Vuçiq dyshohet të jetë i infektuar me Covid-19

Opinione

Vuçiq dyshohet të jetë i infektuar me Covid-19

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:47
Sherif Ramabaja

Presidenti serb Vuçic bëri një provokim të rradhës ndaj Kosovës. Shqiptarët e Kosovës nuk i befason asgjë që dëgjojnë dhe shohin nga Serbia.

Po bëhen 20 vite kur Serbia u terhoq nga Kosova me arsenalin luftarak, ushtarak dhe policor.

Që nga ajo kohë politikanët serb i kanë ndërruar metodat e veprimit kriminal ndaj Kosovës, pasi për t´u kthyer nuk do të kenë kurr rast më.

Metodat perfide që serbia i përdor janë serbët e instrumentalizuar në Kosovë dhe luftën psikologjike duke propaguar e gënjyer se kanë bindur shtete në tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

Një luftë për t´i përçarë shqiptarët mes vete, ishte edhe përpjekja me Minishengenin Ballkanik, ku kryeministri shqiptar Rama kishte rënë pre e propagandës serbe, derisa Kosova ishte kundër një përpjekje të tillë.

Këto ditë presidenti dhe Goebbels i Serbisë, Vuçiqi, doli me një provokim të ri duke e botuar në profilin e tij hartën e Kosovës me flamurin serb.

Gjithçka pritet prej tij përpos ndonjë gjesti të mençur, sepse politikanët serb kanë thur plane për pushtime, kan bërë krime, gjenocid dhe nuk mund t´u ikin  përgjegjësive raciste dhe fashiste që i kanë në gjak.

Derisa pandemia Covid – 19 po bënë kërdi në botë presidenti serb i frikësuar se është i infektuar, këto ditë u paraqit për ta bërë testin e Coronavirusit.

Si president i shtetit, nga frika se vaksinat e Rusisë Sputnik V nuk janë efektive, i thirrën edhe mjekët ndërkombëtarë për të qenë sa më të sigurt për t´u kujdesur për presidentin e tyre.

Mjekët vendas ia matën temperaturën dhe ia bënë testin e shpejtë, i cili i doli negativ, po për të qenë të sigurt u desh t´ia bënin edhe testin që saktësisht e vërteton rezultatin.

Testi i tillë don kohë dhe derisa nuk e kishin rezultatin, një nga mjekët ndërkombëtar vendosi që t´i hulumtoheshin simptomet e Coronavirusit.

Temperatura, dhimbja e kokës, jashtëqitja, marramendja, frymëmarrja etj. të gjitha i kishte me rezultat negativ.

Në fund kishte mbetur vetëm të vërtetohej edhe humbja e shijes. Mjeku ndërkombëtar tha se don ta provoi një metodë që është njëqin përqind e saktë.

Zoti president, iu drejtua ai Vuçiqit. Drejtoni dy gishtat tregues të duarve tuaja.

Njërin futeni në gojë kurse tjetrin në prapanicë. Duhet të numroni deri në dhjetë pataj ua ndërroni vendet : ate të gojës futeni në prapanicë dhe gishtin e prapanicës futeni në gojë.

Duhet të numroni sërish deri në dhjetë, nëse nuk hetoni kurfar shije ju duhet patjetër të karantinoheni.

Presidenti i Serbisë Vuçiq veproi ashtu si e urdhëroi mjeku. Në fund i tha mjekut pasi ua ndërroi vendet gishtave tregues, se ka vërejtur një shije të quditshme.

Mjeku u gëzua dhe i tha se të gjitha shenjat tregojne se nuk jeni të infektuar, po për çdo rast duhet ta presim testin e saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat