Kushtetuta mundëson zgjedhjen e Vjosës presidente edhe me 61 vota

Opinione

Kushtetuta mundëson zgjedhjen e Vjosës presidente edhe me 61 vota

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 18 mars 2021 Në ora: 17:45
Vjosa Osmani

Pse dhe deri kur, marrëzirat, të cilat e përcjellën shtetin që nga shpallja e pavarësisë, përpiqen të ndodhin në vazhdimësi?!!  Për 13 vitet e kaluara, shtresa pushtetare, me koalicione, ishte e pandryshuar. Ndodhi çdo gjë por, të gjitha ishin vetëm të zeza.  Ndodhi Çakorri, ndodhi korrupsioni, kapja e shtetit...!  Harrojeni Izraelin, kur ndodhi ndonjë njohje e re e shtetit? Ndërkaq, ndodhin ç’njohjet njëra pas tjetrës. Këto dhe shum të tjera janë pasojë e mosfunksionimit të shtetit. Edhe bashkësia ndërkombëtare, është e ndarë në blloqe. Kuptohet, shtetet e bllokut Rus apo Kinez, nuk e njohin Kosovën. Por, edhe shumë shtete tjera, me vëmendje e përcjellin zhvillimin dhe funksionimin e shtetit, ndaj, në ato baza vendosin edhe për njohjen ose mosnjohjen eventuale.

14 shkurti

Herët a vonë, populli e kupton se është pronar I shtetit, se shtresa pushtetarë apo politike është dhe duhet me qenë në shërbim të popullit. Me 14 shkurt, populli e shprehi mendimin e vet. Ndodhi që subjektet politike, deri dje bartës të pushtetit, të turpërohen. Të turpërohen nga se, edhe brenda subjekteve ndodhi klanizimi dhe e gjithë ajo që ndodhi me shtresën pushtetare.

Bojkotimi

Edhe si fjalë, edhe si veprim, bojkotimi  është I papranueshëm, është i turpshëm. Gjatë një bisede telefonike, edhe senatori I shtetit tim, këtu në SHBA, më dha me kuptuar se I kishte ra në vesh kërcënimi me bojkotim në Parlamentin e Kosovës. Ishte I befasuar. E diskutuam shkurtazi edhe çështjen e bojkotimit. Nuk na duhen shumë fjalë nga se I përkasim të njëjtit profesion – edhe ai është jurist. Po kështu befasohen edhe shumë politikan apo shtete tjera.

Parlamenti, përveç tjerash, duhet të merret edhe me vetveten, e sidomos me Rregulloren e punës së Parlamentit, veçanërisht me obligimin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të popullit në seancat e Parlamentit, ndërsa për bojkotime të ndryshme as që mund të flitet. Gjatë bisedës, z. Senator e potencoi se Parlamenti, Senati.... janë vende ku këmbehen mendimet por jo edhe bojkotimet.

Zgjedhja e Presidentit

Kushtetuta e Kosovës, edhe pran shumë të metave, sa I përket zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes, është e qartë. Nga një herë, po befasohem me mendime të ndryshme.

Procedurën e zgjedhjes e definon, neni 86. Potencohet se për zgjedhjen e Presidentes kërkohen votat e 80 deputetëve në rundin e par dhe të dytë. Në se asnjëri nuk I mbledhë votat e duhura, pika apo alinea 5 e nenit 86 e parasheh rundin e tret. Tani, kandidati I cili merr votat e shumicës së të gjithë deputetëve konsiderohet Presidente e zgjedhur. Shumicën e të gjithë deputetëve e përbëjnë votat e 61 deputetëve.

Prandaj, ju liderët e subjekteve politike, ejani në veti, mos harroni se Vjosa, në zgjedhjet e fundit, ishte individi apo individja e cila ishte më e votuara, ndaj, zgjedhja e saj për Presidente e nënkupton vullnetin e popullit. Në anën tjetër, mendimi I im personal është se Kosovës i duhet Presidentja e cila ka njohuri mbi shtetin dhe për shtetin, njohuri këto të cilat ia mundëson profesioni dhe ia premtojnë edhe kualitetet moralo-politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat