Çfarë politike do të duhej të zhvillonte Brukseli, ndaj sfidave të reja gjeopolitike?

Opinione

Çfarë politike do të duhej të zhvillonte Brukseli, ndaj sfidave të reja gjeopolitike?

Nga: PhD Nijazi Halili Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:54
PhD Nijazi Halili

Me dallim nga politika e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, që e nënkuptonte edhe mundësinë e anëtarësimit të tyre eventual në UE, për Azinë evropiane  Brukseli e inauguroi politikën e "aspiratave evropiane”, e cila në fakt ishte vetëm zyrtarizmi i vizionit të Brock Bierman, për modelin e rrathëve koncentrikë të relacioneve me BE-në.

Ndoshta do të ishte pretencioze që këto zhvillime t`i kualifikonim si shkas të rikthimit të luftës së ftohtë, por gjithsesi se reminishencat e kësaj lufte as nuk mund të injorohen. Nëse periudha e Gorbaçovit e shënoi përfundimin e luftës së ftohtë dhe të ndarjes bipolare të botës, periudha e Jelcinit atë monopolare.  Putini me doktrinën e tij “near abroad” e riktheu fuqinë gjeopolitike të Rusisë në Euro-Azi. Në kontestin e përgjithshëm gjeopolitik pas 11 shtatorit 2001
edhe UE ishte  përgjigjur me qasjen post-terroriste, duke aprovuar strategjinë përkatëse të sigurisë (2003 dhe 2008).

Ndërkaq nga viti 2008 Brukseli u përball me sfida të reja gjeopolitike. Azia Qendrore (Avganistani dhe Iraku), për Brukselin gjithnjë konsiderohej “problem amerikan”. Pas luftës në Gjeorgji, Kaukazi i sfidoi kufijtë lindor të UE-së. Qasja edhe në këtë rast, me gjithë përparimet,  mbetet larg unitetit të plotë.
Politika jo vetëm energjetike e UE-së ndaj Rusisë, por përgjithësisht qasja e përgjithshme politike dhe e sigurisë e Brukselit ndaj Moskës, u aktualizua sidomos pas luftës në Gjeorgji dhe njohjes së pavarësisë së dy rajoneve separatiste të shtetit gjeorgjian: Osetisë Jugore dhe Abhazisë nga ana e Rusisë. Kaukazi dhe rrugët energjike duket se do të mbeten në epiqendër të politikës së jashtme të UE në vitet që vijojnë, sepse siç u pa edhe nga lufta e shkurtër në Gjeorgji, derisa në antikë luftërat zhvilloheshin për territoret nëpër të cilat kalonin rrugët tregtare, siç thuhej, “aty ku kalonte ari”, në hyrje të shek. XXI, rëndësinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike e morën rrugët nëpër të cilat kalon ari i zi. Gjeopolitika edhe më herët e përcaktonte drejtimin e zgjerimit të gjertanishëm të UE (si  në Evropën Qendrore dhe Lindore në periudhën 2004-2007) dhe ajo do të vazhdojë ta drejtoj edhe procesin e zgjerimit aktual (në Ballkanin Perëndimor).  Por, a do të ndalet këtu dhe në këta kufij UE-ja apo kufijtë e tij do të shtyhen më tutje në verilindje të Rusisë dhe shtetet e ish BRSS-së dhe në jug me Mesdheun?

Çfarë politike do të duhej të zhvillonte Bukseli ndaj këtyre sfidave të reja gjeopolitike?

Në rrafshin politik UE do të duhej të zhvillonte një strategji të tillë që do të ndërlidhte së paku tri elemente: ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve transatlantike me aleatin tradicional – SHBA-të, krijimin e politikës së përbashkët energjetike të UE-së, me qëllim të  lirimit nga vartësia energjetike ruse, dhe  hartimin e një politike më dinamike dhe më aktive ndaj shteteve të Kaukazit me qëllim të kthimit të tyre nga Brukseli dhe jo lënien e  tyre  në orbitën e Moskës.Autori është anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA!
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat