Legjislatura e tetë e parlamentit të Kosovës: Shpëtojeni mjedisin nga gurthyesit (tenderat)që po i shembin kodrat dhe malet e Kosovës...!

Opinione

Legjislatura e tetë e parlamentit të Kosovës: Shpëtojeni mjedisin nga gurthyesit (tenderat)që po i shembin kodrat dhe malet e Kosovës...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Këso kohe,dridhjet e kodrave dhe të maleve të Kosovës përmes gurthyesve,që,si marimanga u janë qepur me ,,tekonologjinë,,

e shembjes së bukurive të natyrës mijëvjeqare,po e bëjnë mjedisin dhe hapësirën të padurueshme për jetë normale(!).

Poqese u qet udha Prishtinë-Pejë,në hyrje të Klinës në të dyja anët shihen makineritë që shembin bjeshkën dhe malet për të nxjerrë  gurët nga zemra e tokës për nevojat,,ekonomike,,të Kosovës(sic!).

Kjo dukuri e shëmtuar aq po e dëmton mjedisin dhe hapësirën në Kosovë,saqë kur i sheh edhe nga afër mendon njeriu a jemi në Kosovë apo në mjedisin pluhur të zi në Bangaldesh dhe në vendet tjera të varfërisë ekstreme në Afrikë...(?!).

Pse është lejuar kjo dukuri kaq e shëmtuar përmes gurthyesve buzë kodrave dhe maleve të Kosovës...?Çfarë biznesi është ky dhe a janë në dijeni,ministria e mjedisit në qeverinë e Kosovës për dëmet dhe për shkatërrimin e mjedisit dhe hapësirës me këto ,,kompani,,të shembjes të kodrave dhe të maleve të Kosovës të këtyre  resurseve mijëvjeqare si dhuratë e çmuar e nënës natyrë(!).

Deputetë të ligjislaturës së tetë të parlamentit të Kosovës,u bëj thirrje qytetarie,shpetojeni mjedisin dhe hapësirën e Kosovës nga gurthyesit...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat