Këqyrni, këqyreni kush po akuzon?

Opinione

Këqyrni, këqyreni kush po akuzon?

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:19
Adem Bytyçi

Kastrati, e akuzon Vjosën pse po tregon se po e vjedhim Kosovën.

Ky  ish analist shkon edhe më largë e akuzon Vjosën, kinse kjo qenka fajtore për mos liberalizim të vizave, edhe pse duhej ta dinte se partia PDK, në të cilën ka aderuar ky "gjeni" që moti i ka "liberalizuar" vizatë ?!

Atë që tani po e akuzojnë Vjosën pse po tregon se  po vidhet Kosova ,pa dyshim ka filluar t'i vret SAMARI i hajnisë dhe i korrupsionit.

Ata që e kanë vjedhur djersen e qytetarëve vetëm vonim se shpëtim nuk kanë!

Më në fund se kush janë ata do të identifikohen në bazë të lëndimit të korrozit nga samari i hajnisë.

E mira më e madhe në mesin shumë të këqijave që kanë ndodhur dhe po ndodhin në vendin tonë është :

Sovrani e ka kuptuar se kush janë hajnat dhe  kush e ka vjedhur Kosovën kaq gjatë.

Është për t'iu duartrokitur qytetarëve tanë për nivelin e vetëdijes në të cilin kanë arritur për të mos rënë as njëherë pre e premtimeve të rreme të politikanëve të korruptuar.

Aferim qytetarë të nderuar të Kosovës, kjo që po bëni ju në këto qaste për denoncimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe të korruptuarave është në interesin tuajin dhe në interesin e shtetit tuaj.

Nëse vazhdoni këtë rrugë qytetarë të nderuar të Kosovës, besoni me devotshmërinë më të madhe do t'iu shërbenit interesave tuaja dhe një të ardhme të shkëlqyer  fëmijëve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat