Letër e hapur për të gjithë

Opinione

Letër e hapur për të gjithë

Nga: Prof. Musa Limani Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:03
Prof. Musa Limani

Aktualisht, Kosova gjendet në një situatë të rëndë politike, shoqërore dhe ekonomike. Po ballafaqohemi me shumë sfida, të cilat kërkojnë zgjidhje. Dalja nga ky kaos kërkon mobilizimin e të gjithë faktorëve politikë e shoqëror të brendshëm dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Që të dy këta faktor, në rend të parë, varen nga qasja jonë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Këto probleme kaqë madhore nuk mund të zgjidhen pa unitet të spektrit politik dhe pa kyçjen e intelektualëve të mirëfilltë, përkatësisht të kuadrove profesionale, institucioneve shkencore, organizatave jo qeveritare dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar, do të na përkrah aq sa dimë ne ta përvetësojmë mbështetjen e tyre. Dalja nga kjo situatë kaotike e komplekse politike, shoqërore, ekonomike dhe sociale, mund të realizohet vetëm me unitet të të gjitha strukturave dhe ndryshimin e politikës kadrovike, në kuptimin që në vende përkatëse të caktohen (vihen) kuadrot profesionale gjegjëse me përvojë, kredibilitet dhe të kaluar të pastër, përkatësisht pa etiketa në të kaluarën. Duhet thënë stop politikës destruktive kadrovike të deritanishme, nepotizmit e korrupsionit, ku si kriter për të qenë në krye të vendeve kyçe të institucioneve dhe organeve shtetërore është marrë libreza partiake, militantizmi, nepotizmi e jo profesionalizmi, përkatësisht janë vuar dhe emëruar kuazi intelektualët, e jo intelektualët e mirëfilltë.

Është imperativë kohe që kuadrot që punojnë për shtet, e jo për xhep, si dhe ato profesionale të udhëheqin me Kosovën në të gjitha institucionet, organet shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Duhet motivuar dhe kthyerë në skenë kuadrot profesionale, të cilat do të jenë bartëse tëtë gjitha fushave jetësore dhe faktorë kryesor tëtëgjitha ndryshimeve ekonomiko-shoqërore, në të cilët mbështetet prosperiteti dhe perspektiva e Kosovës. Andaj, problem në vete aktualisht në Kosovë, është, pos problemeve tjera, sitë motivohet dhe tëzgjidhet çështja kadrovike, përkatësisht angazhimi i kuadrove profesionale. Kuadrot profesionale, si faktorë kryesor të zhvillimit ekonomiko-shoqëror, duhet vënë në qendër të vëmendjes. Për realizimin e këtij qëllimi, Kosova duhet të bëjë reforma rrënjësore në politikën kadrovike, duke e ndryshuar politikën destruktive kadrovike të deri tanishme. Për fat të keqë, deri më tani është shkelur “truri”, përkatësisht janë lënë pas dore profesionalistet dhe intelektualët e mirëfilltë. Është koha e fundit që tani, kuadrot profesionale të mirëfillta, duhet të marrin mbi vete përgjegjësinë, luftën për risi, inovacione dhe prosperitet, të cilat do të çojnë përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit tonë. Mirëpo, kjo assesi nuk do të thotë se nuk duhet angazhuar edhe ekspert të jashtëm, por kuadrot vendore kanë përparësi. Atë që thotë fjala popullore: “Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po zot shtëpie të jesh vetë”.Në politikën kadrovike duhet të respektohet në rend të parë, profesionalizmi dhe pragmatizmi i kuadrove profesionale vendore i të gjitha fushave, por jo ata që vrapojnë pas “karrikës”, por ata që i kërkon “karrika”. Kështu, me ekonominë e Kosovës do të duhej të udhëheqin kuadrot profesionale me përvojë dhe me njohuri bashkëkohore të politikave zhvillimore makroekonomike, të mbështetur në veprimin e ekonomisë së tregut, e jo si deri tani historianët, mjekët etj. Nuk duhet të lejohet eastolerohet që me ekonomi, por edhe me fusha e segmente tjera, tëudhëheqin të padijshmit, laikët, militantët, jo profesionalistet etj., siç ishte rasti deri më tani.

Siç dihet, pas çlirimit, veçmas pas Pavarësisë në Kosovë kemi numër të madh njerëzish të dekoruar me diploma e thirrje shkencore e akademike. Mirëpo, praktika po tregon se ata, nuk mund të quhen tëgjithë intelektual, vetëm disa prej tyre e meritojnë atributin e intelektualit të mirëfilltë. Ndonëse, në zhargonin e përditshëm, me intelektual kuptohet personi i cili është i arsimuar, ka diplomë. Tani, shtrohet pyetja. A thua është kështu? Në tëvërtet kështu duhej tëishte, por praktika ka treguar se të gjithë ata që kanë diploma nuk përkojnë dhe nuk përfaqësojnë intelektualin e mirëfilltë. Andaj, duke pasur parasysh kontributin, qëndrimin dhe veprimtarinë, marrë në tërësi të gjithë njerëzit me diploma, thirrje shkencore e akademike të cilit do nivel qofshin ato, mund të ndahen në dy grupe kryesore. a) intelektual të mirëfilltë dhe b) pseudointelektual. Kush është intelektual? dhe çka dikend e bënë intelektual?

Intelektualët në kuptimin e plotë të fjalës, paraqesin shtresën më të lartë të shoqërisë, pra inteligjencën e një populli të cilët me punën dhe potencialin e tyre profesionalo-shkencor kontribuojnë në të mirë të njerëzimit, qytetarëve dhe vendit të tyre dhe janë në shërbim të sëvërtetës. Me fjalë të tjera, këta do të ishin elita, që përfshin një grup njerëzish të zgjedhur në kuadër të një populli-kombi. Andaj, intelektualin nuk e përcakton pozita e tij në strukturën e shoqërisë, as niveli arsimor formal i tij, por veprimtaria dhe kontributi i tij intelektual-profesional e shkencor. Kështu, intelektuali i mirëfilltë, duhet të sillet në mënyrë kritike për të gjitha gjërat që e rrethojnë, të përkrah dhe të çojë përpara tëgjitha ato që janë pozitive dhe t’i kundërvihet dhe kundërshtojë të gjitha ato që janënegative për shoqërinë dhe kombin. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, jo vetëm intelektualët apo grup intelektualësh, por edhe institucionet shkencore, me punën e tyre hulumtuese-kërkimore duhet të kontribuojnë për të vërtetën, ta luftojnë të keqen e ta mbrojnë e avancojnë të mirën. Duke mos e përfshirëtë kaluarëne hidhur, me këtë rast do të shtroja vetëm disa nga tëkëqijat që u bënë Kosovës pas çlirimit, nga ana e Serbisë, për të cilat kemi heshtjen dhe oportunizmin e strukturave shtetërore e politike, intelektualëve dhe institucioneve shkencore. Menjërend pas çlirimit, me dhunë nga serbët u shpërngulën shqiptarët nga pjesa veriore e Kosovës, iu morën pronat, e që nuk po munden edhe sot të kthen në pronat dhe shtëpitë e tyre. U nda Mitrovica në dy pjesë-Mitrovica e Veriut (serbe?!!) dhe Mitrovica e Jugut (shqiptare). Në vazhdën e kësaj, u bë edhe ndarja e Kombinatit “Trepça “ në atë veriore dhe jugore. Para disa vitesh filloi kolonizimi i territorit të Kosovës, me ngritjen e lagjes së tërë të shtëpive nga Serbia në “Luginën e Diellit” për kthimin e familjeve serbe, kinse të dëbuara nga Kosova. Kërkohet “Asociacioni” i komunave me shumicë serbe, me të drejta ekzekutive. Manastireve (që janë shqiptare) u lejua e drejta e eksterritoriale. Në komunat serbe, nuk figuron asnjë element i shtetësisë së Kosovës, as flamuri e as mbi shkrimet në gjuhën shqipe. Madje, para disa vitesh kërkohej korrigjimi i kufijve, në kuptimin e shkëputjes së disa pjesëve të Kosovës. Delegatët serb në Kuvendin e Kosovës, përdornin termin “Kosova i Metohija”. Nëpreambulën e Kushtetutës së Serbisë, thuhet se “Kosova i Metohija je pokrajina Srbije”. Aktualisht, presidenti i Serbisë (një ish kamerier i Vojisllav Sheshelit një çetniku dhe albanofobistit tëpërbetuar, Ministrit të Informacionit në kohën e Millosheviqit), më 26.02.2021, në Kurshumli, bëri një takim me “Listën serbe), ku shpalosi planin për avancime të mëdha investive, si: ngritjen e Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë (të veriut), godinën e re të spitalit në Graçanicë, rrugën e re regjionale Jarinjë-Mitrovica e Kosovës, si dhe do të investohen edhe shtatë milionë euro për ndërtimin e kopshteve dhe Qendrës Universitare në Mitrovicën e Veriut, ndihma në të holla për popullatën serbe, me ç’rast çdo familje serbe do të merrte nga 700 euro etj. etj. Aktualisht, pos provokimeve tjera, presidenti i Serbisë z. Vuçiq publikoi hartën e Republikës së Kosovë, mbi të cilën ishte vuar flamuri i Serbisë. Kuptohet, ky gjest i tij paraqet provokimshumëtëulët të llojit të vet, por është jashtë logjike që një president i një vendi të bëjë gafe fëmijësh në politikën e jashtme të vendit të tij. Çka është edhe më e keqja, për ketë gjest shovinist dhe hegjemonist të z. Vuçiq, deri më tani nuk reaguan as z. Palmer si ndërmjetësues i SHBA-së dhe as z. Lajçak si ndërmjetësues i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje, ky provokim i z. Vuçiq si President i Serbisë, tregon frymën e vërtet shoviniste dhe hegjemoniste të këtij vendi ndaj Kosovës, si dhe paraqet ofendim dhe fyerje, jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, por edhe për të gjitha vendet që e kanë pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovë, veçmas për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 e shpalli Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe të pranueshëm ndërkombëtarisht.

Andaj, të gjitha këto që u cekën më sipër, Serbia i ka bërë dhe tani po i bënë nën pretekstin për mbrojtjen e interesave vitale të serbëve dhe se Kosova e Metohija janë Serbi. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, Serbia njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojë se Kosova kurrë nuk ka qenë, e nuk do të jetë e Serbisë dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe ndërkombëtarisht i pranueshëm, bile dhe nga Gjykata Ndërkombëtaree Drejtësisë. Ndërkaq, sa i përketë mbrojtjes së të drejtave serbe në Kosovë, paraqet një kamuflazh dhe demagogji ordinere të Serbisë. Kjo, aspak s’ka të bëjë me të vërteten, sepse serbët në Kosovë kanë të drejta si minoritet më shumë se serbët në Serbi dhe më shumë se çdo minoritet në çdo vend të Bashkimit Evropian. Në të kundërtën, shqiptarët si minoritet në Serbi, nuk i gëzojnë as të drejtat elementare kombëtare dhe janë minoriteti më i përbuzur në Serbi. Në kontekst të kësaj, duhet potencuar se të gjitha masat e sipërcekura të Serbisë në Kosovë dhe shumë të tjera, përdhosin kushtetshmërinë, territorialitetin, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Për këto shkelje, jo vetëm që asnjëherë nuk reagoi faktori ndërkombëtare (pos atij për ndryshimin e kufijve), e as institucionet shtetërore të Kosovës. Tani vetvetiu shtrohet pyetja. Ku është kjo elitë intelektualësh? Heq individ apo grupe individësh, institucionet shkencore, duke veçuar Akademinë dhe Institutin e Historisë, institucionet shtetërore etj. jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel kombëtar, i kanë futur veshët në “lesh”, sikur nuk po ndodhë asgjë rreth nesh e me kombin tonë. Kjo tregon se ne, nuk po funksionojmë si komb. Këto dhe shumë gjëra të tjera që cenonin sovranitetin dhe kushtetshmërinë e Kosovës, strukturat shtetërore, politike, intelektualët, universitetet e studentët, veteranët e luftës etj, nuk u brengosën shumë për situatën kaotike që u krijua në veri e gjetiu në Kosovë, që rrezikon edhe pavarësinë e Kosovë. E gjithë kjo tregon heshtjen dhe oportunizmin e intelektualëve dhe institucioneve shkencore dhe shtetërore në Kosovë.

Pos atyre që u thënë më sipër, krimet që iu bënë Kosovës nga ana e Serbisë, ishin si: masakrat dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve civil, duke vra fëmijë, pleq, gra e burra, shkatërrimi i ekonomisë dhe plaçkitja e pronave private, dhunimi i mbi 20 mijë femrave shqiptare, me mijëra tëvrarë e të pagjetur-të zhdukur dhe shumë e shumë të këqija të tjera. Andaj, edhe për rreth të gjitha këtyre krimeve të sipër cekura, institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e panë të arsyeshme të ngritin padi ndaj Serbisë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Injorimi i krimeve serbe nga institucionet e Kosovës nuk ka kurrfarë arsyetimi dhe mbi ta bie faji dhe përgjegjësia historike. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, institucionet e Republikës së Kosovës, deri më tani janë sjellur ashtu sikur asgjë nuk ka ndodhur gjatë dhe pas luftës (çlirimit) në Kosovë. Jo vetëm institucionet, por edhe inteligjenca dhe institucionet shkencore, duke e veçuar Akademinë dhe Institutin e historisë, lidhur me këto ngjarje tëdhimbshme që e përcollën Kosovën tash e mbi 20 vjet, heshtën gjatë tërë kohës. S’ka dyshim se tani është koha e fundit dhe domosdoshmëri që Kosova të ngre padi për të gjitha krimet e dëmet që i ka bërëSerbia gjatë dhe pas çlirimit, e faktorit ndërkombëtar t’i ofrohen argumente për të gjitha këto ngjarje, për të cilat kemi fakte e materiale të bollshme. Tani, para fillimit tëdialogut, institucionet relevante të Kosovës duhet t’ipërcaktojnë kornizat e bisedimeve, temat për të cilat duhet të bisedohet dhe ato të cilat nuk janë negocuese.Nuk duhet pranuar, apo më mirë me thënë t’i nënshtrohemi diktatit apo presionit ndërkombëtar, që të gjithë le ta dinë si Serbia, vendet e BE që nuk na kanë pranuar, Rusia e Kina, se Kosova është shtet i pavarur dhe ndërkombëtarisht i pranueshëm, të cilën gjë e kanë vërtetuar me pranimin e tyre mbi 116 vende të botës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND). Me vendimin e GJND (2010), është vërtetua shtetësia, pavarësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovë.Në veçanti duhet bërë me dije Serbisë hegjemoniste, e cila ende mendon e vepron me konceptin e së kaluarës (shekullit të mesëm dhe XIX dhe XX), boll më me grabitje e uzurpime të trojeve etnike shqiptare. Andaj, trusnia e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim duhet të jetë ndaj Serbisë, e cila po kërkon “hise” edhe në territorin e tanishëm të trojeve etnike të Kosovës. Ajo veq e ka të aneksuar një Kosovë në vitin 1878, me spastrimin territorial të trojeve etnike shqiptare në rajonin e “Toplicës”, e popullimin e tyre me popullatë serbe. Më vonë gjatë luftërave Ballkanike (1913), Luftës së Parë Botërore (1918) nëpërmjet reformave agrare, më 1945 me aneksimin e Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptarë, Serbia uzurpoi diku 34 mijë km2 të trojeve etnike shqiptare. Kështu, Serbia duke shfrytëzuar mbështetjen e Fuqive të Mëdha, si dhe të Rusisë Cariste, në këtë periudhë me vendet fqinje me gërshërë bënë ndarjen dhe aneksimin e trojeve etnike shqiptare, duke formuar Serbinë e Madhe. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se në këtë periudhë, baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit e eminencës evropiane kanë “konstruktuar” kufijtë e tokave shqiptare me gërshërë në dëmë të tyre, duke e rritur territorin e Serbisë. Në këtë mënyrë, Serbia nga Pashallëku i Beogradit u zgjerua në tokat etnike shqiptare dhe formoi Serbinë e Madhe. Tani bijtë e tyre duhet të “konstruktojnë” modelin dhe formën më të mirë evolutive, për zgjidhjen e drejtë të Kosovës dhe kombit shqiptarë në tërësi, e jo t’i lejohet Serbisë, siç thonë ata, “se me rastin e pranimit të Kosovës si shtet të pavarur, duhet edhe ne të marrim diçka”. Me këtë rast ata do të kthejnë borxhin dhe do të përmirësojnë gabimet e të parëve të tyre ndaj Kosovës dhe kombit shqiptarë në tërësi.

Andaj, problemi i mbrojtjes së territorit dhe pavarësisë nuk duhet të jetëvetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë dhe i gjithë shqiptarëve, sepse çdo pjesë e Kosovës është edhe pjesë e trojeve tona kombëtare. Pavarësisht nga copëtimi i tokave dhe popullatës sonë në disa vende, ne duhet të veprojmë si një kombë, të jemi unik, të kemi Platformën gjithëkombëtare, në mbrojtjen e territoreve dhe të popullatës shqiptare kudo qëgjenden dhe jetojnë ata. Kjo paraqet njëherit të drejtën tonë historike dhe kombëtare. Askujt nuk i pengon që të kemi tregun e përbashkët ekonomik (Unionin ekonomik) Kosovë-Shqipëri, përkatësisht Shqipëri-Kosovë, si dhe trupa gjithëkombëtare, si bie fjala: Program unik ekonomik, Komitet gjithëkombëtar shqiptarë, plane e program tëpërbashkëta në të gjitha nivelet arsimore, shëndetësore, kulturore, tëtrashëgimisë historike kombëtareetj. Të gjitha këto janë kompetenca të dy shteteve tona shqiptare dhe mund tëbahen në mënyrë të pavarur, pa pasë të drejtë askush të përzihet, sepse janë në përputhshmëri të plotë me proceset integruese ekonomike e shoqërore të Bashkimit Evropian, si dhe tëproceseve integruese botërore, përkatësisht të globalizimit.

Andaj, duke u bazuar në atë që u cek më sipër, detyra e intelektualëve të mirëfilltë dhe institucioneve shtetërore e shkencore të një kombi e të një vendi, është që të mbrojë interesat e qytetarëve në një anë, si dhe të zgjojë nga gjumi ta vetëdijesojë, ta bëjë aktivë nëproceset politike, shoqërore e ekonomike, e të mos mbetet vetëm si turmë (masë), që matrapazët, abuzuesit, faqëzitë, grabitësit, të korruptuarit dhe zhvatësit e pasurisë shtetërore e kombëtare, t’i ngrehin për hunde, për interesa të tyre, siç ishte rasti deri më tani në Kosovë, në anën tjetër.

Tani të shikojmë më për së afërmi dallimin ndërmjet intelektualëve të mirëfilltë dhe të pseudointelektualëve. Pseudointelektualët (intelektualët e rrem), hynë në shërbim të shtresës sunduese për interesa të tyre personale, e në dëm të shoqërisë. Ndërkaq, intelektualët e mirëfilltë gjithmonë veprojnë sipas arsyes, intelektit dhe gjykimit të tyre, duke mos iu nënshtruar dhe pranuar tutorin, diktatin dhe trysninë nga askush, apo kushto qoftë ai. Kjo njëherit paraqet edhe ndarjen kryesore, ndërmjet intelektualëve të mirëfilltë dhe pseudointelektualëve. Karakteristikë kryesore e intelektualëve të mirëfilltëështëvetëdija dhe ndërgjegjja, që paraqet gjyq kryesor para të cilit mund të përgjigjen dhe në asnjë moment nuk i ikin përgjegjësisë. Nuk janë dogmatikë, tëdëgjueshëm, poltron etj, prandaj edhe nuk mund tëpërparojnë në politikë, siç ndodhi me këtë grup intelektualësh në periudhën e deri tanishme, sepse e mbrojnë tëvërtetën. Nuk i takojnë grupeve të interesit, nuk i përkasin njërit apo grupit tjetër, njërës apo partisë tjetër, po janë të përkushtuar vetëm për tëvërretetën, që i tejkalon interesat grupore e partiake. Intelektualët e mirëfilltë janë të pa thyeshëm, ndaj çfarëdofurtune e acari, për herë rrinë vertikalisht, bash si rrapi i pa luhatshëm, në dallim nga pseudointelektualët që janë si filizi, kado qëfrynë era ata e kthejnëshpinën. Pseudointelektualët janë tëdëgjueshëm, poltron, pa bosht kurrizor, pa dinjitetet personal e kombëtar, për këtë ata edhe nuk mund të jenë të guximshëm dhe kreativ. Këta, për herë hynë të parët në lojë, duke i çitë jashtë loje intelektualët e mirëfilltë, siç ka ndodhur edhe deri më tani në Kosovë. Kështu, antivlerat shkelën vlerat. Veprimi i pseuintelektualëve bëri që intelektualët e mirëfilltë të mos kyçen nëinstitucione e organizma shtetërore. Në krye të këtyre institucioneve u vendosën, përkatësishtemëroheshinmilitantet partiak, shpesh edhe që nuk ishin të fushave përkatëse. Në këtë mënyrë në Kosovë dominuan interesat personale, grupore e partiake, duke lënë anash interesin e përgjithshëm të popullatës. Kjo më së miri vërehet te spektri politik i Kosovës. Nuk mund të ekzistoj interesi individual (Lidershipi) pa interesin grupor e partiak. Ekzistojnë antagonizma ndër partiake, në kuptimin e rivalitetit për pushtet, duke bërë koalicione të ndryshme partit në mes vete. Këto sjellje të spektrit politik deri më tani, kushtëzuan paraqitjen e fenomenit të iracionalitetit, që është në kundërshtim me dukurinë e racionalitetit.Në Kosovë dominon iracionaliteti ndaj racionalitetit, që paraqet paradoks të llojit të vet dhe po zhvillohet në saje tëkushtevede stabilizuese politike, shoqërore e ekonomike që janë prezente që nga Pavarësia dhe që ekzistojnë edhe aktualisht. Politika irracionale karakterizohet me keqpërdorim, manipulime etj., duke shfrytëzuarsituatën sociale të popullsisë. Për mos sukseset, partitë parlamentare ia hedhin fajin njëra tjetrës si për situatën politike, shoqërore, ekonomike, sociale nepotizmin, korrupsionin, krimin e organizuar etj., duke ia numëruar dhe prezantuar të pa larat me një fjalor degradues, të pistë, që nuk mund të përdoret as në rrugë, e mos të flasim nga deputet në ndërtesën dhe institucionit më të lartë legjislativ, siç është Kuvendi, duke e shpreh mllefin dhe urrejtjen ndaj njëri tjetrit, në mënyrë euforike dhe emocionale. Kjo nuk paraqet vetëm krizë të gjuhës, por krizë të njerëzve, përkatësisht të deputetëve e atyre që merren me politikë (jo të gjithëve).

Të gjitha partitë tona (më përjashtime) gjatë fushatës, përdorin popullizmin si formë e lansimit të programeve dhe ideve të tyre, duke tentuar t’i bindin votuesit se do të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe punësimin, dhe do të luftojnë varfërinë dhe ngritin standardin jetësor të popullsisë. Me këtë rast u premtohet votuesve se do tëbëjnë ndryshime rrënjësore, me të vetmin qëllim që të marrin pushtetin me çdo kusht. Kjo njëherit paraqet edhe demagogji politike, apo formën taktike dhe retorikën e partive politike, duke premtuar se ata do të jenë partia që do të çojnë përpara zhvillimin ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve politike dhe sociale, me të cilat ballafaqohet Kosova. Për fat të mirë, këto gënjeshtra 20 vjeçare, u ballafaquan në zgjedhjet e fundit dhe morën diskurs tjetër politik. Udhëheqësit politik me politikën irracionale në mënyrë diskrecionale deri më tani bënin marrëveshje për marrje vendimesh në dobi të një grupi të partive, pa përfill procese demokratike në mënyrë plebishitare dhe pa ndonjë vlerësim të opinionit. Kemi anarkinë, që paraqet një kaos në sistemin gjyqësor dhe mos përfillje të proceseve demokratike. Kjo ka sjellë deri te autokratija politike, duke e ngritë pushtetin për vete dhe për interesa të tija, duke përdorë në mënyrë arbitrare e burokratike forcën politike, përkatësisht institucionale. Kjo kaloi edhe në diktaturë, ku personaliteti në krye të institucionit shtetëror e shkëput pozitën e personit në periudha krize, duke krijuar edhe despotizëm dhe tirani. Kjo njëherit mundësoi edhe paraqitjen e autoritarizmit në sistemin politik, që në një mënyrëreflekton edhe në despotizëm.

Si rrjedhim,zgjedhjet e fundit tani kërkojnë frymë të re nga Lidershipi i Kosovës. Sovrani, në këto zgjedhjevotoi për ndryshime, dhe ato ndodhën. Realizimi i kërkesës së votuesve, do të bëhet, në rend të parë me ndryshimin e politikës kadrovike destruktive të deri tanishme dhe zbatimit të një politike kadrovike profesionale, e të pa korruptuar. Për fat të mirë, Kosova ka kuadro të të gjitha profileve që dinë dojnë dhe munden me çuar përpara “amanetin”, përkatësisht kërkesën e votuesit, vetëm duhet dhën shansin. Ata, me këtë rast kërkuan frymë të re, qët’i fut në funksion të gjitha organizmat shtetërore, nëfunksionimin e shteti juridik dhe flakjen dhe luftën kundër të gjitha dukurive negative me të cilat po përballet Kosova, tash e 20 vjet. Kjo mund të realizohet vetëm me kuadro profesionale të mirëfillta, që punojnë për popullin e vet që i shkolloi, jo për ta plaçkit e vjedhë, siç ndodhi deri tani, por për ta ndihmuar e çua përpara, ashtu si e meriton ai. Praktika e deri tanishme ka treguar se, interesi i lidershipit kryesisht ishte i lidhur me motivin e i interesit personal, grupor e partiak, të cilat ishin në kundërshtim të plotë me interesat e përgjithshme.Andaj, fituesve të zgjedhjeve të fundit, votuesi u dha besimin dhe njëherit me votën e tyre i obligoi, duke kërkuar nga ata t’i luftojnë në mënyrë institucionale të gjitha dukurit negative prezente që janë aktualisht në Kosovë, të forcojnë dhe zhvillojnë shtetësinë e vendit tonë, duke e zbatuar Kushtetutën në negociata me Serbinë, të vejnë interesin e përgjithshëm mbi interesin personal, ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin, krimin e organizuar, të bëjnë reforma rrënjësore në politikën kadrovike në kuptimin që kuadrot të zgjidhen jo sipas kriterit partitizëm, por profesionalizëm dhe të hartojë politikë konsekuente zhvillimore makroekonomike, duke hartuar dokumentin më madhor në të cilin do të mbështetej zhvillimi i ardhshëm i Kosovës, siç është“Strategjia zhvillimore afatgjate e Kosovës” (më së paku 10 vjeçare). Nuk mund të lejohet që zhvillimi ekonomik i Kosovës edhe më tej të bëhet ad hoc, pa politikë adekuate zhvillimore makroekonomike, në mënyrë parciale, pa vizion e koncept e strategji zhvillimore, si dhe me diletantë, të pa dijshëm e jo profesionalist, siç ishte deri më tani. Nëse ekonominë e një vendi e udhëheq i pa dijshmi, jo profesionalisti dhe i keqi, atë ekonomi emerrë dreqi.

Andaj, duhet potencuar se situata aktuale vendore dhe ndërkombëtare, shtron para Institucioneve të Kosovës të bëhen ndryshime rrënjësore në qasjen e zgjedhjeve politike, shoqërore dhe ekonomike. Në kuadër të prioriteteve, duke mos lënë anash edhe problemet tjera, është zhvillimi ekonomik. Kjo për arsye se “baza materiale përcakton superstrukturën”, që do të thotë se nga zhvillimi ekonomik varen edhe aktivitetet e tjera. Andaj, nisur nga mënyra e të menduarit në të kaluarën dhe ndryshimet aktuale konceptuale në ketë fushë, me qëllim tëpërshtatjes ndaj kushteve bashkëkohore, në Kosovë duhet bërë rikthesa të mëdha në mendimin ekonomik, nga lind nevoja për të adaptuar një kulturë dhe filozofi të re të zhvillimit makroekonomik, ashtu siç e kërkojnë kushtet e ekonomizimit në hyrje të shekullit XXI. Filozofia e re nënkupton vetvetiu ndryshime në politikën kadrovike dhe strukturore, përkatësisht futjen e të menduarit ekonomik të klimës së“ndryshimeve të përhershme”, që kushtëzojnëtransformime në qasjen e shtruarjes dhe zgjidhjes së problemeve politike, shoqërore e ekonomike, me të cilat aktualisht po sfidohet Kosova.

Rrjedhimisht, realizimi i qëllimeve të sipër cekura, kërkon angazhimin dhe implementimin e kuadrove profesionale të mirëfillta në proceset ekonomiko-shoqërore. Problem në vete aktualisht në Kosovëështë se si të motivohet dhe të zgjidhjet çështja e kuadrove profesionale të mirëfillta. S’ka dyshim se kuadrot profesionale paraqesin faktorin kryesor subjektiv dhe determinant për t’i çuar përpara proceset politike dhe ekonomiko-shoqërore. Kuadrot profesionale të mirëfillta, duhet të marrin mbi vete përgjegjësinë, luftën për risi dhe prosperitet, të cilat do të forcojnë shtetësinë dhe do të çojnë përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Kosovës. Është imperativ kohe që të bëhen ndryshime pozitive në politikën kadrovike. Për të realizuar këtë qëllim, duhet respektuar parimin e profesionalizmit dhe pragmatizmit të kuadrove vendore, si kriter kryesor. Lidhur me këtë, duhet potencuar se, kërkohet moral i ri, moral që shpie kah perspektiva, që do të arrihet me mobilizimin e tërë potencialit intelektual dhe të fuqisë punëtore. Punëtori i arsimuar paraqet faktor determinues zhvillimor. Këtë tezë edhe më tepër e forcon revolucioni tekniko-teknologjik, inovacionet teknologjike dhe afarizmi bashkëkohor të cilat kërkojnë kuadër të arsimuar, që di t’i drejtojë proceset bashkëkohore të punës dhe të prodhimit. Për të arritur këtë qëllim, kërkohet nga Lidershipi i Kosovës të zbatohen rregullat morale të shoqërisë. Është parim i përgjithshëm se, kur individët besojnë në kodeksin moral, ata do t’i respektojnë edhe rregullat ligjore.

Aktualisht, shoqërinë tonë e ka kapluar kriza e moralit. Jemi bërë robër tëvetvetes dhe tëinteresave parciale (personale, grupore, partiake, rajonale), duke i lënë anash interesat e përgjithshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Lypset të bëhen ndryshime pozitive, duke iu sfiduar sjelljeve aktuale negative. Për ndryshime thelbësore, me interes të veçantë është demokracia politike, qe neve po na mungon, e cila në vete nënkupton ndërtimin e kulturës politike, tolerancën dhe dialogun, në vend të anarkisë e dhunës, kërcënimeve, fyerjeve, sharjeve, shantazheve e krimit të organizuar. Perspektiva e Kosovës mbështetet në zhvillim ekonomik sa më të hovshëm, që do të sigurojë perspektivë rinisë dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, realizmi i të cilave qëllime kërkon angazhim të kuadrove profesionale te mirëfillta dhe pjekuri politike.

Për përfundim të këtij shkrimi, po sjellë thënien popullore shqiptare e cila thotë: “Sado që gardhi të jetë i ri, shtyllat e mbajnë”. Me këtë rast shtyllat përfaqësojnë kuadrot profesionale të mirëfillta. Ndërkaq, Japonezët e kanë një të thënë shumë të mirë rreth rolit të kuadrove, të cilët thonë: “Në nuk jemi forcë ushtarake, nuk kemi resurse natyrore, por kemi një faktor i cili kurrë nuk na gënjyer dhe do ta mbështesim, kemi “kokat” tona”. Kosova ka “kokat” e veta të të gjitha profileve, më së paku në rangun evropian, por për fat të keq deri më tani “truri”, përkatësisht kuadrot profesionale të mirëfillta u lënë jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat