Globalizimi monocentrik dhe tranzicioni gjeopolitik i Ballkanit

Opinione

Globalizimi monocentrik dhe tranzicioni gjeopolitik i Ballkanit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:38
Ruzhdi Peçani

Përpjekje për të treguar rolin e Ballkanit dhe Evropës së re në tranzicionin gjeopolitik, me theks të veçantë pozita e Kosovës dhe Serbisë, rëndësinë e ngritjes së Rusisë në ndërtimin e botës multietnike që Serbia pret në kontekstin e veçantë, që Rusia do luante rolin e bashkëpunimit ekonomik dhe kultural me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këto paraqesin pritjet e Serbisë.

Gjeopolitika e cila ishte shkencë me ndikim në pjesën e parë të shekullit XX, pas luftës së dytë botërore është anashkaluar me futjen e retorikës ideologjike të luftës së ftohtë. Hulumtuesit kanë theksuar se kjo është par excellence shkencë burokratike, dhe duhet shmangur si instrument i analizave politologjike. Se në kohën bashkëkohore gjeopolitikën duhet zëvendësuar me gjeoekonomi, dhe në shekullin XXI gjeoekonominë ta zëvendësoj gjeokultura kjo si një feniks.

Kështu gjeokultura do ishte si faktor i zhvillimit, ngritjen e vetëdijes kolektive, kulturës së punës, kulturës së rezistencës dhe emancipimit, ashtu edhe gjeopolitika në bashkëkohoren reflekton raportin e forcave, interesave gjeopolitike. Nga çfarë ka drojë Serbia? Kjo u vije nga

frika se me pranimin dhe zbatimin e strategjisë neoliberale, të modernizimit të varur do  vinte që ekonomia do ishte perifere, shoqëria dhe kultura, thënë shkurt këtë e shohin si një rekonilizim të kësaj hapësirë.

Se, Serbia sikur gjendet në një udhëkryq s'do mend, kjo tregohet me zvarritjen dhe bishtnimit që i bënte eurointegrimit dhe ecjen e sajë në dy binarët BE – Rusi. Përderisa Kosova tranzicionin gjeoplolitik të Ballkanit e shikon si lëvizje, si shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në integrimin euroatlanitik pra në BE dhe NATO. Ky rezultat e ndryshimeve gjeopolitike Ballkanin e gjenë mes regjionalizimit evropian dhe globalizmit amerikan. Kosova nuk ka dyzime dhe mirëpret edhe NATO-izimin e Ballkanit si një proktektorat të kësaj hapësirë duke shtyrë dhe larguar ndikimin e Rusisë nga Ballkani Perëndimor.

Po të shqyrtohet pozita dhe roli i Serbisë në këto procese mund të thuhet se, në vitet 1990-2000, ishte në një tranzicion bllokimi drejt një kapitalizmi gjysmëperiferik nga viti 2000. Kështu ngase Serbia i bënte rezistencë modelit neoliberal dhe modernizimit të varur pra tranzicionit sipas modelit perëndimor si dhe realitetit gjeopolitik të forcave në botë, ”shpërblimin“ që mori me bombardimin në 1999 dhe pavarësimit të Kosovës më 2008. Dhe tani përkundër “përcaktimit proevropian” mbetet një shtet gjysmë i burgosur, që dhe vetë e thonë.

Ashtu si ishte edhe në fillim të shekullit XX (J. Cvijiq). Si tregojnë disa dokumente, në veçanti një letër, 2 maj 2000, të cilën e kishte shkruar Vili Vimer, atëherë kryetar i Kuvendit Parlamentar të OEBS-it, ish kancelarit gjerman Gerhard Schröder: “Lufta ndaj RF të Jugosllavisë është bërë ashtu që të korrigjohej vendimi i gjeneralit Ajzenhauer nga koha e luftës së II botërore. Dhe kështu për arsyet strategjike në Kosovë janë stacionuar ushtarët amerikan, që të kompensohej ajo që është lëshuar në vitin 1945”. Duke poentuar letrën e tij –“Serbia duhet shkyçur nga zhvillimi evropian”.

Natoizimi i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore është në funksion të kontrollit të perëndimit dhe globalizimit monocentrik. Këto shtete do luanin rolin e satelitëve Amerikan në rolin e “Kalit të Trojës” si dhe në rrethimin e Rusisë duke realizuar qëllimet  gjeostrategjike transkontinentale. Pra pushtimin e Euroazisë, si shkruan Zbigniev Brzhezhinski në “Tabela e madhe e shahut”,1997.

Serbia pret kthimin e fuqishëm të Rusisë në skenën ndërkombëtare në funksion të OKB, ngase Rusia është e nevojshme për stabilizimin e rrethanave si në Evropë dhe në Botë, se Rusia është aktive t'i kundërvihet globalizimit asimetrik “Made in USA”. Rast konkret kundërshtimi për pavarësinë e Kosovës nga ana Rusisë, kjo sipas analistëve dhe pushtetit të Serbisë.

Kosova shihet si një shtet i projektuar nga NATO  dhe SHBA për tri qëllime të caktuara:

a) dezintegrimi i mëtejmë  i Serbisë dhe dobësimin e saj si faktor rajonal;

b) si një urë mbrojtëse  drejt Lindjes, ku do të dislokoheshin baza ushtarake të SHBA dhe Gjermanisë.

 c) „Kali i Trojës” i vendosur në zemër të Evropës për stabilitetin mes Evropës dhe SHBA.

Kjo paraqet brengën e Serbisë dhe mendimi se Rusia mund të kthehet në Ballkan përmes gjeoekonomisë.

Dhe këtu tani, qartë le të kuptohet Marrëveshja për minishengenin ballkanik të bërë nga Vuçiq –Rama - Zaev , kjo është gjeoekonomia e Serbisë! Kështu Serbia sipas kësaj do t'a gllabëroj ekonominë e Shqipërisë, kjo identike me marrëveshjen e vitit 1946, Shqipëri – RF Jugosllavisë që do prishej në 1948,kur ekonomia shqiptare kishte rënë për tokë dhe do merrte ndihmë miliona dollar për sigurimin e drithërave për ushqim. Me kërcënimin e fundit që Serbia i bëri Kosovës pra dhe Shqipërisë, një qeveri që do dali më 25 prill 2021,pritjet janë se do ndodhi ndryshimi, si veprim parësor duhët shfuqizuar marrëveshjen  e minishengenit si tejet të dëmshme po dhe shumë të rrezikshme për sigurinë Kombëtare dhe vendit!

Kosova në këtë fillim viti, pikërisht në muajin mars, do shënoj dy ndodhi të jashtëzakonshme në politikën e jashtme: E para  erdhi njohja nga Izraeli dhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në këtë dhjetëvjetëshit  kjo njohje nga Izraeli është më e rëndësishmja për Republikën e Kosovës! Kjo si produkt i miqësisë  midis Kosovës dhe SHBA-ve! Prandaj hapja e ambasadës ne Jerusalem është dhe do mbetet mbetet nje nga ngjarjet historike të rrugëtimit  të shtetit te Kosovës drejt finalizimit juridik ndërkombëtar !

Dhe tjetra se FSK do të do të shërbej në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt për gjashtë muaj. Njësiti i FSK do jetë pjesë e misionit  përkrah Gardës Kombëtare të Iowa -s

Deklarata e Vuçiq së fundi, është në vazhdën e Luftës speciale dhe hibride që ajo bënë drejtë dhe brenda Kosovës

Që nga parafushata e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, partitë politike kishin eskaluar gjerë në irracionale me diskursin e komunikimit, që jo vetëm se dëmtonin zgjedhjet po dhe dëm tjetër të pariparuar. Disa nga liderët sikur kishin diplopi kur akuzonin liderin e LVV, e shihnin” si Hitlerin” dhe se ky na “qenka spiun i Serbisë”, ”se më parë votoj Goran Simiq se Vjosën”, ”pas 14 shkurtit do kemi kryeministër antiamerikan”, ”nuk do lejojmë që LVV të vjen në pushtet” dhe çka jo tjetër me etiketime si tradhëtar, spiun, hajn,…!

Dhe tani, të tri partitë opozitare shqiptare deklarohen se nuk do mbështesin zgjedhjen e znj. Vjosa Osmani si kandidate për Presidente. Do shkojnë edhe më larg duke mos bërë kuorumin e duhur. Thënë shkurt do bëjnë opstrukcion?! Sikur do duhet që miqtë tanë ndërkombëtar këtyre liderëve do ua tregojnë “karotën dhe shkopin” që të jenë pjesë e formimit të institucioneve të shtetit. Dhe kjo është tabloja negative që e dëmton Republikën e Kosovës.

Deshëm apo jo, me apo pa dashje, me këso veprimesh, kanë rënë në postulatin e luftës speciale që po zhvillon shërbimi sekret serb në Kosovë. Është koha për një vetëdijesim kombëtar. Kjo në veçanti tani kur presidenti serb Vuçiq bëri kërcënimin, kërcenim i hapur me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin e Serbisë. Se kërcënimet nuk pushojnë nga Vuçiq, këto dhe vetë Kryeministri në ardhje, duke mos nënvlersuar, kishte shprehur se si Kryeministër mund ta marri edhe detyrën e Ministrit të mbrojtjes.

Në rrethanat që aktualisht gjendet shteti i Kosovës, opinion i gjerë është se Kryeministri në ardhje z. Albin Kurti dhe Presidentja që do zgjedhje znj. Vjosa Osmani , pa humbur kohë  të jenë në dakordancë  duke e zgjedhur drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, kjo si imediate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat