin zyrtar prej tetë orësh punë efektive!

Shteti i Kosovës nuk e ka ,,lluksin  ekonomik,,(sic!)për shkallën e lartë të rritjes së pagës për deputetët e popullit,por ata në këtë legjislaturë të tetë  duhet të ndajnë fatin me qytetarët e votës së

lirë dhe,në mbeshtetje të kritereve të ligjeve ekonomike e të shkallës së zhvillimit të ardhurat e tyre të jenë pjesë e kulaqit të përbashkët me qytetarët e vendit.

Jo privilegje përmes të ardhurave përsonale për deputetët e popullit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat