Përse restaurimi i partive në Kosovë është i pa mundur?

Opinione

Përse restaurimi i partive në Kosovë është i pa mundur?

Nga: Dren Dushi Më: 19 mars 2021 Në ora: 00:38
Dren Dushi

1. Ekonomia

Në përgjithësi, partitë politike në Kosovë po i fute në një hulumtim të mirëfillt shkence, dalin të jenë thjesht grupe interesi me motive mbijetesën ekonomike në një organizim socio/ ekonomik ku mbijeton servilia, padrejtësia dhe mungesa e sundimit të ligjit. Kjo është një nga arsyet pse në Kosovë, ndonëse dy dekada kanë kaluar pas intervenimit të NATO-s dhe vendosjes së një administrate ndërkombëtare, luftimi i korrupsionit dhe përgjithësisht abnormalitetit social dhe ekonomik, ka dështuar, totalisht.

Shqehtësimet kyçe në gjiret e partive politike në Kosovës nuk janë e ardhmja e Kosovës (që rrezikohet nga Serbia dhe Rusia), interesi nacional (në venitje), shkalla e edukimit popullor (PISA) apo zhvillimi i përgjithshëm kulturor (që nuk do fare kujtesë), por janë interesat mediokre mjeruese si; në ç’farë pozite do vendosem unë, shoku e shoqja ime, familjarët e mi apo ç’farë biznesesh (të kujt) do thithin tenderë?

Pasoja

Në një gjendje të tillë, Kosova nuk mund të prodhojë kufrarë ideatorësh e njerëzish parimorë, të cilët rendin pas zhvillimit të përgjithshëm dhe shfaqen si intelektualë. Përkundrazi, kjo gjendje prodhon vetëm mediokritet, njerëz të pa dijshëm dhe të prirur kah kaosi dhe kultura e ultë politike. Viktima të këtij rendi jo-normal janë tashmë AKR, NISMA, AAK dhe LDK e PDK. Këto tri të fundit, vetëm sa kanë hyrë në një fazë të re e cila nuk dihet se ku do t’i dërgoj, gjasat më të mëdha janë drejt “pragut” për dy të parat, dhe tkurjes deri në shndërrim në parti rajon për të fundit.

Përgjithësisht, për aq sa në Kosovë do sundoj kjo gjendje ekonomike e shkaktuar nga një korrupsion pandemik i elitave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, Kosova vështirë se do mund të krijoj ndonjë mundësi për aktivitet intelektual dhe profesional ndaj problemeve sociale, si rrjedhojë, partitë politike do vazhdojë të jenë ndërrmarje për mbijetesë ekonomike të fraksioneve shoqërore.

2. Mendësia

Sado që fjala “demokraci” përmendet nga politikanë shqiptarë e ballkanas në përgjithësi, ky koncept në esencë mbetet një “gogoli” i tyre. Demokracia në parim, është derivati i një shoqërie të emancipuar. Të emancipuar sepse pa këtë të fundit, demokracia mbetet vetëm një bashqe e propaganderëve dhe popullistëve që jetojnë nga ky aktivitet siç janë bërë shumë media dhe të ashtuquajtur analistë. Por po pati një minimum emancipimi social, demokracia rregullon shumë çështje, madje rregullon edhe vetë emancipimin social.

Në rastet kur dikush (një politikan tipik i mendësisë patriarkale) gufon nga inati dhe instinkti primitiv i promovimit të domosdoshëm të interesave të tij të tij (meqë ide nuk ka) , demokracia e kufizon atë në vetëm një votë. Pra sado të çmendura e idiote të jenë mendimet e dikujt, demokracia e redukton fuqinë e tij dhe procesi i zhvillimit social ku duhen të menaxhohen idetë e ndryshme vazhdon pa u penguar.

Në mendësinë patriarkale të politikës tonë në përgjithësi, kundërshtimi i ideve merret si arrmiqësi, teksa servilizmi i idiotëve merret si besnikëri. Ky është fenomeni më dëmtues në pengimin e emancipimit politik të shoqërisë së Kosovës në veçanti, por edhe të Ballkanit në përgjithësi.

Pasoja

Po marrim shembull LDK-në e cila posa është duke paguar shtrenjt këto fenomene. Kjo parti politike, e cila i ka kaluar dhe po i vazhdon të gjitha këto që u thanë, tash posa zgjodhi një kryetar të ri. Supozojmë se Kryetari i ri paraqet një njeri me dinjitet, integritet dhe ka vullnet të ndryshoj rrjedhën e kësaj mendësie, por pyetja shtrohet, si është e mundur kjo kur të gjitha degët dhe nëndegët e LDK-së, janë formuar, për shumë vite madje, nga mendësia dhe rrethanat ekonomike të shpjeguara në këtë analizë? Pra a është e mundur, që në një traditë politike kaq të kontaminuar, ku dominon pabesia, servilizmi, inatet dhe frika e mos mbijetimit ekonomik, të kemi një lidhje me të vërtetë demokratike? Në logjikën e Gëtes do kishim një JO të madhe, meqë ai nuk thoshte “vallë së fundi natyra u skandalizua” nga çudia, por nga fakti se e tille kishte qenë natyra. As në logjikën e Kamysë, i cili teksa merrte një çmim për punën e tij, gjatë fjalimit kishte thënë se “brezi ynë e kuptoi se nuk mund të bëhen disa ndryshime”, edhe brezi i të rinjëve në LDK, duhet ta kuptojnë se ata nuk mund t’i bëjnë disa ndryshime, por duhet të bëhen ndryshimi, duke braktisur atë që nuk ndryshohet, edhe kur është në prag të zhdukjes. Konservatizmi është i mirë kur ke ç’farë konservon, LDK nuk ka konservuar idetë e Rugovës, përkundrazi as që i kupton në masë të gjerë. LDK (bashkë me rrjedhën) për shumë vite, pas vdekjes së Presidentit Rugova, konservoi pikërisht këto anomali të shfaqura në këtë analizë. Aq më tepër që, nuk mund ta ndryshoj një parti politike, një i zgjedhur nga po ata që e kanë shkatërruar. Kryetari i ri i LDK-së, po të ishte një reformator i vërtetë, do të ishte përkrah Listës së Vjosa Osmanit.

3. Monopoli i Vetëvendosjes

Nga të gjitha partitë politike në Kosovë, deri më tash, meqë Lista e Vjosa Osmanit nuk është krijuar akoma, vetëm Lëvizja Vetëvendosje është parti politike.

Shpjegim

Dallimi thelbësor i një partie politike me një ndërrmarje për përfitime ekonomike klanore, qëndron se partia politike organizon dhe grumbullon njerëz me ide dhe parime të bërbashkëta, teksa grupi i dytë grumbullon dhe organizon (për aq sa mund të thuhet) individë lakmitarë mediokër që duan të shfrytëzojnë taksat publike për pasurim privat dhe privilegje sociale.

Meqë Lëvizja Vetëvendosje, tash e dy herë pasi kaloi nga jo-pushteti në pushtet, që në intervistat e para, lideri i saj Albin Kurti përmendi sërish bashkimin e kombit shqiptar, dhe idetë e përgjithshme me të cilat fitonte pushtetin. Kjo do të thotë se grupi i LVV-së, i cili fare lehtë do mund të “hante” nga pushteti i deritanishëm siç bënë një pjesë e tyre që u shndërrua në PSD, nuk është se venitet në një ndërrmarje për përfitime ekonomike klanore.

Për më tepër, LVV ka idetë e saj ideologjike, konceptuale dhe se diskursi i tyre madje është i prirur të jetë puro i ndikuar nga këto ide dhe parime, qofshin ato të pranuara apo jo nga të gjithë, të paktën janë ekzistente. Përderisa ndërrmarjet për përfitime ekonomike, pra të gjitha subjektet tjera politike, nuk kanë madje as ideologji, saqo që proklamojnë se kanë. Nuk mund të kesh ideologji, përderisa nuk ke lexuar 3 libra, sikurse nuk mund të kesh ideologji vetë se ke jetuar dy vite dhe ke bërë një kurs që e quan shkollim jasht vendit.

Rrjedhimisht, monopoli politik në Kosovë, nga LVV është i garantuar nëse nuk ndodhë një emancipim dhe riformim (jo reformim) i strukturave tjera që mund madje të krijohen nga fillimi. Kjo për arsye se LVV përveç që ka monopol në vija të trasha politike, ajo dominon logjikën politike në Kosovë, diskursin, oratorinë, karizmën dhe opinionin publik si rrjedhojë. Nuk mund t’i bëjnë të gjitha këto, ndërrmarjet e thjeshta për përfitime ekonomike.

Arsyeja e kësaj, qëndron se LVV, duke qenë se është parti politike, ajo ka edhe një lloj “shkolle” politike të ideve të saj për politikën, historinë dhe organizimin shoqëror. Këtë “shkollë” e kanë madje më të fortë, se shumë kolegje e universitete publike, ku ndërrmarjet për përfitime ekonomike (pra partitë e vjetra) diplomojnë militantët e tyre. Nuk është e çuditshme që, një aktivist i LVV së që vendosë postierë rrugëve, është më i lexuar se një numër i madh i antarëve nëpër Kryesistë e ndërrmarjeve për përfitime ekonomike, apriori, edhe më orator, karizmatik dhe debat dominues. Si përfundim, mund të thuhet se, në rast se nuk ndodhë ndonjë avari politike e tipit Grenell, LVV fare lehtë mund të konsolidojë pushtetin e saj në një periudhë minimalisht 8 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat