Delegimi i lëndës nga një prokuror i shtetit te një prokuror tjetër nga kryeprokurori i shtetit

Opinione

Delegimi i lëndës nga një prokuror i shtetit te një prokuror tjetër nga kryeprokurori i shtetit

Prof. Ass.Dr. Kadri Bicaj Nga Prof. Ass.Dr. Kadri Bicaj Më 18 mars 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Kryeprokurori i shtetit sipas parimit të substitucionit që ushtrimin e funksionit të ndjekjës ose kryerjën e disa veprimeve në një çështje penale konkrete ta bartë prej një prokuror të shtetit të një prokuror tjetër e cila bartje ka karakter parimor. Sipas nenit 11 pika 2 i ligjit nr.03/L-225 për Prokurorin e shtetit thuhet:” Me qëllim të zhvillimit efikas të procedurës ose për arsye tjera të rëndësishme, Kryeprokurori i Shtetit në bazë të një vendimi me shkrim, mund të marrë nën juridiksion cilindo rast në cilëndo prokurori në Republikën e Kosovës, ose ta ri-caktoj atë te një prokurori tjetër. Përveç elementeve të përmendura, një vendim i tillë duhet të arsyetojë së paku neglizhencën, paaftësinë profesionale ose konfliktin e interesit të prokurorit/ve që e bëjnë të besueshëm një vendim të tillë”.

1. Prokuroria shtetërore në procedurën penale është rregulluar ashtu që prokuroria shtetërore e rangut në një shkallëzim hierarkik më të lartë ka mundësi t’i jam udhëzime dhe rekomandime prokurorisë shtetërore të rangut më të ultë dhe sipas parimit të hierarkisë në esencë nënkupton varshmerinë e prokurorisë shtetërore më të ulët nga prokuroria e shtetit e rangut më të lartë.

1.1. Prokurori i shtetit nenkupton institucionin e pavarur kompetent dhe përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerjën e veprës penale. Është subjekt themelor i procedurës penale.Ka për detyrë të ndjek kryesit e veprës penale të cilat ndiqen ex officio kur çmon se janë plotësuar kushtet ligjore për ndjekje sipas parimit të ligjshmerisëqë do të thotë kur ekzistojnë provat se është kryer vepër penale sipas parimit i legalitetit të ndjekjës penale.

2. Disa nga parimet në të cilat bazohet Prokurori i Shtetit

2.1. Parimi i pavarësisë

Pavarësia e Prokurorit të Shtetit është rregulluar me Ligjin për Prokurorin e Shtetit. Sipas zgjidhjes së vendosur në këtë dispozitë ligjore: “Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur që ushtron funksionet e veta në mënyrë të paanshme”. Rrjedhimisht, parimi i pavarësisë nuk e përjashton detyrimin e prokurorëve shtetëror për të respektuar legjislacionin në fuqi, por varësinë e tyre nga ligji. Ata duhet të respektojnë ligjin çdoherë kur vijnë në situatë që të vendosin për ushtrim të funksioneve prokuroriale në lidhje me çështje të caktuara penale. Në fakt, pavarësia në vendimmarrje, në asnjë rast, nuk nënkupton eliminimin e përgjegjësisë së prokurorit për punë joligjore dhe keqpërdorime të tjera qëeventualisht mund të bëhen me rastin e ushtrimit të funksioneve prokuroriale në lidhje me çështjet penale, por të kundërtën e kësaj.

2.2. Parimi i paanshmërisë

Paanshmëria e Prokurorit të Shtetit është adresuar në nenin 3 pikën 2 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit. Me këtë dispozitë ligjore shprehimisht është parashikuar se: “Prokurori i Shtetit dhe secili prokuror tjetër para ligjit siguron trajtim të barabartë, objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë personat pavarësisht gjinisë, racës, prejardhjes kombëtare apo sociale, shoqatave apo lidhjeve politike, besimeve fetare, gjendjes apo të metave shëndetësore, apo pozitës shoqërore”.

2.3. Parimi i efikasitetit, parimi që veçohet më se shumti;

Prokurori i Shtetit ushtron funksionet e veta në mënyrë efikase. Parimi i efikasitetit, në fakt, ka si premisë avancimin e punës së Prokurorit të Shtetit në nivelin që do të siguronte procedim të çështjeve penale brenda afateve të përcaktuara ligjore. Ky parim është në funksion të eliminimit të rasteve të zvarritjes së hetimeve, pengimit të grumbullimit të lëndëve, por edhe të pengimit të rasteve të parashkrimit të tyre, dhe kështu të ndikohet në krijimin e klimës së besimit të qytetarëve në punën e Prokurorit të Shtetit.

2.4. Parimi i hierarkisë

Ky parim adreson çështjen e varësisë së të gjitha niveleve të prokurorive nga Prokurori i Shtetit. Hierarkia është e jashtme dhe e brendshme. Sipas këtij parimi raporti ndërmjet Prokurorit të Shtetit, gjegjësisht Zyrës së Prokurorit të Shtetit dhe niveleve tjera të prokurorive është rregulluar në atë mënyrë që Prokurori i Shtetit mund të ndikojë në punën e prokurorive tjera duke dhënë udhëzime se si duhet vepruar në rastin konkret. Sipas këtij parimi në krye të prokurorisë është kryeprokurori i cili koordinon punën e prokurorëve shtetëror brenda asaj prokurorie. Ky parim nënkupton nënshtrimin e prokurorit më të ultë nga prokurorija ma e lart,. Parimi i rregullimit hirarhik aplikohet edhe brenda prokurorisë konkrete, pra prokurori i cili gjendet në krye të prokurorisë konkrete udhëheqë me punën e tij, bënë ndarjen e punëve brenda saj, mund të ndërmarr edhe kryerjen e punëve të caktuara në atë mënyrë që i kryen ato në vend të Prokurorit të caktuar apo që ato punë ia beson prokurorit tjetër në atë prokurori. Pra, prokurori shtetëror i cili gjendet në krye të prokurorisë konkrete udhëheqë me punën e tij, organizon ndarjen e punëve brenda saj, mund të ndërmerr edhe kryerjen e punëve të caktuara në atë mënyrë që i kryen ato në vend të prokurorit të caktuar shtetëror apo që ato punë ia beson prokuroritë tjetër në atë prokurori. Ndërkaq, krahas parimit të hierarkisë së brendshme dhe vendosjes monokratike, sipas ligjit, çdo prokuror edhe pa autorizim të posaçëm mund të ndërmerr çfarëdo veprimi në procedurën para gjykatës kompetente apo organit tjetër shtetëror, të cilën punë do të mund ta kishte marrë kryeprokurori shtetëror.

Veprimi i ndërmarr në procedurë nga cilido anëtar i prokurorisë e obligon prokurorin në tërësi, madje edhe atëherë kur është ndërmarr në kundërshtim me udhëzimin e prokurorit kryeprokurorit shtetëror. Prandaj, për procedurë prokurorit nuk i duhet autorizimi, sepse gjykata nuk e verifikon se a ka vepruar prokurori në pajtim me udhëzimin, kurse gjatë procedurës prokurorët mund të ndërrohen. Lidhur me sa u tha ka të bëjë edhe dhënia e udhëzimeve të detyrueshme. Udhëzimet kanë karakter intern dhe e obligojnë atë prokurorë të cilit i jepen ato; pra, ato nuk e udhëzojnë edhe gjykatën, sepse për gjykatën është meritore deklarata, gjegjësisht veprimi i prokurorit i ndërmarr në procedurë pa marrë parasysh se a është në pajtim me udhëzimin e dhënë apo jo. Pra, Prokurori i Shtetit sipas parimit të hierarkisë lendën për çështje penale mund ta merr apo bartë dhe ta delegojë të ndonjë prokuror tjeter por kursesi ta përjashtojë nga çështja penale – kuptohet nëse nuk ka zhagitje në zgjidhjen e asaj çështjeje penale. Edhe kryeprokurori i shtetit në punën e tij të besuar nga pushteti është i thirrur që ta mbrojë dhe vlerësoj punën e çdo prokurori shtetëror, ti mbroj vlerat njerëzore, nderin shëndetin, miqësin dhe dijen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat